• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

Editor Nga Editor
27 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në përmasat e ekonomive të mëdha europiane, ajo renditet ndër vendet me pasojat më të rënda shëndetësore nga ndotja e ajrit.

Me 129 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, vendi është i katërti në Europë për vdekshmërinë që i atribuohet ekspozimit ndaj grimcave të imëta PM2.5, sipas të dhënave të fundit të Eurostat për vitin 2023.

Nivele më të larta se Shqipëria regjistrohen vetëm në Maqedoninë e Veriut, me 146 vdekje për 100 mijë banorë, Bosnjë-Hercegovinë, me 139, dhe Serbia, me 132.

Treguesi i Shqipërisë është më shumë se tri herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila në vitin 2023 ishte 41 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë.

Treguesi i Eurostat mat numrin e vdekjeve të parakohshme që mund t’i atribuohen ekspozimit ndaj grimcave të imëta në ajër, të njohura si PM2.5.

Këto grimca kanë diametër më të vogël se 2.5 mikrometra. Për shkak të përmasave shumë të vogla, ato mund të depërtojnë thellë në mushkëri dhe të shkaktojnë inflamacion ose përkeqësim të gjendjes së personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.

Vdekjet e parakohshme janë ato që ndodhin përpara moshës së pritshme të vdekjes, e llogaritur sipas jetëgjatësisë në secilin vend, gjinisë dhe grupmoshës. Vlerësimet mbështeten në metodologjinë e Agjencisë Europiane të Mjedisit.

PM2.5 krijohen kryesisht nga djegia e lëndëve të ngurta për ngrohjen e banesave, aktivitetet industriale dhe transporti.

Ekspozimi nuk lidhet vetëm me praninë e industrisë së rëndë, por edhe me mënyrën e ngrohjes, cilësinë e karburanteve, moshën e automjeteve, djegien e mbetjeve dhe kushtet gjeografike që pengojnë shpërndarjen e ndotjes.

Të dhënat tregojnë një ndarje të fortë mes Ballkanit dhe pjesës veriore e perëndimore të Europës.

Pas Shqipërisë renditet Kosova, me 121 vdekje për 100 mijë banorë. Mali i Zi regjistron 89 vdekje, ndërsa Kroacia 75. Edhe vendet fqinje të Bashkimit Europian paraqiten me nivele të larta: Bullgaria ka 104 vdekje për 100 mijë banorë, Greqia 98 dhe Rumania 74.

Në skajin tjetër të renditjes janë vendet nordike. Finlanda regjistron vetëm një vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, Suedia dy, Estonia tri dhe Norvegjia katër. Në Islandë treguesi është zero.

Shqipëria ka një normë rreth 129 herë më të lartë se Finlanda, mbi gjashtë herë më të lartë se Portugalia dhe pothuajse pesë herë më të lartë se Gjermania.

Maqedonia e Veriut kryeson renditjen europiane me 146 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë.

Sipas OECD-së, përqendrimi mesatar vjetor i PM2.5 në këtë vend arriti në 22.3 mikrogramë për metër kub në vitin 2021, niveli më i lartë në Ballkanin Perëndimor dhe më shumë se katër herë mbi udhëzimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Burimet kryesore të ndotjes janë djegia e linjitit për prodhimin e energjisë, industria, automjetet e vjetra dhe të kontrolluara në mënyrë të pamjaftueshme, djegia e mbetjeve në mjedis të hapur dhe ngrohja e banesave.

Banka Botërore vlerëson se ngrohja e banesave është një nga burimet më të rëndësishme të ndotjes në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht gjatë dimrit. Në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, sektori rezidencial gjeneron pothuajse gjysmën e emetimeve të PM2.5.

Pozita gjeografike e qyteteve, sidomos e Shkupit, përkeqëson situatën, pasi kushtet atmosferike dhe terreni favorizojnë grumbullimin e ndotësve pranë sipërfaqes.

Në Bashkimin Europian, numri i vdekjeve të parakohshme që lidhen me PM2.5 ka rënë ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit.

Në vitin 2005, ndotja nga grimcat e imëta i atribuohej rreth 423,600 vdekjeve të parakohshme në BE. Numri ra në rreth 346,400 në vitin 2007, 286,600 në vitin 2018 dhe 182,400 në vitin 2023.

Pavarësisht përmirësimit në nivel europian, hendeku mes vendeve mbetet i gjerë. Vendet e Europës Juglindore dhe Lindore vazhdojnë të kenë një barrë shumë më të lartë shëndetësore se vendet nordike dhe ato të Europës Perëndimore. /Monitor

 

 

 

Etiketat: ndotja
Artikulli para

Nis sot aplikimi për universitetet, maturantët mund të zgjedhin deri në 10 degë

Artikulli pas

“Business Insider”: Shqipëria “nën lupën” e turistëve britanikë, kërkesat për pushime rriten me 92%

Editor

Editor

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi
Aktualitet

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

26 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889
Aktualitet

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Business Insider”: Shqipëria “nën lupën” e turistëve britanikë, kërkesat për pushime rriten me 92%

"Business Insider": Shqipëria "nën lupën" e turistëve britanikë, kërkesat për pushime rriten me 92%

Të Përzgjedhura

Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!
Kryesore

Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

Nga SkyWeb
15 Tetor, 2026
0

Koment nga skyweb.al  Nga Kultura te Turizmi dhe Mjedisi, e tashmë te Arsimi, Mirela Kumbaro është një nga emrat që...

Lexo të plotë
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

2 Shtator, 2026
Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

5 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
AKSHI shpall super tenderin 16 milionë euro për kompjutera

AKSHI shpall super tenderin 16 milionë euro për kompjutera

4 Qershor, 2025

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr