• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Trafikanti i drogës ndërron emrin dhe nis pastrimin e parave duke blerë prona, GABIMI që bëri

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Trafikanti i drogës ndërron emrin dhe nis pastrimin e parave duke blerë prona, GABIMI që bëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia e Inteligjencës Financiare ka evidentuar një tjetër skemë të dyshuar të pastrimit të parave, ku një person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dyshohet se ka përdorur depozitime bankare dhe transferta nga persona të tretë për të blerë pasuri të paluajtshme jashtë vendit.

Rasti është përfshirë në Raportin Vjetor 2025 të AIF, në tipologjitë e rasteve të dërguara për hetim në organet ligjzbatuese. Sipas raportit, Shtetasi A kishte kryer disa depozitime në llogarinë e tij bankare, në vlerën totale prej 50 mijë eurosh, të deklaruara si të ardhura nga kursime.

Por këto nuk ishin fondet e vetme që kishin hyrë në llogari. I njëjti person kishte përfituar edhe transferta nga persona të tretë, të paraqitura si hua ose dhurata, në vlerën totale prej 75 mijë eurosh. Nga verifikimet e kryera për këta persona, AIF konstatoi se ata nuk kishin marrëdhënie familjare me shtetasin A.

Ky është një nga elementët që ka ngritur dyshime, pasi përdorimi i huave apo dhuratave nga persona pa lidhje të qarta mund të shërbejë si mënyrë për të maskuar burimin real të parave. Në këtë rast, fondet e grumbulluara në llogari më pas janë përdorur për një transaksion jashtë vendit.

Sipas raportit, nga analiza e lëvizjeve financiare rezultoi se Shtetasi A kishte transferuar 120 mijë euro në llogarinë e Shtetasit B, në një vend europian, me qëllim blerjen e një pasurie të paluajtshme.

Pjesa më e rëndë e rastit lidhet me të kaluarën e personit të përfshirë. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se Shtetasi A kishte ndryshuar gjeneralitetet dhe evidentohej si person me precedent penal në fushën e narkotikëve.

AIF ka marrë në konsideratë dy anomali kryesore: dhënien e huave apo dhuratave nga palë të treta pa lidhje të evidentuara mes tyre dhe transferimin e fondeve jashtë vendit për blerje pasurie të paluajtshme. Për këto arsye, rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet ligjzbatuese.

Më pas, AIF është informuar se rasti është referuar në Prokurori për veprat penale të fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Rasti tregon një tjetër mënyrë se si fondet me burim të paqartë mund të kanalizohen përmes sistemit bankar, duke u paraqitur fillimisht si kursime, hua apo dhurata, e më pas duke u transferuar jashtë vendit për blerje pronash. Në këtë rast, dyshimet rëndohen edhe më shumë për shkak të precedentëve penalë në fushën e narkotikëve dhe ndryshimit të gjeneraliteteve nga personi i përfshirë. /skyweb.al

Etiketat: trafikanti
Artikulli para

Shoqata e Transportit vazhdon të kërkojë para: Na mbuloni kostot shtesë të naftës

Artikulli pas

Shqetësim në Greqi, pas largimit të RyanAir, frike se edhe FedEx po ikën nga Selaniku

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Ekonomi

Masa kundër kreditimit pa kriter, kufizohen bonuset e punonjësve të bankave

12 Nëntor, 2026
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Ekonomi

Qeveria fut në shina mikrofinancën dhe mbledhësit e borxheve: S’ka interesa dhe penalitete “peshkaqenësh”

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shqetësim në Greqi, pas largimit të RyanAir, frike se edhe FedEx po ikën nga Selaniku

Shqetësim në Greqi, pas largimit të RyanAir, frike se edhe FedEx po ikën nga Selaniku

Të Përzgjedhura

DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria
Aktualitet

DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria

Nga Editor
27 Mars, 2026
0

Nisur nga situata e konfliktit në Lindjen e Mesme, DASH ka përditësuar këshillat e udhëtimit për qytetarët amerikanë në mbarë...

Lexo të plotë
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
“Travel News”: Riviera Shqiptare mes destinacioneve më të nxehta verore në Evropë për 2026-ën

“Travel News”: Riviera Shqiptare mes destinacioneve më të nxehta verore në Evropë për 2026-ën

21 Maj, 2026
Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit

Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit

30 Shtator, 2026
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

PENSIONET/ BB sugjeron uljen e kontributit vullnetar për të zgjeruar pjesëmarrjen

23 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr