• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Bankat, të gatshme për të financuar PPP-të, por duan lehtësira nga BSH

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Qershor, 2025
në Aktualitet
A A
Bankat, të gatshme për të financuar PPP-të, por duan lehtësira nga BSH
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqata Shqiptare e Bankave i ka dërguar një propozim Bankës së Shqipërisë, ku kërkon që kreditë e dhëna për projektet strategjike në sektorin e transportit të klasifikohen me rrezik të ulët për qëllime rregullatore.

Burime nga tregu bëjnë të ditur se propozimi i sektorit bankar lidhet kryesisht me financimin e rrugëve, porteve apo aeroporteve, vepra për të cilat në dekadën e fundit po përdoret mekanizmi i koncesionit apo partneritetit publik-privat (PPP).

Banka e Shqipërisë po e shqyrton mundësinë për të pranuar propozimin e bankave dhe vendimi pritet të miratohet në një nga mbledhjet e radhës të Këshillit Mbikëqyrës.

Njohja e një rreziku më të ulët nënkupton që kreditë e dhëna për këta sektorë të ponderohen me koeficientë më të vegjël, për efekt të llogaritjes së raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit.

Një veprim i tillë do të bënte më pak të kushtueshme dhënien e kredive të këtij lloji në terma të kapitalizimit dhe do të shtonte hapësirat e bankave për të financuar projekte të këtij lloji.

Në përgjithësi, kreditë për projektet e infrasturkturës rrugore prekin shifra të mëdha, ndaj kanë edhe një ndikim të rëndësishëm mbi raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, që mat raportin mes aktiveve me rrezik kundrejt kapitalit rregullator. Për këtë arsye, kapacitetet e bankave për të financuar projekte të këtij lloji mund të jenë të kufizuara.

Gjatë viteve të fundit, sektori bankar në vend ka shfaqur një oreks në rritje për të financuar projektet e rëndësishme të PPP-ve në infrastrukturë.

Muajin e kaluar, Tirana Bank nënshkroi një kontratë kredie prej 17 milionë eurosh me kompaninë “Marina Vlorë”, që po zbaton projektin koncesionar të ndërtimit të një porti të jahteve në Vlorë, bashkangjitur me një kompleks reziencial dhe hotelier, “Vlora Marina”, sipas një modeli të ngjashëm me atë që po ndërtohet në Portin e Durrësit.

Në fund të vitit 2023, tre banka tregtare shqiptare vendosën të financonin me një kredi të përbashkët (sindikale) projektin e partneritetit publik-privat për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Banka Amerikane e Investimeve, Tirana Bank dhe Union Bank financuan me më shumë se 30 milionë euro ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Në vitin 2021, Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Tirana Bank financuan një kredi të përbashkët prej 26 milionë eurosh shoqërinë koncesionare “Orikum-Llogara”.

Projekti më i rëndësishëm me financim publik i PPP-ve në ndërtimin e rrugëve është ai Rrugës së Arbrit. Ky projekt është mbështetur me një kredi të konsiderueshme nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT).

Në gusht të vitit 2018, BKT miratoi një hua deri në vlerën e 9.5 miliardë lekëve te kompania “Gjoka 87”, megjithatë në fakt ajo nuk është disbursuar deri në vlerën maksimale të parashikuar. Sipas pasqyrave financiare të “Gjoka 87”, detyrimi maksimal ndaj bankës ka arritur shumën 4.4 miliardë lekë, në vitin 2022.

Në vitin 2017, BKT gjithashtu ka miratuar gjithashtu një kredi prej 28.5 milionë euro te “Albania Highway Concession”, kompania që po zbaton kontratën koncesionare të përfundimit dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.

Në rastin e PPP-ve, qeveria shqiptare nuk ofron garanci sovrane, ndaj bankat duhet ta marrë vetë përsipër rrezikun e kredisë. Pavarësisht nga kjo, sektori bankar ka ofruar tashmë përsipër financime të konsiderueshme në projektet e PPP-ve në infrastrukturë./Monitor

Artikulli para

Kappa Oil përfaqëson Shqipërinë në panairin ndërkombëtar “Autopromotec 2025” në Bolonja

Artikulli pas

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse hipim në avion gjithnjë nga ana e majtë e tij?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
Aktualitet

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

23 Tetor, 2026
E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët
Aktualitet

E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët

23 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Aktualitet

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Koçeku mesazh Bajrave të Shkodrës: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, iu shkatërroj
Aktualitet

Kur pushteti përdor statistikat për të justifikuar dhunën ndaj studentëve, Marjana Koçeku: Një numër pa kontekst nuk është argument por spekulim

22 Tetor, 2026
Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet
Aktualitet

Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse hipim në avion gjithnjë nga ana e majtë e tij?

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse hipim në avion gjithnjë nga ana e majtë e tij?

Të Përzgjedhura

OBSH: 1 në 2 persona që përballen me verbëri nga katarakti nuk kanë akses në kirurgji
Shëndet

OBSH: 1 në 2 persona që përballen me verbëri nga katarakti nuk kanë akses në kirurgji

Nga Editor
11 Shkurt, 2026
0

Sipas një studimi të fundit të publikuar më 11 shkurt në revistën shkencore The Lancet Global Health, pothuajse gjysma e...

Lexo të plotë
Kriza e karburantit godet aviacionin, rrezikohen miliona pasagjerë

Kriza e karburantit godet aviacionin, rrezikohen miliona pasagjerë

9 Maj, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 

Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 

12 Tetor, 2026
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, nga lufta kundër epidemive te mjekët e familjes

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, nga lufta kundër epidemive te mjekët e familjes

16 Tetor, 2026

Të Fundit

Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr