• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

AMF vendos rritjen e kontributit të kompanive të sigurimit në fondin e kompensimit

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
AMF vendos rritjen e kontributit të kompanive të sigurimit në fondin e kompensimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka miratuar rritjen e kontributit të shoqërive të sigurimit për fondin e kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, që ka si qëllim pagesën e dëmeve nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara.

Sipas vendimit të Bordit të AMF-së, fondi i kompensimit do të shtohet më tej me 80 milionë lekë, mbi vlerën e kontributit fillestar vjetor prej 250 milionë lekësh të miratuar në janar.

Zakonisht, fondi i kompensimit i nënshtrohet një vlerësimi të ri në mesin e vitit kalendarik, kur, mbështetur në opinionet aktuariale, vlerësohet eventualisht nevoja për një shtesë të tij.

Shtimi i kontributit miratohet fillimisht nga Asambleja e Anëtarëve të fondit dhe më tej duhet të miratohet edhe nga Bordi i AMF-së.

Të dhënat e deritanishme të AMF-së tregojnë se në fund të 7-mujorit 2026, dëmet e paguara nga fondi i kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit kishin vlerën e 88 milionë lekëve, në rënie të ndjeshme me 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, dëmet pezull për t’u paguar nga ky Fond shënuan një rritje të lehtë, në vlerën e 684.6 milionë lekëve, 0.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Dëmet pezull përfshijnë rastet në proces vlerësimi, dëmet e miratuara, por të papaguara, apo edhe dëmet që janë objekt i çështjeve gjyqësore.

Fondi i Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve ka për detyrë ligjore pagesën e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara dhe të paidentifikuara. Më pas, Fondi ka të drejtë të ngrejë padi regresi ndaj shkaktarit të dëmit në gjykatë dhe të marrë mbrapsht shumën e paguar.

Funksionimi i Fondit kishte qenë problematik për gati 15 vjet, duke grumbulluar miliarda lekë detyrime. Vetëm pas vitit 2017, presioni nga Kuvendi i Shqipërisë dhe AMF-ja detyroi Fondin dhe kompanitë e sigurimeve të kryenin pagesat e prapambetura.

Në total, tregu i sigurimeve për shtatë muajt e parë të vitit pagoi 5.4 miliardë lekë dëme, në rritje me 12.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja ka ardhur në masën më të madhe nga tregu i Jo-Jetës, ku dëmet janë zgjeruar me 14.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës, duke përfshirë ato të paguara në fondin e kompensimit, përbëjnë më shumë se 95% të dëmeve totale të paguara nga tregu i sigurimeve. /monitor

Artikulli para

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

Artikulli pas

Avioni gjigant del nga pista, 5 të vdekur

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët
Ekonomi

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

2 Nëntor, 2026
Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura
Ekonomi

Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura

2 Nëntor, 2026
Nafta bie me mbi 6% pas sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit
Ekonomi

Nafta bie me mbi 6% pas sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit

2 Nëntor, 2026
Rritja e kostove të çipave vë nën presion fitimet e Apple
Ekonomi

Rritja e kostove të çipave vë nën presion fitimet e Apple

2 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

“Do të rriten çmimet!” BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla

2 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite
Ekonomi

Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite

2 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Avioni gjigant del nga pista, 5 të vdekur

Avioni gjigant del nga pista, 5 të vdekur

Të Përzgjedhura

Pse ndryshimi i orës ndikon negativisht në shëndet
Shëndet

Pse ndryshimi i orës ndikon negativisht në shëndet

Nga SkyWeb
26 Mars, 2026
0

Ora ndryshon këtë të diel në Europë, por ekspertët paralajmërojnë se edhe një orë më pak gjumë mund të ketë...

Lexo të plotë
Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri

24 Gusht, 2026
Rama fton investitorët e huaj: Blini sot prona në Shqipëri, pas anëtarësimit në BE do kushtojnë dyfish

Rama fton investitorët e huaj: Blini sot prona në Shqipëri, pas anëtarësimit në BE do kushtojnë dyfish

23 Shtator, 2025
Të kujdesesh për të tjerët duke lënë pas dore veten nuk është aq e dobishme

Të kujdesesh për të tjerët duke lënë pas dore veten nuk është aq e dobishme

10 Shtator, 2026
Lushnjën askush s’e do! Bashkia nxjerr prej dy vitesh klubin në shitje, por nuk ka blerës

Lushnjën askush s’e do! Bashkia nxjerr prej dy vitesh klubin në shitje, por nuk ka blerës

11 Maj, 2026

Të Fundit

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

2 Nëntor, 2026
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura

Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura

2 Nëntor, 2026
Nafta bie me mbi 6% pas sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit

Nafta bie me mbi 6% pas sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit

2 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr