• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Gjigantët e veshjeve rikthejnë rrobaqepësinë, riparimi i veshjeve bëhet strategjia e re e kompanive të modës

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
Gjigantët e veshjeve rikthejnë rrobaqepësinë, riparimi i veshjeve bëhet strategjia e re e kompanive të modës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas viteve të “fast fashion”, kur një veshje e dëmtuar zëvendësohej menjëherë me një të re, kompanitë e mëdha të modës po rikthejnë një praktikë të vjetër: riparimin e rrobave.

Nga Levi’s dhe Uniqlo te Zara, Primark dhe Patagonia, gjithnjë e më shumë marka po investojnë në shërbime për ndreqjen, përshtatjen dhe riciklimin e veshjeve, duke synuar njëkohësisht zgjatjen e jetës së produkteve dhe mbajtjen e klientëve më pranë markës.

Ndryshimi lidhet edhe me koston e lartë të jetesës. Konsumatorët, veçanërisht të rinjtë, po kërkojnë mënyra për të përdorur më gjatë rrobat që kanë, në vend që t’i zëvendësojnë menjëherë.

Levi’s ka krijuar shërbime riparimi dhe personalizimi në shumë dyqane, ndërsa organizon edhe kurse ku të rinjtë mësojnë të qepin një kopsë të rregullojnë një grisje apo të shkurtojnë një veshje.

Uniqlo, përmes programit RE.UNIQLO Studio, ofron riparime, qëndisje dhe përshtatje të rrobave. Produktet që nuk mund të riparohen mund të dhurohen ose riciklohen.

Edhe Zara ka futur shërbime për rregullimin e zinxhirëve, kopsave, tegelave dhe gjatësisë së veshjeve, ndërsa përmes platformës Zara Pre-Owned lejon edhe shitjen e rrobave të përdorura.

Primark po organizon workshop-e me emrin “Love It For Longer”, ku klientët mësojnë si të mirëmbajnë dhe riparojnë rrobat e tyre.

Patagonia prej vitesh u jep mundësi klientëve të dërgojnë produktet për riparim, riciklim ose zëvendësim, ndërsa ofron edhe udhëzime për ndërhyrje të thjeshta që mund të bëhen në shtëpi.

Tendenca lidhet edhe me shqetësimin për ndikimin mjedisor të industrisë së modës. Sipas të dhënave të cituara nga Associated Press, prodhimi global i veshjeve pothuajse u dyfishua nga viti 2000 deri në 2015, ndërsa numri mesatar i herëve që përdoret një veshje ra me rreth 36%.

Më pak se 1% e materialeve të përdorura për veshje përfundon sërish në prodhimin e rrobave të reja.

Por strategjia nuk është vetëm “e gjelbër”. Riparimi krijon një marrëdhënie të re mes klientit dhe markës: dyqani nuk është më vetëm vendi ku blihet një produkt, por edhe vendi ku ai rikthehet për t’u riparuar, përshtatur apo ricikluar.

Për kompanitë, kjo do të thotë më shumë kontakte me konsumatorin dhe potencialisht më shumë besnikëri ndaj markës.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se riparimi i veshjeve nuk mjafton për të zgjidhur problemin e mbetjeve të industrisë së modës, për sa kohë prodhimi masiv i rrobave të reja vazhdon të rritet. /skyweb.al

Etiketat: modaxhinse
Artikulli para

Bota përgatitet për temperatura edhe më të larta, El Niño do të godasë edhe ushqimet

Artikulli pas

Maroku heq vizat për shqiptarët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje
Ekonomi

JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Maroku heq vizat për shqiptarët

Maroku heq vizat për shqiptarët

Të Përzgjedhura

Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Ekonomi

Sauditët përballë testit të madh pas daljes së Emirateve nga OPEC

Nga SkyWeb
3 Maj, 2026
0

Dalja e papritur e Emirateve të Bashkuara Arabe nga OPEC dhe OPEC+ ka hapur një kapitull të ri tensioni në...

Lexo të plotë
“Travelbinger”: Shqipëria, parajsa e fshehur natyrore e Europës

“Travelbinger”: Shqipëria, parajsa e fshehur natyrore e Europës

23 Nëntor, 2025
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Shteti do të garantojë depozitat e qytetarëve deri në 100 mijë euro

6 Prill, 2026
Anatomia e një zemërimi

Anatomia e një zemërimi

7 Qershor, 2026
Studimi “i vë vulën”: Njerëzit e vështirë në jetën tuaj iu plakin më shpejt

Studimi “i vë vulën”: Njerëzit e vështirë në jetën tuaj iu plakin më shpejt

10 Mars, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr