• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pse nuk duhet të flini me dritë ndezur?

Editor Nga Editor
16 Janar, 2026
në Shëndet
A A
0
Pse nuk duhet të flini me dritë ndezur?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të flesh me televizorin ndezur apo me dritë gjumi mund të duket e padëmshme, por një studim i ri paralajmëron se ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe madje të vdekjes.

Studiues nga SHBA dhe Australia kanë ndjekur për gati 10 vite rreth 90 mijë persona në Britani, duke analizuar ekspozimin e tyre ndaj dritës gjatë gjumit përmes sensorëve të vendosur në kyçin e dorës. Rezultatet, të publikuara në revistën JAMA Netëork Open, tregojnë se personat që flinin me më shumë dritë gjatë natës kishin rrezik më të lartë për pesë sëmundje kardiovaskulare kryesore.

Sipas studimit, personat me ekspozimin më të lartë ndaj dritës gjatë natës:

kishin 56% më shumë rrezik për insuficiencë kardiake,

47% më shumë gjasa për infarkt,

32% më shumë rrezik për sëmundje koronare,

dhe 30% më shumë rrezik për goditje në tru.

Efekti u vu re pavarësisht cilësisë apo kohëzgjatjes së gjumit. Gratë u zbuluan se kishin rrezik më të lartë për sëmundje koronare krahasuar me burrat, kur flinin me dritë gjatë natës.

Shkencëtarët shpjegojnë se drita prish ritmin cirkadian, orën biologjike të trupit, duke çuar në çrregullime afatgjata fiziologjike që mund të dëmtojnë zemrën. Profesori Frank Scheer nga Spitali Brigham and Ëomen’s në Boston thekson se shmangia e dritës gjatë natës është një mënyrë e thjeshtë dhe pa pasoja për të ulur rrezikun.

Ekspertët rekomandojnë që drita gjatë natës të mbahet shumë e zbehtë, nën 5 luks, e barabartë me dritën e disa qirinjve, e mjaftueshme për siguri, por pa ndikuar në orën biologjike.

Studimi vjen në një kohë kur problemet me gjumin janë shumë të përhapura. Sipas të dhënave, rreth një në gjashtë britanikë vuan nga pagjumësia, ndërsa shumica nuk kërkon ndihmë mjekësore. Specialistët paralajmërojnë se mungesa kronike e gjumit lidhet me rrezik më të lartë për obezitet, diabet dhe sëmundje të zemrës. /skyweb.al

Etiketat: dritegjume
Artikulli para

Pesë familje padisin TikTok-un pas vdekjes së fëmijëve nga sfidat e rrezikshme

Artikulli pas

GRAFIKA/ Si i klasifikojnë kompanitë ajrore vendet në avion dhe fitimet që nxjerrin

Editor

Editor

Nga Kategoria

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?
Shëndet

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës
Shëndet

Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

8 Qershor, 2026
Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës
Shëndet

Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

8 Qershor, 2026
Testohet te njerëzit vaksina e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale
Shëndet

Testohet te njerëzit vaksina e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale

6 Qershor, 2026
Zbulimi premtues, trajtimi i ri frenon sëmundjen vdekjeprurëse të mushkërive
Shëndet

Zbulimi premtues, trajtimi i ri frenon sëmundjen vdekjeprurëse të mushkërive

6 Qershor, 2026
Tregu i ri i luksit: Si po kthehet jetëgjatësia në industrinë e radhës për miliarderët
Shëndet

Tregu i ri i luksit: Si po kthehet jetëgjatësia në industrinë e radhës për miliarderët

6 Qershor, 2026
Artikulli pas
GRAFIKA/ Si i klasifikojnë kompanitë ajrore vendet në avion dhe fitimet që nxjerrin

GRAFIKA/ Si i klasifikojnë kompanitë ajrore vendet në avion dhe fitimet që nxjerrin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Besa Agro Invest e Bajram Muçajt shpall falimentin: “Gropë” 3 milionë euro
Ekonomi

Besa Agro Invest e Bajram Muçajt shpall falimentin: “Gropë” 3 milionë euro

Nga SkyWeb
20 Nëntor, 2025
0

Në vitin 2014, shoqëria e mikro-kredive “Fondi Besa”, në pronësi të sipërmarrësit Bajram Muçaj, synoi zgjerimin në tregun shqiptare, duke...

Lexo të plotë
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e telefonisë celulare në vend: Qytetarë, raportoni!

Më shumë telefona dhe rrjete sociale se banorë! Paralelisht u rrit edhe audienca e reklamave në Facebook

15 Prill, 2026
Shtrenjtohen vizat për në SHBA

Ambasada njofton ndryshimin e rregullave për vizat amerikane

14 Gusht, 2025
“Wom Travel”: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për këtë verë

“Wom Travel”: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për këtë verë

7 Mars, 2026
OLAF flet për skandalin e fondeve IPARD në Shqipëri: Si u shpërdoruan 33 milionë euro të taksapaguesve europianë për tarafin e politikanëve

SPAK konfirmon hetimin për abuzime me fondet e programit IPARD II

24 Tetor, 2025

Të Fundit

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

8 Qershor, 2026
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr