• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Dielli nuk mjafton, ERE miraton instalimin e akumulatorëve të energjisë për 5 parqe fotovoltaike

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Qershor, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Furia pas ndërtimit të parqeve fotovoltaike në Shqipëri duket se po hyn në një fazë të re. Shumë prej kompanive që kanë marrë licenca dhe kanë zhvilluar projekte të mëdha diellore tashmë nuk po kërkojnë zgjerim të kapaciteteve, por ndryshim licence për të instaluar njësi akumulimi të energjisë, pra bateri.

Skyweb.al ka konsultuar vendimet e fundit të Entit Rregullator të Energjisë, ku të paktën për pesë licenca është miratuar ose ka nisur procedura për ndryshimin e tyre, me qëllim shtimin e njësive të depozitimit të energjisë elektrike.

Në total bëhet fjalë për projekte fotovoltaike me kapacitet të instaluar prej 325 MW, një fuqi e instaluar jo e vogël në tregun vendas të energjisë.

Më konkretisht, shoqëria “SPV Blue 1” ka marrë miratimin për modifikimin e licencës së centralit fotovoltaik me kapacitet 50 MW, duke shtuar në licencë njësitë e depozitimit të energjisë elektrike si vepra ndihmëse.

Të njëjtin ndryshim ka marrë edhe “SPV Blue 2”, po për një central fotovoltaik me kapacitet 50 MW. Edhe në këtë rast, kapaciteti i prodhimit nuk ndryshon, por licenca plotësohet me bateri për akumulimin e energjisë.

Për “Sunny Side Energy”, ERE ka vendosur nisjen e procedurës për modifikimin e licencës së centralit fotovoltaik 100 MW. Kompania ka kërkuar shtimin e sistemeve të akumulimit dhe depozitimit të energjisë, pa ndryshuar kapacitetin total të centralit.

Një tjetër projekt është “GreeNNat Solar Park Ballsh”, me kapacitet 100 MW. Edhe për këtë kompani, ERE ka nisur procedurën për ndryshimin e licencës, ku ndër elementët kryesorë është shtimi i njësive të depozitimit të energjisë.

Rasti i pestë është “Power Energy”, me central fotovoltaik 25 MW. Edhe kjo kompani ka kërkuar modifikimin e licencës për të shtuar veprat ndihmëse të akumulimit të energjisë elektrike.

Në total, këto pesë projekte përfaqësojnë 325 MW kapacitet të instaluar fotovoltaik, ndërsa vlera e investimit fillestar për një kapacitet të tillë mund të llogaritet mesatarisht rreth 320 milionë euro.

Por lëvizja e fundit tregon se modeli fillestar i biznesit për shumë parqe diellore po ndryshon.

Burime nga tregu i energjisë bëjnë me dije për Skyweb.al se, në kushtet aktuale, kompanitë e kanë gjithnjë e më të vështirë të sigurojnë fitim duke e shitur energjinë gjatë ditës, në momentin kur prodhimi nga dielli është më i lartë.

Arsyeja është se pikërisht gjatë orëve të ditës, kur prodhojnë edhe parqet fotovoltaike, oferta në treg rritet ndjeshëm dhe çmimet bien fort, në disa momente deri afër zeros.

Në këto kushte, synimi i kompanive është që energjinë e prodhuar gjatë ditës ta ruajnë në bateri dhe ta hedhin në rrjet në orët e mbrëmjes apo të natës, kur kërkesa është më e lartë dhe çmimi i energjisë është më i favorshëm.

Pra, bateritë nuk po shihen më si element shtesë teknologjik, por si kusht për ta bërë më të qëndrueshëm financiarisht investimin në parqe diellore.

Megjithatë, kjo lëvizje rrit ndjeshëm koston totale të projekteve. Instalimi i njësive të akumulimit kërkon investime shtesë, teknologji më komplekse dhe financim më të madh nga kompanitë.

Për rrjedhojë, koha e kthimit të investimit zgjatet dhe fitimi bëhet më pak i sigurt sesa ishte parashikuar në fazën e parë të zhvillimit të parqeve fotovoltaike.

Kjo tregon se tregu i energjisë diellore në Shqipëri po hyn në një fazë më të vështirë: Nga periudha e licencimeve dhe entuziazmit për ndërtim, te nevoja për menaxhim më të zgjuar të prodhimit dhe shitjes së energjisë. /skyweb.al

Artikulli para

Euro nuk luhatet, dollari nis javën me rritje

Artikulli pas

Si të vazhdoni aktivitetin fizik edhe në temperatura ekstreme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët
Ekonomi

Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

5 Nëntor, 2026
Private: Nga Banka Credins te rrogat, targat dhe Bashkia Tiranë: Sulmet e bujshme nga hakerat që morën llogaritë e klientëve dhe dokumente
Ekonomi

Sulm kibernetik ndaj bankës franceze, vidhen rreth 100 milionë euro përmes transfertave të paligjshme

5 Nëntor, 2026
Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin
Aktualitet

Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin

5 Nëntor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Plotë me depozita, por bankat e mëdha nuk financojnë ekonominë shqiptare: Komploti ndaj bizneseve

5 Nëntor, 2026
Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Si të vazhdoni aktivitetin fizik edhe në temperatura ekstreme

Si të vazhdoni aktivitetin fizik edhe në temperatura ekstreme

Të Përzgjedhura

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale
Ekonomi

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

Nga SkyWeb
10 Korrik, 2026
0

Vodafone Albania, në bashkëpunim me Nokia, ka prezantuar më 9 korrik 2026 një zhvillim të ri në teknologjinë 5G, i...

Lexo të plotë
Studimi i Harvardit zbulon se kafeja dhe çaji janë “mrekullibërës” për demencën

Studimi i Harvardit zbulon se kafeja dhe çaji janë “mrekullibërës” për demencën

9 Shkurt, 2026
Apeli i fortë pas tragjedisë në Shkodër: Hiqni nga shtëpitë bombolat e vogla portokalli

Apeli i fortë pas tragjedisë në Shkodër: Hiqni nga shtëpitë bombolat e vogla portokalli

30 Korrik, 2026
Rritje minimale e kostove të ndërtimit, bizneset po harxhojnë më tepër për paga

Rritje minimale e kostove të ndërtimit, bizneset po harxhojnë më tepër për paga

5 Qershor, 2026
Korrupsioni dhe liderët e rinj, SHBA përgatit ligj të ri për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria pjesë e paketës

Korrupsioni dhe liderët e rinj, SHBA përgatit ligj të ri për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria pjesë e paketës

26 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
Private: Nga Banka Credins te rrogat, targat dhe Bashkia Tiranë: Sulmet e bujshme nga hakerat që morën llogaritë e klientëve dhe dokumente

Sulm kibernetik ndaj bankës franceze, vidhen rreth 100 milionë euro përmes transfertave të paligjshme

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr