• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 17 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Koka një izraelit, dalin SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë, ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Koka një izraelit, dalin SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë, ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një operacion rutinë i Policisë së Shtetit në muajin shkurt të vitit 2025 kaloi pa shumë bujë, teksa u njoftua se një 42-vjeçar ishte prangosur në Tiranë, i akuzuar për mashtrime dhe organizatë kriminale, kryesisht në dëm të dhjetëra shtetasve gjermanë, francezë dhe të disa shteteve të tjera.

Komunikata e Policisë Shqiptare ishte shumë e thatë dhe e identifikonte të kërkuarin vetëm me inicialet R.G., ndërkohë që shumë shpejt ndaj tij nisën edhe procedurat e ekstradimit nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Gjermanisë dhe rrjetin ndërkombëtar për personat në kërkim, ndërsa ndalimi u bë në zonën e Komunës së Parisit.

Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për mashtrim të përsëritur. Ai kishte kombësi izraelite dhe shtetësi kanadeze.

Deri në atë moment, për drejtësinë shqiptare ai ishte një person anonim, i paproceduar dhe me dokumente “të pastra”. Ose të paktën zyrtarisht, pasi faktet e mëvonshme flasin ndryshe.

Zyrtarisht, në shkurt 2025, Policia e Shtetit kishte informacion se Gjykata e Bambergut në Gjermani kishte lëshuar urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi për mashtrim të kryer në mënyrë të përsëritur, vepër për të cilën Kodi Penal gjerman parashikon dënim deri në 15 vite burg.

Komunikata e policisë përmbante edhe fjalinë standarde se “Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet gjermane për finalizimin e procedurës së ekstradimit të tij”.

Çështja kaloi më pas në rrugë gjyqësore, ku rezultoi se personi i ndaluar ishte Roy Garine, një izraelit i akuzuar për mashtrime në disa vende, i njohur edhe me disa pseudonime: Roy Garin, Mikael Finkle dhe Jean Merignac.

Disa muaj pas operacionit, 42-vjeçari u ekstradua në Gjermani, ku po përballet me akuza të rënda.

Ndërkohë, muajt e fundit, drejtësia shqiptare ka marrë informacione të shumta për aktivitetin e Roy Garine në Shqipëri, në një nga sektorët më fitimprurës të viteve të fundit, Call Centerat.

Sipas të dhënave, zyrat në Shqipëri kontrollohen nga eksponentë ndërkombëtarë, në bashkëpunim me grupe të mëdha kriminale dhe madje edhe me lidhje në zyrat e shtetit.

Roy Garine dyshohet se arriti të ngrinte një perandori Call Centerash, disa prej të cilave vijojnë ende aktivitetin, ndërsa fitimet dyshohet se janë kanalizuar në ndërtimin e kullave në Tiranë dhe në bregdet.

Rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve dyshohet se ka “kapur” disa eksponentë të fuqishëm në Shqipëri, përfshirë edhe personazhe publikë, me qëllim pastrimin e parave të Call Centerave.

Skyweb.al mëson se bëhet fjalë për personazhe shumë të fuqishëm, përfshi individë të shpallur në kërkim për dosjen AKSHI.

Sipas Vox News, Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka nisur verifikimet, pasi strukturat e huaja kanë informacion të bollshëm për këtë aktivitet, jo vetëm të Roy Garine, por edhe të disa bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë.

Dyshohet se ky rrjet ka xhiruar dhjetëra miliona euro në një periudhë tepër të shkurtër.

Ndërkohë, rrjeti i hakerave Homeland Justice, që disa vite më parë kreu sulmin kibernetik ndaj faqeve shtetërore shqiptare, ka publikuar një pjesë të aktivitetit të Roy Garine.

Sipas këtyre të dhënave, 42-vjeçari izraelit ishte futur në sektorin e pastrimit të parave, me burim Call Centerat.

Ka dyshime të forta se një nga bashkëpunëtorët e Roy-t është shtetasi shqiptar Kevin Shytaj, i cili rezulton të ketë pasur rolin e menaxherit.

“Kevini kontrollon fluksin e përditshëm të parave të gatshme. Ai jep urdhra personave të tjerë të grupit, Henri Pasha, që të hapin llogari bankare dhe të bëjnë transferta. Paratë shkojnë në banka me taksi dhe më pas kanalizohen në shumë biznese dhe fondacione”, thuhet në një informacion të publikuar nga hakerat, që tashmë është nën lupën e SPAK.

Bëhet fjalë për miliona euro që lidhen me një person tashmë të arrestuar, por që dyshohet se ka lënë pas një grup të mirëfilltë në Shqipëri. Skyweb.al mëson se zyra qendrore është në një kullë pranë Rrugës
“Ukraina e Lirë”.

Ndërkohë, Vox News shkruan se ka kryqëzuar informacione nga disa burime, nga ku rezulton se një nga njerëzit më të afërt të Roy Garine ishte Kevin Shytaj.

Ky i fundit, brenda një kohe të shkurtër, ka krijuar disa kompani, duke i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Duke qenë se 42-vjeçari izraelit ishte person në kërkim ndërkombëtar, ai dyshohet se futi në lojë Kevin Shytajn dhe persona të tjerë, për të pastruar paratë dhe për të vijuar aktivitetin në forma të ligjshme.

Sipas të njëjtave të dhëna, kjo skemë ka mundësuar edhe transferimin e miliona eurove jashtë Shqipërisë.

Nga të dhënat e siguruara nga Vox News, rezulton se Kevin Shytaj ka të paktën katër firma në pronësi të tij: “SHYTAJ GROUP”, e regjistruar në maj 2026; “SKYLINE DEVHUB”, e hapur në shtator 2025; “PACK & GO TRAVEL & RENT”, e themeluar në mars 2022; dhe “PACK & GO TRAVEL”, e themeluar në shkurt 2022.

Ndërkohë, rezulton se Roy dhe Kevin bashkëpunojnë edhe me një tjetër shtetas shqiptar, H.P., i cili përshkruhet si “ushtari” i tyre.

Ai dyshohet se krijonte sisteme dhe aplikacione që përdoreshin nga Call Centerat mashtruese.

Të dhënat e publikuara për të nga Homeland Justice tregojnë se ai jeton në Tiranë, ka një banesë në Gjirin e Lalzit dhe një tjetër banesë në zonën e Dibrës, të dhëna që janë të verifikueshme nga institucionet ligjzbatuese për të faktuar mashtrimet dhe pjesëmarrjen në organizatën kriminale.

Pavarësisht këtyre të dhënave, ku rezulton se Roy Garine ka pasur një aktivitet tepër fitimprurës në Shqipëri dhe madje dyshohet se ka kërcënuar hapur bashkëpunëtorët me burg, mbeten disa pyetje të mëdha.

A kishte informacion drejtësia shqiptare në shkurt 2025? Me cilët bashkëpunoi Roy Garine në Shqipëri? Ku u pastruan paratë? Çfarë aktiviteti real zhvillonte?

Etiketat: call centerahenri pashahenri pashajkevin shytajroy garin
Artikulli para

Tregu nuk pyet për masat e BSH-së, bleu mbi 1 mld euro dhe monedha europiane vijoi “shkrirjen”

Artikulli pas

I nxehti “djeg ” një pjesë të Evropës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 44 gradë në Spanjë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara
Aktualitet

Nga punëtorë krahu në pronarë kompanish ndërtimi, media e madhe greke flet për suksesin e shqiptarëve

16 Korrik, 2026
Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare – Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?
Ekonomi

Të ardhurat buxhetore rriten me 12.2%, shpenzimet mbeten nën plan në gjashtëmujorin e parë

16 Korrik, 2026
Sistemi i ri kufitar i BE-së has vështirësi me binjakët identikë
Aktualitet

Sistemi i ri kufitar i BE-së has vështirësi me binjakët identikë

16 Korrik, 2026
Rama paralajmëron kthimin e Shqipërisë në një Big Brother masiv, kamera vëzhgimi gjithandej përmes SMART CITY
Aktualitet

Rama paralajmëron kthimin e Shqipërisë në një Big Brother masiv, kamera vëzhgimi gjithandej përmes SMART CITY

16 Korrik, 2026
IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Aktualitet

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

16 Korrik, 2026
Shqipëria përgatitet për kalimin në euro, ligji i ri përshtat Bankën e Shqipërisë me sistemin e BQE-së
Ekonomi

Shqipëria përgatitet për kalimin në euro, ligji i ri përshtat Bankën e Shqipërisë me sistemin e BQE-së

16 Korrik, 2026
Artikulli pas
I nxehti “djeg ” një pjesë të Evropës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 44 gradë në Spanjë

I nxehti "djeg " një pjesë të Evropës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 44 gradë në Spanjë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dikush e dinte! Një “bast” pak para deklaratës së Trump i solli investitorit 50 mln USD fitime në pak minuta
Ekonomi

Dikush e dinte! Një “bast” pak para deklaratës së Trump i solli investitorit 50 mln USD fitime në pak minuta

Nga SkyWeb
24 Mars, 2026
0

Një deklaratë e presidentit amerikan Donald Trump për pezullimin e përkohshëm të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit ka shkaktuar...

Lexo të plotë
Viti 2025 ishte pak më i freskët, por shkencëtarët paralajmërojnë rekorde të reja të nxehtësisë

Viti 2025 ishte pak më i freskët, por shkencëtarët paralajmërojnë rekorde të reja të nxehtësisë

14 Janar, 2026
A do të mundet të bëhet ski në vitin 2100?

A do të mundet të bëhet ski në vitin 2100?

2 Janar, 2026
Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA

Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA

19 Nëntor, 2025
Puna e shtetit nuk është më “qejf”? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi

Puna e shtetit nuk është më “qejf”? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi

5 Shtator, 2025

Të Fundit

Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

Nga punëtorë krahu në pronarë kompanish ndërtimi, media e madhe greke flet për suksesin e shqiptarëve

16 Korrik, 2026
Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare – Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?

Të ardhurat buxhetore rriten me 12.2%, shpenzimet mbeten nën plan në gjashtëmujorin e parë

16 Korrik, 2026
Studimi i fundit zbulon efektet e ushqyerjes me gji tek zhvillimi i trurit dhe pasojat psikologjike gjatë jetës

Studimi i fundit zbulon efektet e ushqyerjes me gji tek zhvillimi i trurit dhe pasojat psikologjike gjatë jetës

16 Korrik, 2026
Sistemi i ri kufitar i BE-së has vështirësi me binjakët identikë

Sistemi i ri kufitar i BE-së has vështirësi me binjakët identikë

16 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr