• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 15 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

AKU ushtron kontrolle te Premium Beach Hotel në Golem pas shenjave të helmimit te disa turistë, raporti i Inspektoratit Shëndetësor: Nuk konstatuam probleme!

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Shtator, 2026
në Aktualitet
A A
0
AKU ushtron kontrolle te Premium Beach Hotel në Golem pas shenjave të helmimit te disa turistë, raporti i Inspektoratit Shëndetësor: Nuk konstatuam probleme!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontroll në ambientet e Premium Beach Hotel në Golem, pas ankesës së një grupi turistësh të huaj që shfaqën shenja helmimi. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, pasi turistët kishin konsumuar ushqim në restorantin e hotelit.

Burime të Skyweb.al bëjnë të ditur se turistët janë ndier keq dhe kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas u është konfirmuar se simptomat lidheshin me helmim ushqimor.

Pas këtij konstatimi, ata i janë drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit përmes një ankese të dërguar në adresën zyrtare info@aku.gov.al.

Skyweb.al është njohur me ekzistencën dhe përmbajtjen e këtij komunikimi pak ditë pas paraqitjes së ankesës.

Menjëherë pas denoncimit, AKU ka dërguar një grup inspektimi në Premium Hotel, së bashku me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Gjatë kontrollit janë marrë mostra nga produktet ushqimore të përdorura në restorantin e hotelit, të cilat janë dërguar për analiza laboratorike.

Skyweb.al ka parë edhe procesverbalin e mbajtur nga inspektorët gjatë kontrollit.

Paraprakisht, inspektorët dyshojnë se helmimi mund të jetë shkaktuar nga prania e një bakteri në djathin e konsumuar nga turistët. Ndërkohë, burime pranë AKU-së sqarojnë se rezultatet përfundimtare të analizave laboratorike nuk kanë dalë ende.

REAGIMI I KOMPANISË

Ndërkohë, në një reagim për redaksinë, kompania Premier Group, e cila zotëron Premium Beach Resort, ka vënë në dispozicion një përgjigje zyrtare të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor lidhur me denoncimin për rastin e dyshuar të helmimit.

Sipas Inspektoratit, gjatë kontrollit u konstatua se subjekti furnizohej me ujë higjienikisht të pastër, bazuar në raport-analizën e ujit nr. 65, të datës 4 maj 2026.

Premier Group dispononte gjithashtu akt-miratimin higjieno-sanitar nr. 1498, të datës 22 korrik 2016.

Sipas dokumentacionit të paraqitur, shërbimi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit ishte kryer nga kompania “Bioned” më 5 maj 2026.

Inspektorët kanë konstatuar gjithashtu se personeli ishte i pajisur me libreza shëndetësore dhe se produktet ushqimore ruheshin në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare.

“Nga kontrolli dhe verifikimi i dokumentacionit dhe kushteve higjieno-sanitare të subjektit, nuk u konstatuan shkelje të kërkesave ligjore dhe higjieno-sanitare në momentin e inspektimit”, thuhet në përgjigjen e ISHSH-së.  /skyweb.al 

Etiketat: hotel preiumhotel premiumpremium resort
Artikulli para

Pronat shtetërore në shitje për 1 EURO, qeveria vendos kushtet dhe penalitetet

Artikulli pas

Presidenti Begaj, vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkon zgjerimin e investimeve në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kaosi me trafikun në Tiranë, pse Policia Rrugore vijon të tolerojë kamionët e rëndë në orarin e ndalimit?!
Aktualitet

Kaosi me trafikun në Tiranë, pse Policia Rrugore vijon të tolerojë kamionët e rëndë në orarin e ndalimit?!

15 Shtator, 2026
“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic
Aktualitet

“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

15 Shtator, 2026
Nisin punimet për bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Lidh korridoret kryesore rrugore
Aktualitet

Nisin punimet për bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Lidh korridoret kryesore rrugore

15 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

15 Shtator, 2026
“Po shkatërron njerëzimin”, rregullimi i inteligjencës artificiale sjell ngërç politik në SHBA
Aktualitet

“Po shkatërron njerëzimin”, rregullimi i inteligjencës artificiale sjell ngërç politik në SHBA

15 Shtator, 2026
FLUTURIMET/ BE drejt rregullores strikte për mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve
Aktualitet

Sistemi EES sjell vonesa, nëntë vende të BE-së kërkojnë shtyrjen e kontrolleve të reja

14 Shtator, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj, vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkon zgjerimin e investimeve në Shqipëri

Presidenti Begaj, vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkon zgjerimin e investimeve në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Spitali Amerikan mbylli vitin 2024 me fitim, konsolidon pozicionin si operatori më i madh privat në shëndetësi
Ekonomi

Spitali Amerikan mbylli vitin 2024 me fitim, konsolidon pozicionin si operatori më i madh privat në shëndetësi

Nga SkyWeb
15 Dhjetor, 2025
0

“American Hospital” e mbylli vitin 2024 me një rezultat financiar pozitiv, duke realizuar 170 milionë lekë fitim dhe 5.6 miliardë...

Lexo të plotë
Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi

Portali e-Albania do të jetë jashtë funksionit në fundjavë, qytetarët s’do të kenë akses

12 Maj, 2026
Dy “tigrat” e Vlorës kthehen me gaz

Dy “tigrat” e Vlorës kthehen me gaz

24 Shtator, 2025
Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet në ankand për 6,5 milionë euro

Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet në ankand për 6,5 milionë euro

22 Nëntor, 2025
Zhduken 700 mijë euro në Postën e Durrësit, shkarkohet drejtoresha

Zhduken 700 mijë euro në Postën e Durrësit, shkarkohet drejtoresha

14 Korrik, 2026

Të Fundit

Kaosi me trafikun në Tiranë, pse Policia Rrugore vijon të tolerojë kamionët e rëndë në orarin e ndalimit?!

Kaosi me trafikun në Tiranë, pse Policia Rrugore vijon të tolerojë kamionët e rëndë në orarin e ndalimit?!

15 Shtator, 2026
“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

15 Shtator, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët, sa do të jenë pensionet

15 Shtator, 2026
Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

15 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr