• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill: Shënohet vlera e dytë më të lartë. Brazili dominon me 45% të peshës

Editor Nga Editor
20 Maj, 2026
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
A A
Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill: Shënohet vlera e dytë më të lartë. Brazili dominon me 45% të peshës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po mbështetet gjithnjë e më shumë te mishi i importuar, në një kohë kur prodhimi vendas po tkurret dhe sektori blegtoral po humbet gradualisht kapacitetet prodhuese.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë muajit prill 2026 importet e mishit dhe të brendshmeve të ngrënshme arritën në rreth 894 milionë lekë, niveli i dytë më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për një muaj në 20 vite. Rekordi mbetet korriku i vitit 2025, kur importet prekën rreth 950 milionë lekë.

Rritja nuk lidhet vetëm me çmimet, por edhe me sasitë e importuara. Në prill, pesha e mishit të futur nga jashtë arriti në mbi 5 milionë kilogramë, niveli më i lartë i viteve të fundit. Kjo tregon se tregu shqiptar po mbështetet gjithnjë e më shumë te furnizimi nga importi për të mbuluar kërkesën e brendshme.

Paralelisht, është rritur edhe çmimi mesatar i mishit të importuar. Të dhënat tregojnë se çmimi mesatar për kilogram arriti në rreth 178.6 lekë në prill 2026, nga rreth 153.4 lekë për kilogram në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Nëse disa vite më parë importet mujore të mishit luhateshin zakonisht mes 400 dhe 600 milionë lekëve, gjatë dy viteve të fundit ato po afrohen gjithnjë e më shpesh me nivelet rekord. Kjo sugjeron një ndryshim më të thellë në strukturën e furnizimit të tregut vendas.

Rritja e importeve vjen në një periudhë kur prodhimi vendas po ndjek drejtimin e kundërt. Sipas të dhënave, prodhimi total i mishit në Shqipëri zbriti në rreth 130 mijë tonë në vitin 2024, niveli më i ulët i regjistruar në dy dekadat e fundit.

Pas kulmit prej mbi 161 mijë tonësh të regjistruar në vitin 2018, prodhimi vendas ka hyrë në rënie të vazhdueshme. Vetëm gjatë periudhës 2018-2024, prodhimi i mishit ra me më shumë se 31 mijë tonë, ose rreth 19%.

Rënia e prodhimit lidhet me tkurrjen e numrit të bagëtive, kostot më të larta të fermave, emigrimin nga zonat rurale dhe vështirësitë për të mbajtur aktivitetin blegtoral fitimprurës.

Në muajin prill, Brazili rezultoi furnitori kryesor i importeve për këtë kategori produktesh, duke zënë rreth 45% të totalit. Pas tij renditen Shtetet e Bashkuara me 12.5%, Italia me 8.2% dhe Greqia me 8%, ndërsa Paraguai mbajti rreth 6.3% të importeve. Pjesa tjetër e tregut u nda mes vendeve të tjera si Serbia, Spanja, Holanda dhe Maqedonia e Veriut, me pesha dukshëm më të vogla./Scan

Etiketat: importimish brazili
Artikulli para

Pse shumica e njerëzve shkruajnë me dorën e djathtë?

Artikulli pas

Murtaja e bagëtive shfaqet në 2 ferma në Shkodër

Editor

Editor

Nga Kategoria

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja
Ekonomi

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para
Ekonomi

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë
Ekonomi

Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë

19 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Ekonomi

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

19 Nëntor, 2026
Temu, AliExpress, Amazon, etj., do t’u nënshtrohen ligjeve shqiptare për produktet që shesin online në Shqipëri
Ekonomi

Temu, AliExpress, Amazon, etj., do t’u nënshtrohen ligjeve shqiptare për produktet që shesin online në Shqipëri

19 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Si do të legalizohen pallatet që kanë probleme me ligjin, regjistrimi i apartamenteve dhe kush përfiton

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Murtaja e bagëtive shfaqet në 2 ferma në Shkodër

Murtaja e bagëtive shfaqet në 2 ferma në Shkodër

Të Përzgjedhura

Trump vendos tarifa rekord për vizat, 100 mijë dollarë për punëtorët e huaj të kualifikuar
Ekonomi

Trump vendos tarifa rekord për vizat, 100 mijë dollarë për punëtorët e huaj të kualifikuar

Nga Editor
20 Shtator, 2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos një tarifë prej 100,000 dollarësh për aplikantët në...

Lexo të plotë
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

28 Prill, 2025
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Një rrogë e mirë dhe stabiliteti ekonomik, tani nuk mjaftojnë për të blerë një shtëpi

14 Gusht, 2026
Njihuni me robotin infermier

Njihuni me robotin infermier

16 Shtator, 2025
Testi i gjakut mund të sinjalizojë kancerin e prostatës më shumë se një dekadë përpara

Testi i gjakut mund të sinjalizojë kancerin e prostatës më shumë se një dekadë përpara

27 Tetor, 2026

Të Fundit

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

19 Nëntor, 2026
Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

19 Nëntor, 2026
Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr