• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

EMRAT/ 1 mln euro CASH dhe 7 të arrestuar: “Rrjeta” ndaj Call Centerave kap “peshqit e vegjël”, bosat u njoftuan nga policët e korruptuar

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
EMRAT/ 1 mln euro CASH dhe 7 të arrestuar: “Rrjeta” ndaj Call Centerave kap “peshqit e vegjël”, bosat u njoftuan nga policët e korruptuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një operacion i gjerë kundër call center-ave mbrëmë në Tiranë ka çuar në arrestime dhe sekuestrime të konsiderueshme, megjithëse dyshohet se drejtuesit kryesorë të skemës janë njoftuar paraprakisht dhe kanë mundur t’i shpëtojnë prangave.

Aksioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe po udhëhiqet nga prokurorja Rovena Bozo, në bashkëpunim me strukturat përkatëse hetimore.

Sipas të dhënave, janë vendosur 9 masa sigurie, ku për 7 persona është firmosur “arrest në burg”, ndërsa dy të tjerë janë lënë në “detyrim paraqitje” dhe “ndalim daljeje jashtë vendit”. Mes të arrestuarve janë Eduart Dalla, Tedi Agastra, Mateo Hoxha, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami, Xhoji Hitaj.

Operacioni është shtrirë në tre call center të shpërndarë në katër ambiente pune, me rreth 300 poste pune në total.

Dy prej tyre ndodheshin në “Millennium Business Center”, në Rrugën e Kavajës, ndërsa një tjetër në afërsi të Kopshtit Zoologjik të Tiranës.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i mashtrimit përmes telefonit.

Hetimet paraprake tregojnë se skema kishte në shënjestër shtetas të huaj nga Austria, Italia, Spanja, Greqia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët dyshohet se janë mashtruar përmes metodave të sofistikuara telefonike.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar edhe nën bashkëpunimin dhe presionin e autoriteteve të huaja, veçanërisht atyre gjermane dhe austriake. Megjithatë, mungesa e arrestimeve në nivelet drejtuese ka ngritur dyshime për rrjedhje informacioni dhe përfshirje të elementëve të korruptuar që mund të kenë paralajmëruar krerët e këtyre rrjeteve.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht strukturën e këtij aktiviteti dhe për të identifikuar organizatorët kryesorë, të cilët edhe këtë herë duket se i kanë shpëtuar goditjes direkte.

Arrest me burg
Eduart Dalla
Mateo Hoxha
Tedi Agastra
Ledio Toçi
Xhoel Mekolli
Marsel Lami
Xhoji Hitaj

Ndalim dalje jashtë vendi
Aida Vokli
Ledjon Cenaj

/skyweb.al

Etiketat: call centereduart dallaLedio ToçiMarsel Kamimateo hoxhatedi agastraXhoel mekolliXhoji hitaj
Artikulli para

Dështon mega operacioni ndaj Call Center-ave: Policët e korruptuar zabotojnë prokurorinë, bosët “çajnë ferrën” si përherë

Artikulli pas

Përballje gjigantësh në Hormuz, çisterna kineze kalon përmes bllokadës së Trump: Rriten tensionet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Përballje gjigantësh në Hormuz, çisterna kineze kalon përmes bllokadës së Trump: Rriten tensionet

Përballje gjigantësh në Hormuz, çisterna kineze kalon përmes bllokadës së Trump: Rriten tensionet

Të Përzgjedhura

Qejfi po paguhet çdo ditë edhe më shtrenjtë në Shqipëri
Ekonomi

Qejfi po paguhet çdo ditë edhe më shtrenjtë në Shqipëri

Nga SkyWeb
21 Maj, 2026
0

Rritja e çmimeve është përshpejtuar gjatë muajve të fundit, duke u reflektuar edhe në inflacionin e matur me Indeksin e...

Lexo të plotë
Merz: Avionët gjermanë mund të mbajnë edhe armë bërthamore britanike e franceze

Merz: Avionët gjermanë mund të mbajnë edhe armë bërthamore britanike e franceze

19 Shkurt, 2026
Rama thotë se “Syri i Tiranës” në mes të kryeqytetit ka 4-5 kate pa leje, kurse një 90-vjeçar në Dajt është në gjykatë për një avlli

Rama thotë se “Syri i Tiranës” në mes të kryeqytetit ka 4-5 kate pa leje, kurse një 90-vjeçar në Dajt është në gjykatë për një avlli

19 Shtator, 2025
Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

13 Qershor, 2026
I kërcisni dhëmbët pa e kuptuar në gjumë? Dentistët të shqetësuar për rritjen e rasteve të bruksizmit tek të rinjtë

I kërcisni dhëmbët pa e kuptuar në gjumë? Dentistët të shqetësuar për rritjen e rasteve të bruksizmit tek të rinjtë

13 Shtator, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr