• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ermal Beqiri i bleu jaht luksoz, thirret në SPAK e “besuara” Xhenila Tamizi, si i shërbeu Ergys Agasit te EA Solution

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Ermal Beqiri i bleu jaht luksoz, thirret në SPAK e “besuara” Xhenila Tamizi, si i shërbeu Ergys Agasit te EA Solution
Share on FacebookShare on WhatsApp

Xhenila Tamizi, administratore e kompanisë H O R I Z O N të Ermal Beqirit, e konsideruar nga hetuesit si një nga personat kyç në skemën financiare që lidhet me biznesmenin në arrati, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime mbi një sërë transaksionesh dhe pasurish të dyshuara.

Thirrja e saj vjen në një moment kur hetimet janë fokusuar te rrjedha e parave dhe pronësia reale e disa aseteve luksoze, shkruan skyweb.al.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Skyweb.al (@skyweb.al)

Sipas të dhënave të dosjes, në emër të Tamizit rezulton e regjistruar pronësia e një jahti luksoz tip Predator 50 Skyfall, i cili dyshohet se në fakt kontrollohej nga Ermal Beqiri.

Mjeti lundrues është sekuestruar nga SPAK dhe ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të verifikimeve financiare dhe procedurave hetimore.

Nga verifikimet rezulton se Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k., ku sipas dëshmive të punonjësve ajo merrej me intervistimin dhe trajnimin e stafit. Personat e marrë në pyetje kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë online, janë intervistuar dhe trajnuar nga Tamizi dhe më pas janë njoftuar prej saj për fillimin e punës.

Megjithatë, kontratat e punës, sipas dëshmive, nuk janë lidhur me “Soft & Solutions”, por me një tjetër kompani, “EA Solutions”. Hetuesit dyshojnë se kjo shoqëri është krijuar në mënyrë fiktive për të kanalizuar pagesat drejt shtetasit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një skemë të strukturuar financiare.

Në dosjen hetimore theksohet se nga shpjegimet e punonjësve krijohet bindja se “EA Solutions” nuk ka kryer aktivitet real, ndërsa shërbimet janë realizuar në praktikë nga punonjës të “Soft & Solutions”. Për pasojë, edhe faturimet dhe blerjet e shërbimeve nga kjo shoqëri dyshohet se kanë qenë fiktive, pjesë e një mekanizmi për transferimin e fondeve.

Deklarimet e Xhenila Tamizit pritet të jenë kyçe për të sqaruar rolin e saj në strukturën e dyshuar financiare dhe lidhjet mes kompanive, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për të dokumentuar rrjedhën e plotë të transaksioneve dhe pronësinë reale të pasurive të sekuestruara.

DOSJA E BUJSHME E AKSHI-t

Dosja hetimore që ka çuar në thirrjen në SPAK të Xhenila Tamizit po zgjerohet në një tablo shumë më të gjerë, që prek mënyrën se si dyshohet se janë përfituar qindra milionë euro nga tenderat e teknologjisë dhe rolin që ka pasur Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në këtë skemë.

Sipas materialeve hetimore, prokurorët kanë dokumentuar një mekanizëm të dyshuar për përfitime të padrejta, ku një pjesë e konsiderueshme e fondeve publike përfundonte te kompani të lidhura me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. Nga procedurat e analizuara deri tani, me fond limit rreth 59 milionë euro, dyshohet se rreth 29 milionë euro kanë kaluar në favor të kompanisë EA Solution, e lidhur me Agasin.

Hetimi përshkruan një skemë ku kompani të lidhura me Beqirin, si Soft & Solution, Horizon dhe Communication Progress, së bashku me firma të tjera partnere, shpalleshin fituese përmes kritereve që konsiderohen diskriminuese. Në disa raste, sipas dosjes, fondet limit rriteshin ndjeshëm, ndërsa oferta fituese nuk ishte domosdoshmërisht më e ulëta.

Prokuroria ka konstatuar gjithashtu se punonjës të deklaruar në kompaninë EA Solution rezultonin në praktikë të punonin për Soft & Solution, ndërsa pagesat mes kompanive vijonin pa dokumentacion që të provonte aktivitet real.

Brenda një viti, sipas hetuesve, EA Solution ka marrë miliona euro pagesa, ndërkohë që shpenzimet e dokumentuara ishin minimale.

Në këtë kontekst, roli i AKSHI-t është në qendër të hetimeve. Agjencia, që prej vitit 2017 menaxhon të gjitha procedurat e prokurimit në fushën e teknologjisë për institucionet publike, ka administruar në total rreth 537 milionë euro fonde.

Hetimi sugjeron se një pjesë e strukturës së institucionit, nga specialistë deri në nivele drejtuese, është nën dyshim për përfshirje në procedura të parregullta.

Biseda të dokumentuara në dosje mes zyrtarëve dhe përfaqësuesve të kompanive përmendin edhe raste ku projektet dyshohet se janë fryrë financiarisht, duke dyfishuar vlerat e tyre.

Paralelisht, janë hetuar edhe procedurat ku konkurrentët janë tërhequr nga gara, mes tyre edhe raste të lidhura me presione ndaj biznesmenëve.

Në këtë sfond, thirrja e Xhenila Tamizit në SPAK shihet si pjesë e përpjekjes për të ndërtuar zinxhirin e plotë të përgjegjësive, nga skemat financiare te pronësia reale e aseteve dhe rrjedha e pagesave. Hetimet vijojnë për të identifikuar të gjithë personat dhe institucionet e përfshira në atë që konsiderohet një nga çështjet më të mëdha të dyshuara të korrupsionit në sektorin e teknologjisë në vend. /skyweb.al

Etiketat: ergys agasiermal beqirihorizonjahtxhenila tamizi
Artikulli para

Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit

Artikulli pas

Alarm për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë
Aktualitet

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër
Aktualitet

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Alarm për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë, policia plan masash për flukset në aeroportin e Rinasit
Aktualitet

Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë, policia plan masash për flukset në aeroportin e Rinasit

Nga Editor
21 Korrik, 2026
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit po përballet me fluksin më të lartë të udhëtarëve për shkak të sezonit turistik. Për menaxhimin...

Lexo të plotë
Sejko zbaton strategjinë e Ramës për zhdukjen e CASH-it, i kërkon bankave lehtësimin e pagesave elektronike

Sejko zbaton strategjinë e Ramës për zhdukjen e CASH-it, i kërkon bankave lehtësimin e pagesave elektronike

22 Shtator, 2025
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore

Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore

19 Shtator, 2026
Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin

Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin

28 Shtator, 2026
Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH: Brenda qershorit hapen 7.5 km e parë me dy kalime

Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH: Brenda qershorit hapen 7.5 km e parë me dy kalime

1 Qershor, 2026

Të Fundit

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

11 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr