Gazetari Lutfi Dervishi deklaroi se ndërsa popullsia e Shqipërisë po shënon një rënie dhe po plaket gradualisht, sistemi i drejtësisë po përballet me një fenomen të kundërt, pasi prokurorët dhe gjyqtarët rezultojnë në moshë shumë të re.
I ftuar në A2 CNN, Dervishi u ndal te mosha mesatare e prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke theksuar se shumë prej tyre janë ende në fazën e konsolidimit profesional.
Sipas tij, mosha e re e prokurorëve dhe gjyqtarëve tregon se sistemi ka nevojë për kohë për të krijuar përvojën dhe maturinë e nevojshme në ushtrimin e detyrës.
“Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia. Nëse ti do marrësh moshën mesatare të prokurorëve dhe gjyqtarëve vërtetë janë shumë të rinj dhe kanë nevojë për maturim”, tha Dervishi. /skyweb.al
















