• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

KLSH zbulon kaosin te Enti i Banesave: 2.9 milionë euro kontrata pa miratim dhe 10 milionë euro investime të parealizuara

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
KLSH zbulon kaosin te Enti i Banesave: 2.9 milionë euro kontrata pa miratim dhe 10 milionë euro investime të parealizuara
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar probleme serioze në menaxhimin e investimeve nga Enti Kombëtar i Banesave gjatë viteve 2023–2025.

Sipas raportit përfundimtar të auditimit, publikuar sëfundmi, institucioni ka lidhur tri kontrata për ndërtimin e banesave, me vlerë të përgjithshme rreth 283 milionë lekë me TVSH, pa i dërguar për miratim në Këshillin Drejtues. Në total, bëhet fjalë për rreth 2.9 milionë euro.

Audituesit konstatojnë gjithashtu mospërputhje me ligjin për menaxhimin financiar dhe kontrollin, statutin e EKB-së dhe udhëzimin për programet ekonomike të shoqërive me kapital shtetëror.

Shkelja e konstatuar lidhet me anashkalimin e procedurës së miratimit dhe të mekanizmit të kontrollit nga organi drejtues i institucionit.

Por, referuar raportit të konsultuar nga skyweb.al, problemet nuk kufizohen vetëm te kontratat.

Për vitin 2024, EKB kishte planifikuar 768.9 milionë lekë për gjashtë objekte të reja, por realizimi i tyre rezultoi zero. Në të njëjtin vit nuk u realizuan as 218.9 milionë lekë investime të mbartura nga viti 2023.

Në total, programi i investimeve për vitin 2024 mbeti i parealizuar në masën 987.9 milionë lekë, ose rreth 10 milionë euro.

Realizimi i investimeve mbeti në nivele minimale edhe gjatë vitit 2025. Për këtë vit ishin planifikuar rreth 1.45 miliardë lekë investime, ndërsa deri më 30 shtator ishin realizuar vetëm 8.6 milionë lekë.

Kjo përfaqëson vetëm 0.5% të planit vjetor të investimeve. Të dhënat tregojnë se Enti Kombëtar i Banesave, institucioni përgjegjës për ndërtimin dhe financimin e banesave me kosto të ulët, ka pasur probleme të njëkohshme në miratimin, planifikimin dhe realizimin e investimeve. /skyweb.al

Etiketat: enti banesave
Artikulli para

Francezët (jo italianët) kryesojnë Airbnb-t shqiptare, 97% e netëve të qëndrimit vijnë nga të huajt

Artikulli pas

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri
Ekonomi

Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

Të Përzgjedhura

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Nga Editor
30 Mars, 2026
0

Gjatë periudhës janar – shkurt 2026, janë regjistruar për herë të parë 1,712 mjete All-Electric dhe se kjo shifër shënon...

Lexo të plotë
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

Si inflacioni po gërryen rritjen e pagave, sot shqiptari mesatar paguhet më pak se në 2020

19 Maj, 2026
DOSJA/ Andis Papa dhe Ermal Beqiri “blenë” 10 mln euro çokollata e biskota me paratë e AKSHI-t

DOSJA/ Andis Papa dhe Ermal Beqiri “blenë” 10 mln euro çokollata e biskota me paratë e AKSHI-t

22 Dhjetor, 2025
A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët

A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët

18 Shtator, 2026
Shqipëria përgatitet për kalimin në euro, ligji i ri përshtat Bankën e Shqipërisë me sistemin e BQE-së

Shqipëria përgatitet për kalimin në euro, ligji i ri përshtat Bankën e Shqipërisë me sistemin e BQE-së

16 Korrik, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr