• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 26 Nëntor, 2026
  • Login
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
No Result
View All Result
Home Shëndet

Temperaturat e larta, si të mbroni lëkurën nga rrezatimi diellor

Editor by Editor
13 Korrik, 2026
in Shëndet
A A
Temperaturat e larta, si të mbroni lëkurën nga rrezatimi diellor
Share on FacebookShare on WhatsApp

Me rritjen e temperaturave dhe nisjen e sezonit të pushimeve, mjekët dermatologë apelojnë për kujdes të shtuar ndaj ekspozimit në diell, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së lëkurës gjatë frekuentimit të plazheve dhe pishinave.

Prof. dr. Monika Fida, mjeke dermatologe, këshillon që plazhet dhe pishinat të frekuentohen në orët e para të mëngjesit, kur rrezatimi ultraviolet është më i ulët.

“Jemi në sezonin e verës ku frekuentimi i plazheve dhe pishinave është në periudhën më të lartë të mundshme. Mesazhi që ne si mjekë dermatologë japim është që duhet të frekuentojmë plazhet ose pishinat në orët e para të mëngjesit, kur rrezatimi ultraviolet është më i vogël. Edhe në këto orare ekspozimi ndaj diellit mbetet i dëmshëm për lëkurën. Prandaj është e domosdoshme përdorimi i kremrave ose solucioneve mbrojtëse të blera në farmaci, me faktor mbrojtës të lartë, nga SPF 30 deri në SPF 50”, theksoi Fida, në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Prof. dr. Fida rekomandon gjithashtu veshjen e rrobave të lehta me ngjyra të çelëta, përdorimin e kapelës dhe syzeve të diellit, si dhe marrjen e masave të rëndësishme për të reduktuar ndikimin e rrezatimit ultraviolet.

Sipas saj, mosha pediatrike, personat që kanë lëkurë të çelur, flokë biondë janë më të rrezikuar për të patur dëmtime në lëkurë më të larta nga rrezatimi ultraviolet.

Prof. dr. Fida shprehet se “përdorimi i solarëve ose makinerive për nxirje artificiale para ekspozimit në diell është një gabim i madh dhe nuk rekomandohet”.

Një tjetër këshillë e rëndësishme lidhet me kontrollin e nishaneve dhe lezioneve të dyshimta në lëkurë përpara nisjes së sezonit të plazhit.

“Mjafton një vizitë te mjeku dermatolog për të kryer një kontroll të plotë të lëkurës. Në këtë mënyrë mund të zbulojmë në faza të hershme kancerin e lëkurës ose melanomën, duke rritur ndjeshëm mundësinë e trajtimit dhe duke mbrojtur shëndetin e pacientëve”, tha prof. dr. Monika Fida.

Tags: lekura
Previous Post

Si po zbulojnë shkencëtarët indianë “territorin” e fundit të paeksploruar të trurit

Next Post

Kur humbet, nuk rikthehet: Si të mbroni dëgjimin nga dëmtimet

Editor

Editor

Nga Kategoria

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?
Shëndet

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

25 Nëntor, 2026
Përpjekjet e SHBA për të ulur çmimet e ilaçeve mund të sjellin pritje më të gjata për pacientët evropianë
Shëndet

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë?

25 Nëntor, 2026
Shëndetësia po digjitalizohet, por a përfitojnë pacientët në mënyrë të barabartë?
Shëndet

Shëndetësia po digjitalizohet, por a përfitojnë pacientët në mënyrë të barabartë?

25 Nëntor, 2026
Nivelet e vitaminës D gjatë verës mund të tregojnë më shumë për shëndetin sesa ato në dimër
Shëndet

Nivelet e vitaminës D gjatë verës mund të tregojnë më shumë për shëndetin sesa ato në dimër

25 Nëntor, 2026
QSUT dhe Onkologjia, Shqipëria firmos dy marrëveshje bashkëpunimi me Italinë
Shëndet

QSUT dhe Onkologjia, Shqipëria firmos dy marrëveshje bashkëpunimi me Italinë

25 Nëntor, 2026
Vaksinat mRNA në zinxhirin ushqimor, nisin kërkimet për vaksinimin e bagëtive
Shëndet

Vaksinat mRNA në zinxhirin ushqimor, nisin kërkimet për vaksinimin e bagëtive

25 Nëntor, 2026
Next Post
Kur humbet, nuk rikthehet: Si të mbroni dëgjimin nga dëmtimet

Kur humbet, nuk rikthehet: Si të mbroni dëgjimin nga dëmtimet

Të Përzgjedhura

Drafti i ri, ndryshime në rregullat për vizat dhe lejet e qëndrimit për të huajt në Shqipëri
Aktualitet

Drafti i ri, ndryshime në rregullat për vizat dhe lejet e qëndrimit për të huajt në Shqipëri

by Editor
4 Shkurt, 2026
0

Një draft i hedhur për konsultim për ndryshimet në vendimin e Këshillit të Ministrave mbi hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e...

Read more
Studimi zbulon ndikimin që ka aroma e trupit të babait tek i porsalinduri

Studimi zbulon ndikimin që ka aroma e trupit të babait tek i porsalinduri

23 Gusht, 2026
BE-ja po përballet me Kinën në Turqi dhe Marok

BE-ja po përballet me Kinën në Turqi dhe Marok

8 Gusht, 2026
20 shkolla në Tiranë vijojnë mësimin me dy turne, Astiri ende pa shkollë

20 shkolla në Tiranë vijojnë mësimin me dy turne, Astiri ende pa shkollë

23 Shtator, 2026
A mund të bëhet GTA çelësi për rrugë më të sigurta? Shkencëtarët shfrytëzojnë videolojën për të parandaluar aksidentet

A mund të bëhet GTA çelësi për rrugë më të sigurta? Shkencëtarët shfrytëzojnë videolojën për të parandaluar aksidentet

11 Nëntor, 2026

Të Fundit

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

25 Nëntor, 2026
Përpjekjet e SHBA për të ulur çmimet e ilaçeve mund të sjellin pritje më të gjata për pacientët evropianë

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë?

25 Nëntor, 2026
Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

25 Nëntor, 2026
GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

25 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In