• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për nënkryetarin Gentian Kallmi: Kush e komandon Emiriana Sakon?

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për nënkryetarin Gentian Kallmi: Kush e komandon Emiriana Sakon?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje serioze në procedurat e prokurimit publik të Bashkisë Durrës, ku kompani janë shpallur fituese edhe pse nuk kishin provuar përmbushjen e kritereve të detyrueshme të tenderëve.

Sipas raportit të KLSH-së, konsultuar nga skyweb.al, janë audituar 27 procedura prokurimi, me fond limit të përgjithshëm prej 2.85 miliardë lekësh, ose rreth 30 milionë euro, nga të cilat në 10 raste janë konstatuar probleme me kualifikimin e operatorëve fitues.

Pavarësisht se kompanitë nuk kishin provuar plotësimin e të gjitha kërkesave të përcaktuara në dokumentet e tenderit, Komisionet e Vlerësimit të Ofertave i kanë konsideruar ato të kualifikuara, duke u hapur rrugën për shpalljen fituese.

KLSH vlerëson se këto veprime janë në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik, duke cenuar parimet e konkurrencës, transparencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.

Shkeljet nuk kufizohen vetëm te faza e vlerësimit të ofertave.

Në shtatë nga 27 procedurat e kontrolluara, audituesit kanë evidentuar edhe kritere kualifikimi të paargumentuara, joproporcionale ose që nuk përputheshin me objektin e kontratave.

Kjo do të thotë se në disa tendera problemi ka nisur që në hartimin e kushteve të garës, ndërsa në të tjerë ka vijuar me kualifikimin e kompanive që nuk kishin dokumentuar plotësimin e kërkesave.

Shkelje edhe në tenderat e shkollave dhe rindërtimit të pallateve

Mes procedurave të identifikuara nga KLSH janë investime me vlera të konsiderueshme për ndërtimin e shkollave, riforcimin e pallateve dhe rehabilitimin e infrastrukturës publike.

Në listë përfshihet tenderi për riaftësimin strukturor të pallateve nr. 8 dhe 10 në rrugën Pelikan, me fond limit 291.3 milionë lekë, si dhe ndërtimi i shkollës 9-vjeçare Vadardh në Sukth, me fond limit 268.8 milionë lekë.

Një tjetër procedurë problematike është ndërtimi i shkollës 9-vjeçare “Met Hasa”, me fond limit 241.9 milionë lekë.

Të dy tenderat e shkollave janë evidentuar nga audituesit si në grupin e procedurave me probleme në kriteret e kualifikimit, ashtu edhe në atë të vlerësimit të operatorëve fitues.

Probleme janë konstatuar gjithashtu në tenderin për riaftësimin strukturor të pallatit “Big Kristi”, me fond limit 156.4 milionë lekë, dhe atë të një pallati në rrugën Iljaz Reka, me fond limit rreth 119 milionë lekë.

Listës i shtohen tenderat për rehabilitimin e rrugës së Dëshmorëve deri te Stacioni i Trenit, ndriçimin e akseve rrugore, shëtitoren Taulantia dhe rikualifikimin e hapësirave publike në lagjet 13 dhe 6.

Në procedurën për shëtitoren Taulantia, KLSH evidenton ndër të tjera se një nga kompanitë e bashkimit fitues nuk dispononte licencën e kërkuar për kategorinë përkatëse të punimeve, ndërsa personel dhe mjete të deklaruara rezultonin të angazhuara edhe në një kontratë tjetër.

Audituesit kanë identifikuar probleme të ngjashme në dokumentimin e kapaciteteve teknike edhe në procedura të tjera.

KLSH kërkon masa disiplinore edhe për nënkryetarin e Bashkisë Durrës

Për shkeljet e evidentuara, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësve dhe drejtuesve përgjegjës të administratës bashkiake.

Mes personave të përfshirë në rekomandimet e auditimit figuron edhe një zëvendëskryetar i Bashkisë Durrës, Gentian Kallmi., në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

KLSH kërkon që të shqyrtohen masa disiplinore që variojnë nga vërejtja deri në largimin nga puna, në varësi të përgjegjësive individuale dhe shkeljeve të konstatuara.

Në total, rekomandimet për masa disiplinore përfshijnë 15 punonjës dhe drejtues në marrëdhënie pune, ndërsa auditimi evidenton shkelje edhe për 17 ish-punonjës që nuk janë më pjesë e administratës.

KLSH nuk konstaton automatikisht përgjegjësi penale për këta persona, por kërkon që bashkia të analizojë shkeljet dhe të ndjekë procedurat përkatëse administrative.

30 milionë lekë dëm ekonomik edhe nga punimet e paguara

Problemet me prokurimet shoqërohen edhe me një tjetër gjetje të rëndësishme financiare.

Nga kontrolli i zbatimit të kontratave të punëve publike, KLSH ka identifikuar diferenca ndërmjet volumeve të punimeve të faturuara dhe atyre të realizuara, duke përllogaritur 30.35 milionë lekë dëm dhe penalitete kontraktore të paarkëtuara.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre diferencave është konstatuar në kontratat për riforcimin dhe rikonstruksionin e pallateve në Durrës.

Audituesit kanë kërkuar marrjen e masave ligjore për rikuperimin e shumave nga operatorët ekonomikë përkatës.

Në përfundim, raporti ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si janë administruar fondet publike nga Bashkia Durrës, si janë përcaktuar kriteret e tenderëve dhe mbi çfarë baze janë shpallur fituese kompani që nuk kishin provuar plotësimin e të gjitha kushteve të garës.

Gjetjet e KLSH-së kërkojnë sqarimin e përgjegjësive të komisioneve të prokurimit dhe strukturave drejtuese të bashkisë, si edhe verifikimin e masave të marra për zbatimin e rekomandimeve të auditimit. /skyweb.al

Etiketat: emiriana sakogentian kallmiklsh
Artikulli para

A mund të bëhet GTA çelësi për rrugë më të sigurta? Shkencëtarët shfrytëzojnë videolojën për të parandaluar aksidentet

Artikulli pas

Presidenti Begaj dekreton Esmeralda Hasanin në krye të SHISH

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Debati për qumështin me aflatoksinë, KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar
Ekonomi

Debati për qumështin me aflatoksinë, KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar

12 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Turizmi apo dhomat plot me euro cash?! Euro ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016

11 Nëntor, 2026
Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon
Ekonomi

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

11 Nëntor, 2026
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi
Ekonomi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

11 Nëntor, 2026
OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore
Ekonomi

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

11 Nëntor, 2026
Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare
Ekonomi

Modeli “Himarë”/ Si po prokurohen miliona euro në tendera me tek ofertë ose garë farsë

11 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj dekreton ligjin e territoriales, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

Presidenti Begaj dekreton Esmeralda Hasanin në krye të SHISH

Të Përzgjedhura

Trendi gjatë pandemisë, a po rrezikojnë kompanitë me rikthimin e punonjësve në zyrë?
Aktualitet

Trendi gjatë pandemisë, a po rrezikojnë kompanitë me rikthimin e punonjësve në zyrë?

Nga SkyWeb
9 Korrik, 2025
0

Pas pandemisë, shumë kompani kanë kërkuar që punonjësit të kthehen fizikisht në zyrë – të paktën disa ditë në javë....

Lexo të plotë
Kursi i këmbimit valutor, forcohet sërish Dollari, si rezulton Euro

Kursi i këmbimit valutor, forcohet sërish Dollari, si rezulton Euro

9 Tetor, 2025
Dita e Hapur e Wizz Air Pilot Academy në Tiranë frymëzon brezin e ri të pilotëve shqiptarë

Dita e Hapur e Wizz Air Pilot Academy në Tiranë frymëzon brezin e ri të pilotëve shqiptarë

12 Dhjetor, 2025
E keni menduar ndonjëherë përse ushqimi në avion nuk është i shijshëm?

E keni menduar ndonjëherë përse ushqimi në avion nuk është i shijshëm?

5 Shkurt, 2026
KPP kap “mat” Rakip Sulin për tenderin në Valias: Hetoni!

KPP kap “mat” Rakip Sulin për tenderin në Valias: Hetoni!

6 Tetor, 2026

Të Fundit

Debati për qumështin me aflatoksinë, KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar

Debati për qumështin me aflatoksinë, KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar

12 Nëntor, 2026
Në aeroportet britanike mund t’ju sekuestrojnë celularin ose lap top-in nëse bateria është bosh!

Në aeroportet britanike mund t’ju sekuestrojnë celularin ose lap top-in nëse bateria është bosh!

12 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj dekreton ligjin e territoriales, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

Presidenti Begaj dekreton Esmeralda Hasanin në krye të SHISH

12 Nëntor, 2026
30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për nënkryetarin Gentian Kallmi: Kush e komandon Emiriana Sakon?

30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për nënkryetarin Gentian Kallmi: Kush e komandon Emiriana Sakon?

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr