• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 21 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Gjiganti amerikan jep alarmin për krizën e ushqimeve: Pritet dimër i vështirë

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Gusht, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
Gjiganti amerikan jep alarmin për krizën e ushqimeve: Pritet dimër i vështirë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tregu global i ushqimeve po përballet me një kombinim gjithnjë e më të rrezikshëm faktorësh, nga sulmet në Detin e Zi dhe problemet me transportin, te rritja e kostove të plehrave kimike, mungesa e financimit për fermerët dhe kushtet ekstreme të motit.

CNBC e përshkruan situatën si një “stuhi perfekte”, ndërsa paralajmëron se presionet mbi prodhimin e drithërave dhe zinxhirët e furnizimit mund të sjellin një dimër të vështirë dhe rritje të mëtejshme të çmimeve të ushqimeve.

Një nga shqetësimet kryesore mbetet Deti i Zi. Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të godasin infrastrukturën portuale të njëra-tjetrës, duke krijuar pengesa në eksportet nga një prej zonave më të rëndësishme të prodhimit të drithërave në Europë.

Dy vendet përbëjnë së bashku rreth një të katërtën e eksporteve globale të drithërave. Deri në qershor, ato kishin eksportuar afro 100 milionë tonë metrikë drithëra brenda një viti.

Por sulmet e fundit ndaj terminaleve të eksportit, cisternave dhe anijeve të tjera në Detin e Zi kanë rritur ndjeshëm rrezikun për kompanitë e transportit. Sigurimi i anijeve është bërë më i vështirë, duke bërë që disa operatorë të shmangin portet e rajonit.

Edhe rrugët alternative nuk po funksionojnë pa probleme. Niveli i ulët i ujit në Danub po kufizon transportin, ndërsa punimet në rrjetin hekurudhor të Europës Lindore kanë krijuar pengesa të tjera.

Problemet nuk kufizohen vetëm në luftën Rusi-Ukrainë. Vështirësitë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe ulja e niveleve të lumenjve kryesorë europianë, përfshirë Rinin dhe Danubin, po ushtrojnë presion të ri mbi zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit.

Pasojat po reflektohen edhe te çmimet. Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve i FAO-s u rrit në 131.1 pikë në korrik, nga 130.3 pikë në qershor, niveli më i lartë në më shumë se tre vjet. Çmimet e drithërave u rritën me 3.4% brenda muajit, ndërsa gruri shënoi një rritje prej 5.8%.

Fermerët po përballen ndërkohë me një tjetër problem: kostot e larta të plehrave kimike, karburanteve dhe fuqisë punëtore po ngushtojnë marzhet e fitimit.

Sipas analistëve, nëse një numër i madh fermerësh arrijnë në përfundimin se mbjelljet nuk janë më ekonomikisht të leverdishme, kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt te prodhimi dhe siguria globale ushqimore.

Kryeekonomistja e CoBank, Jackie Fatka, paralajmëron se likuiditeti i fermerëve është i kufizuar dhe se disa prej tyre nuk mund të sigurojnë materialet e nevojshme për sezonin e ardhshëm pa financime ose kapital shtesë.

Shqetësime të ngjashme ka edhe në Europë, ku ekziston frika se fermerët në Rusi, Ukrainë dhe vende të tjera mund të reduktojnë mbjelljet dimërore për shkak të fitimeve të ulëta dhe vështirësive në sigurimin e financimeve.

Një tjetër element që rëndon situatën është moti ekstrem. Vera shumë e nxehtë në Europë ka reduktuar kullotat dhe sasinë e barit dhe sanës për bagëtitë, duke rritur rrezikun që fermerët të detyrohen të zvogëlojnë tufat për shkak të kostove të ushqimit.

Në SHBA, vëmendja është përqendruar te prodhimi i misrit, pas një pranvere shumë të lagësht dhe përdorimit më të ulët të plehrave kimike. Nëse rendimentet rezultojnë më të dobëta se pritshmëritë, çmimet mund të marrin një tjetër goditje në rritje.

Në sfond mbetet edhe rreziku i një El Niño të fortë, i cili mund të shtojë paqëndrueshmërinë e motit në hemisferën jugore dhe të krijojë probleme të reja për prodhimin bujqësor.

“Është një përzierje e jashtëzakonshme problemesh dhe nuk dimë se si do të zhvillohen. Është një stuhi perfekte”, përmbledh analisti i tregtisë dhe produkteve bujqësore Noel Fryer. /skyweb.al

Artikulli para

Qielli nuk “fle”! Në çdo moment të ditës ose natës, rreth 20 000 avionë me 1.3 milionë pasagjerë janë duke fluturuar

Artikulli pas

Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës
Ekonomi

FMN kërkon rritjen e interesave dhe ndryshimin e moshës së pensionit, paralajmëron qeverinë për buxhetin e vitit 2027

21 Nëntor, 2026
Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet
Ekonomi

Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

20 Nëntor, 2026
Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë
Ekonomi

Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

20 Nëntor, 2026
Fation Shehu në krye të Doganave, një shans për t’u dhënë fund “grupeve me uniformë” që “rruanin” bizneset 
Ekonomi

Fation Shehu në krye të Doganave, një shans për t’u dhënë fund “grupeve me uniformë” që “rruanin” bizneset 

20 Nëntor, 2026
Vaji i ullirit nën kosto, fermerët rrezikojnë prodhimin, kërkohet ndërhyrje e qeverisë
Ekonomi

Vaji i ullirit nën kosto, fermerët rrezikojnë prodhimin, kërkohet ndërhyrje e qeverisë

20 Nëntor, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Ekonomi

Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Të Përzgjedhura

Danimarka do ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15 vjeç
Uncategorized

Danimarka do ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15 vjeç

Nga Editor
8 Tetor, 2025
0

Danimarka pritet të ndërmarrë hapa të mëdhenj për të mbrojtur shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve. Kryeministrja Mette Frederiksen njoftoi...

Lexo të plotë
Mjekët ngrenë alarmin: Medikamentet për dobësim shkatërrojnë kockat

Mjekët ngrenë alarmin: Medikamentet për dobësim shkatërrojnë kockat

16 Mars, 2026
Balluku thotë se qeveria do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së marinave

Vendimi i Kushtetueses botohet në Fletoren Zyrtare, Balluku rikthehet zyrtarisht në detyrë

13 Dhjetor, 2025
Shërbimi i mirë dhe çmimet konkurruese në Shqipëri “kafshojnë” tregun 10 mld euro të industrisë dentare në Itali

Shërbimi i mirë dhe çmimet konkurruese në Shqipëri “kafshojnë” tregun 10 mld euro të industrisë dentare në Itali

14 Shkurt, 2026
Më shumë vajza të reja në të 20-at po preken nga diabeti i tipit 2

Më shumë vajza të reja në të 20-at po preken nga diabeti i tipit 2

23 Korrik, 2026

Të Fundit

FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

FMN kërkon rritjen e interesave dhe ndryshimin e moshës së pensionit, paralajmëron qeverinë për buxhetin e vitit 2027

21 Nëntor, 2026
Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

20 Nëntor, 2026
Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

20 Nëntor, 2026
Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

20 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr