• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 13 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

“Ndihem e lirë”, adoleshentët australianë 1 muaj pa rrjete sociale

Editor Nga Editor
10 Janar, 2026
në Shëndet
A A
0
“Ndihem e lirë”, adoleshentët australianë 1 muaj pa rrjete sociale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Për herë të pare, Amy ndihet e lirë. Një muaj pasi hyri në fuqi ndalimi i mediave sociale për adoleshentët në Australi, ajo thotë se është shkëputur nga telefoni dhe se rutina e saj e përditshme ka ndryshuar.

14-vjeçarja e ndjeu boshllëkun e varësisë online në ditët menjëherë pas fillimit të ndalimit.

“E dija që ende nuk mund të hyja në Snapchat, megjithatë, nga instinkti, përsëri zgjata dorën për ta hapur aplikacionin në mëngjes,” shkroi ajo në ditarin që mbajti gjatë javës së parë pas ndalimit.

Deri në ditën e katërt të ndalimit, kur dhjetë platforma, përfshirë Facebook, Instagram dhe TikTok, u bllokuan për mijëra fëmijë australianë të moshës 16 vjeç e poshtë, ajo kishte filluar të vinte në dyshim tërheqjen magnetike të Snapchat-it.

“Edhe pse është e trishtueshme që nuk mund t’i ‘snap’ miqtë e mi, prapë mund t’u dërgoj mesazhe në platforma të tjera dhe, sinqerisht, ndihem disi e lirë duke ditur që nuk duhet të shqetësohem më për ‘streaks’-et e mia,” shkroi Amy.

“Streaks” – një veçori e Snapchat-it që nga disa konsiderohet se tw jep shumw varwsi, kërkon që dy persona t’i dërgojnë njëri-tjetrit çdo ditë një “snap”, foto ose video për ta mbajtur gjallë “streak”-un, i cili mund të zgjasë ditë, muaj, madje edhe vite.

Në ditën e gjashtë, joshja e Snapchat-it, të cilin Amy e kishte shkarkuar për herë të parë kur ishte 12 vjeçe dhe e kontrollonte disa herë në ditë  kishte filluar të zbehej ndjeshëm.

“Shpesh i telefonoja miqtë e mi në Snapchat pas shkollës, por tani që nuk mundem më, dola për vrap,” shkroi ajo.

Një muaj më vonë, zakonet e saj janë dukshëm të ndryshme.

“Më parë, hapja e Snapchat-it ishte pjesë e rutinës sime,” i thotë adoleshentja nga Sidnei BBC-së.

“Hapja e Snapchat-it shpesh më çonte te Instagrami e më pas te TikTok-u, gjë që ndonjëherë bënte të humbisja ndjenjën e kohës, e rrëmbyer nga algoritmi… tani e kap telefonin më rrallë dhe kryesisht vetëm kur kam vërtet nevojë të bëj diçka.”

“Nuk ka ndryshuar shumë gjë”

Përvoja e Amy-t ka të ngjarë t’i sjellë një buzëqeshje kryeministrit australian Anthony Albanese, i cili para ndalimit u lutej fëmijëve të hiqnin dorë nga zakonet e tyre në rrjetet sociale.

Qeveria ka përmendur bullizmin online dhe mbrojtjen e të rinjve nga grabitqarët online dhe përmbajtjet e dëmshme si disa nga arsyet e ndalimit.

Që nga 10 dhjetori, kompanitë e teknologjisë rrezikojnë gjoba deri në 49.5 milionë dollarë australianë nëse nuk marrin “masa të arsyeshme” për t’i larguar nën-16-vjeçarët nga platformat e tyre.

Por shpresat e Albanese se ndalimi do të sillte një brez të ri fëmijësh që merren me sport, lexojnë libra apo mësojnë instrumente muzikore, për shumëkënd nuk janë realizuar.

Aahil, 13 vjeç, nuk ka lexuar më shumë libra, nuk ka luajtur më shumë sport dhe nuk ka filluar të mësojë ndonjë instrument.

Në vend të kësaj, ai kalon rreth dy orë e gjysmë në ditë në platforma të ndryshme sociale – njësoj si para ndalimit.

Ai ende ka llogaritë e tij në YouTube dhe Snapchat, të dyja me data të rreme lindjeje dhe kalon pjesën më të madhe të kohës në Roblox dhe Discord, platforma që nuk janë të ndaluara.

“Nuk ka ndryshuar shumë gjë,” thotë Aahil, pasi shumica e miqve të tij ende kanë llogari aktive në rrjetet sociale.

Por nëna e tij, Mau, ka vënë re një ndryshim. “Është më i mërzitur,” thotë ajo, duke shtuar se ai kalon më shumë kohë duke luajtur video-lojëra sesa më parë.

“Kur ishte në rrjete sociale, ishte më social… fliste më shumë me ne,” thotë Mau, megjithëse shton se nervozizmi mund të jetë thjesht pjesë e “viteve të adoleshencës”.

Psikologia konsumatore Christina Anthony thotë se ndryshimet e humorit mund të lidhen me efektet afatshkurtra të ndalimit në rregullimin emocional.

“Për shumë adoleshentë, rrjetet sociale nuk janë thjesht argëtim, janë një mjet për të menaxhuar mërzinë, stresin dhe ankthin social, si dhe për të kërkuar siguri apo lidhje,” shpjegon ajo.

“Kur qasja ndërpritet, disa të rinj mund të përjetojnë nervozizëm, shqetësim ose ndjenjë shkëputjeje sociale… jo sepse platforma është thelbësore, por sepse është hequr një mekanizëm i njohur përballimi.”

Me kalimin e kohës, shton ajo, të rinjtë mund të adoptojnë strategji të reja përballimi, si të flasin me të rritur të besuar.

Në një familje tjetër në Sidnei, ndalimi ka pasur pak ndikim.

“Përdorimi im i rrjeteve sociale është i njëjtë si para ndalimit, sepse krijova llogari të reja në TikTok dhe Instagram me moshë mbi 16 vjeç,” thotë Lulu, 15 vjeçe.

“Po lexoj pak më shumë, sepse nuk dua të jem aq shumë në rrjete sociale.”

Por ajo nuk po kalon më shumë kohë jashtë dhe as nuk po organizon më shumë takime ballë për ballë me miqtë.

Në vend të kësaj, Lulu, së bashku me Amy-n dhe Aahil-in, kanë filluar të përdorin më shumë WhatsApp dhe Messenger, të cilat nuk janë të ndaluara sepse nuk mund të kontaktonin miqtë që kishin humbur aksesin në rrjetet sociale.

Kjo, thotë Anthony, shkon në thelb të arsyes pse rrjetet sociale janë argëtuese: sepse janë sociale.

“Kënaqësia nuk vjen nga lëvizja e vetmuar në ekran, por nga vëmendja e përbashkët,” shpjegon ajo, “nga fakti që miqtë shohin të njëjtat postime, reagojnë ndaj tyre dhe marrin pjesë në të njëjtat biseda.”

Kur kjo “shtysë emocionale” zhduket, platforma fillon të duket “çuditërisht jo sociale”.

Kërkimi i aplikacioneve të ngjashme për të mbushur boshllëkun ishte pikërisht ajo që bënë mijëra australianë në ditët para ndalimit, kur tre aplikacione pak të njohura, Lemon8, Yope dhe Coverstar, panë një rritje të madhe të shkarkimeve.

Kjo tërheqje ndaj platformave alternative lidhet me atë që quhet sjellje kompensuese, thotë Anthony.

“Kur një aktivitet i njohur dhe emocionalisht shpërblyes kufizohet, njerëzit nuk ndalojnë thjesht së kërkuari atë shpërblim… ata kërkojnë mënyra alternative për ta marrë,” shpjegon ajo.

“Për adoleshentët, kjo shpesh do të thotë të kompensojnë me platforma ose aktivitete që ofrojnë përfitime të ngjashme psikologjike: lidhje sociale, shprehje identiteti, argëtim ose arratisje.”

Rritja fillestare e shkarkimeve tani ka rënë, por ende mbetet më e lartë se zakonisht, thotë Adam Blacker nga Apptopia.

Amy ishte një nga mijëra që shkarkuan Lemon8 para ndalimit.

“Kjo u ndikua kryesisht nga presioni social dhe frika se mos mbetesha pas, pasi shumë njerëz rreth meje po bënin të njëjtën gjë,” thotë ajo.

Por ajo nuk e ka përdorur kurrë.

“Që atëherë, interesi im për rrjetet sociale ka rënë ndjeshëm dhe nuk ndiej nevojë të shkarkoj apo të përdor platforma alternative.”

“Lojërat janë shumë më të vështira për t’u futur”

Në muajt para ndalimit, pati debat rreth përjashtimit të platformave të lojërave, me kritikë që shqetësoheshin se shumë të rinj i përdorin ato njësoj si rrjetet sociale.

Ndërsa ende nuk ka prova nëse më shumë adoleshentë janë zhvendosur drejt Roblox, Discord apo Minecraft për t’u socializuar, kjo është një mundësi reale, thotë Mark Johnson, ekspert i platformave të transmetimit të lojërave.

“Por kjo varet edhe nga fakti nëse një i ri ka pajisjet e nevojshme dhe njohuritë kulturore e teknike – lojërat janë shumë më të vështira për t’u përdorur për fillestarët sesa rrjetet sociale,” thotë ai.

Reagimi ndaj ndalimit ka qenë i përzier, shton Johnson.

“Shumë prindër duken të qetësuar dhe të kënaqur që fëmijët e tyre po kalojnë shumë më pak kohë në rrjetet sociale,” thotë ai.

“Po aq, disa ankohen për vështirësitë e reja që fëmijët e tyre kanë për të komunikuar me miqtë dhe, në disa raste, me familjarët që jetojnë larg.”

Një zëdhënës i Komisionerit për Sigurinë Elektronike thotë se gjetjet për mënyrën se si po ecën ndalimi do të publikohen në javët në vijim.

Ndërkohë, një zëdhënës i ministres së Komunikimit, Anika Wells, thotë se ndalimi “po bën një ndryshim real”.

“Vonesa e aksesit në rrjetet sociale po u jep të rinjve australianë edhe tre vite për të ndërtuar komunitetin dhe identitetin e tyre jashtë internetit, duke filluar me më shumë kohë me familjen dhe miqtë gjatë pushimeve verore,” thotë ai.

Për Amy-n, një nga përfitimet e papritura erdhi pas të shtënave në Bondi Beach më 14 dhjetor.

“Pas incidentit, u gëzova që nuk kisha kaluar shumë kohë në TikTok, sepse ndoshta do të isha ekspozuar ndaj një sasie dërrmuese informacioni negativ dhe përmbajtjeje shqetësuese,” shkroi ajo.

Ajo thotë se koha e saj në rrjete sociale është përgjysmuar që nga ndalimi dhe, ndonëse TikTok dhe Instagram janë ende argëtuese, mungesa e Snapchat-it ka qenë ndryshimi më i madh.

Përshtatur nga BBC

/skyweb.al

Etiketat: adoleshenterrjetet sociale
Artikulli para

Inteligjenca Artificiale zbulon dy nënlloje të reja të sklerozës multiple

Artikulli pas

Kush merr mbi 40 mijë lekë pension s’përfiton BONUSIN mujor, si do të funksionojë SKEMA e re

Editor

Editor

Nga Kategoria

Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull
Kryesore

Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull

13 Janar, 2026
Pse të rinjtë po lënë “vape” dhe po i kthehen cigareve tradicionale
Shëndet

Pse të rinjtë po lënë “vape” dhe po i kthehen cigareve tradicionale

12 Janar, 2026
Pse sportistët që godasin topin me kokë kanë më shumë gjasa të vdesin nga Alzheimeri dhe Parkinsoni
Shëndet

Pse sportistët që godasin topin me kokë kanë më shumë gjasa të vdesin nga Alzheimeri dhe Parkinsoni

12 Janar, 2026
Google pranon problemet dhe heq disa përmbledhje të AI për shëndetin
Shëndet

Google pranon problemet dhe heq disa përmbledhje të AI për shëndetin

11 Janar, 2026
Prindër, nuk duhet t’i bëni më këto gabime me fëmijët tuaj!
Shëndet

Prindër, nuk duhet t’i bëni më këto gabime me fëmijët tuaj!

11 Janar, 2026
Pse lëvizjet e syve mund të relaksojnë qafën dhe sistemin nervor
Shëndet

Pse lëvizjet e syve mund të relaksojnë qafën dhe sistemin nervor

11 Janar, 2026
Artikulli pas
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

Kush merr mbi 40 mijë lekë pension s'përfiton BONUSIN mujor, si do të funksionojë SKEMA e re

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ristrukturimi dhe përdorimi i AI, Lufthansa parashikon të shkurtojë 4 000 vende pune
Aviacion

Ristrukturimi dhe përdorimi i AI, Lufthansa parashikon të shkurtojë 4 000 vende pune

Nga SkyWeb
30 Shtator, 2025
0

Grupi gjerman “Lufthansa” ka bërë të ditur se deri në vitin 2030 do të shkurtojë rreth 4 000 vende pune...

Lexo të plotë
Shifrat e turizmit, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 9.9%

Sektori i turizmit në krizë për punonjës, duhen 30 mijë persona

31 Tetor, 2025
Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për të mbushur barkun, arsimi, kultura dhe qejfi në FUND

EMRAT/ Goditet klani i fruta-perimeve, Konkurrenca: Caktuan çmimet

17 Dhjetor, 2025
Rama e paralajmëroi? PS fiton Shqipërinë dhe renditet e treta në Vaun e Dejës: Kristian mos luaj me dy porta..

Rama e paralajmëroi? PS fiton Shqipërinë dhe renditet e treta në Vaun e Dejës: Kristian mos luaj me dy porta..

12 Maj, 2025
Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur

Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur

18 Gusht, 2025

Të Fundit

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

13 Janar, 2026
Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

13 Janar, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr