• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 24 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Janar, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kontratat e partneritetit publik-privat dhe koncesionet do të trajtohen tashmë nga një ligj i ri, i cili ndryshon rrënjësisht mënyrën se si shteti lidh marrëveshje afatgjata me sektorin privat. Ligji i ri për koncesionet dhe PPP-të është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 28 janar, duke shfuqizuar kuadrin e vjetër ligjor.

Ndryshimi kryesor lidhet me heqjen përfundimtare të praktikës së dhënies në përdorim të pasurive publike me vlerën simbolike 1 euro. Sipas ligjit të ri, çdo projekt duhet të ketë një bazë të qartë financiare dhe ekonomike, pa trajtime preferenciale që cenojnë interesin publik.

Ligji vendos rregulla më të forta që në fazën e planifikimit. Çdo koncesion apo partneritet publik-privat duhet të mbështetet në një studim fizibiliteti teknik dhe financiar, i cili miratohet paraprakisht edhe nga Ministria e Financave. Vetëm pas analizës së kostove, përfitimeve dhe rrezikut për buxhetin e shtetit, projekti mund të ecë përpara.

Një tjetër kufizim i rëndësishëm prek njësitë vendore. Bashkitë nuk do të kenë më mundësi të nënshkruajnë kontrata afatgjata nëse nuk provojnë kapacitete reale financiare. Qëllimi është të shmangen angazhime që krijojnë detyrime të fshehura për buxhetet lokale në vitet në vijim.

Ligji parashikon edhe forcimin e kontrollit gjatë zbatimit të kontratave. Në çdo institucion kontraktues do të krijohen struktura të posaçme për monitorimin në kohë reale të projekteve, ndërsa dokumentet kryesore dhe kontratat do të publikohen në Regjistrin Elektronik të Koncesioneve, i cili parashikohet të funksionojë plotësisht.

Sa i përket garancive financiare, ligji përcakton që përpara nënshkrimit të kontratës, operatori fitues duhet të vendosë sigurime financiare për realizimin e saj.

Për shërbimet publike, garancia arrin deri në 5 për qind të vlerës së kontratës, ndërsa për punët publike deri në 5 për qind të vlerës së ndërtimit. Këto garanci nuk mund të bien nën një nivel minimal gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës.

Edhe tarifat e koncesionit duhet të jenë të përcaktuara qartë që në dokumentet e tenderit dhe në kontratë. Përjashtime nga tarifat parashikohen vetëm për sektorë specifikë, si shëndetësia dhe sporti, ndërsa në rast mospagese, shteti fiton të drejtën e ekzekutimit financiar.

Ligji vendos kufij edhe për kohëzgjatjen e kontratave. Për marrëveshjet që zgjasin mbi 5 vjet, afati duhet të lidhet drejtpërdrejt me kohën e arsyeshme të rikuperimit të investimit dhe kthimit të kapitalit. Ndryshimet e kontratës lejohen vetëm pas dy vitesh nga nisja e zbatimit dhe vetëm nëse janë parashikuar që në fillim.

Nënkontraktimi kufizohet deri në 50 për qind të vlerës së kontratës, ndërsa përgjegjësia për zbatimin mbetet gjithmonë tek operatori kryesor. Transferimi i kontratës apo i kontrollit mbi subjektin privat lejohet vetëm me miratim paraprak nga Ministria e Financave.

Sipas ligjit të ri, autoriteti publik ruan të drejtën të ndërpresë kontratën në rast paaftësie paguese, shkeljesh serioze apo dështimi për sigurimin e financimit brenda 12 muajve.

Në thelb, ligji i ri për koncesionet dhe partneritetet publik-private synon të mbyllë hapësirat për abuzime, të rrisë transparencën dhe të vendosë kontroll më të fortë financiar mbi projektet që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit. /skyweb.al

Artikulli para

Durana Tech Park, Parajsa Fiskale në mes të Shqipërisë. Drejtoresha flet për operim hibrid, por VKM-të e nxjerrin zbuluar

Artikulli pas

UNESCO propozon mbrojtjen e shkrimit të dorës si trashëgimi jomateriale e njerëzimit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit
Aktualitet

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

24 Tetor, 2026
Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë
Aktualitet

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

24 Tetor, 2026
Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Studentët e refuzojnë,  Rama shtron “odën” për dialog para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët e refuzojnë, Rama shtron “odën” për dialog para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
UNESCO propozon mbrojtjen e shkrimit të dorës si trashëgimi jomateriale e njerëzimit

UNESCO propozon mbrojtjen e shkrimit të dorës si trashëgimi jomateriale e njerëzimit

Të Përzgjedhura

BE ndalon asgjësimin e rrobave të pashitura, kompanitë detyrohen t’i shesin, dhurojnë ose riciklojnë
Aktualitet

BE ndalon asgjësimin e rrobave të pashitura, kompanitë detyrohen t’i shesin, dhurojnë ose riciklojnë

Nga Editor
21 Korrik, 2026
0

Bashkimi Evropian ka miratuar rregulla të reja që ndalojnë asgjësimin e rrobave, këpucëve dhe aksesorëve të pashitur, duke detyruar kompanitë...

Lexo të plotë
Pse NATO po përgatitet për luftë në Arktik?

Pse NATO po përgatitet për luftë në Arktik?

31 Janar, 2026
“Arsyet e rënies së turizmit në verë, nga balanca cilësi – shërbim te konkurrenca”

Shqipëria turistike këtë verë, mes ëndrrave për “bum” dhe realitetit të shtrenjtë

28 Gusht, 2025
Media amerikane “The Bolde”: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

Media amerikane “The Bolde”: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

14 Nëntor, 2025
Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri me “etiketë” indeksimi

Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri me “etiketë” indeksimi

3 Maj, 2026

Të Fundit

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

24 Tetor, 2026
Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

Lajm i mirë për çiftet e reja: 4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr