• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 14 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nafta shkon 100 USD/ fuçi pas dështimit të negociatave SHBA-Iran

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
0
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, duke kaluar sërish nivelin e 100 dollarëve për fuçi, pas vendimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për bllokimin e porteve iraniane. Lëvizja vjen menjëherë pas dështimit të bisedimeve të paqes mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke rritur pasigurinë në tregjet globale të energjisë.

Nafta Brent, që shërben si referencë globale, u rrit në 102.02 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate arriti në 103.78 dollarë, me një rritje prej rreth 7.5%. Vetëm disa ditë më parë, çmimet kishin rënë nën 100 dollarë pas një armëpushimi të përkohshëm dyjavor që parashikonte hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Por dështimi i negociatave ka ndryshuar menjëherë situatën, duke rikthyer frikën për ndërprerje të furnizimeve globale. Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të ndjeshme, pasi përmes saj kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me energji.

Pas zhvillimeve të fundit, SHBA njoftoi se marina amerikane do të nisë bllokimin e anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet iraniane dhe zonat bregdetare në Ngushticë. Sipas deklarimeve zyrtare, masa nuk do të prekë anijet që kalojnë drejt porteve jo-iraniane.

Reagimi i Iranit ka qenë i menjëhershëm. Autoritetet ushtarake e kanë cilësuar vendimin e SHBA-së si të paligjshëm dhe kanë paralajmëruar vendosjen e një mekanizmi të përhershëm kontrolli mbi Ngushticën e Hormuzit.

Në këtë situatë, Kina ka bërë thirrje për përmbajtje, duke theksuar rëndësinë e kësaj rruge detare për tregtinë ndërkombëtare dhe stabilitetin global.

Ndërkohë, pavarësisht tensioneve, eksportet iraniane nuk janë ndalur plotësisht. Sipas firmës së inteligjencës detare Windward, që nga fillimi i marsit më shumë se 58 milionë fuçi naftë janë nisur nga Ishulli Kharg, me mbi 90% të tyre drejt Kinës.

Ekspertët paralajmërojnë se tregjet po reagojnë jo vetëm ndaj situatës aktuale, por edhe ndaj pritshmërive për zhvillimet e ardhshme. Sipas ekonomistëve, çmimet e naftës do të mbeten të larta nëse bllokada zbatohet plotësisht dhe ndërprerjet në transportin detar përhapen.

Analistët theksojnë se aktualisht tregjet ende mbajnë njëfarë optimizmi për rifillimin e dërgesave, çka po frenon një rritje edhe më të fortë të çmimeve. Megjithatë, nëse situata përkeqësohet, rritja mund të jetë edhe më e thellë.

Ndikimi i krizës nuk kufizohet vetëm te nafta dhe gazi. Përmes Ngushticës së Hormuzit kalojnë gjithashtu sasi të konsiderueshme të aluminit, heliumit, materialeve për plehra kimike dhe produkteve të tjera industriale, çka e bën situatën edhe më kritike për ekonominë globale.

Nëse tensionet vazhdojnë për disa javë të tjera, ekspertët paralajmërojnë se efektet do të ndihen përtej çmimeve të karburanteve, duke prekur zinxhirët e furnizimit dhe kostot e prodhimit në shkallë globale. /skyweb.al

Artikulli para

Nën akuzë nga SPAK, Gëzim Hoxha i skandalit të AKSHI-t merr tenderin nga Celibashi në KQZ me ofertën më të lartë

Artikulli pas

50 mijë shqiptarë kanë investuar në pensione private

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK
Ekonomi

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

14 Korrik, 2026
Sejko pret përfaqësuesit e BERZH-it: Kreditë me probleme në 3,7%, niveli më i ulët që në 2008-n
Ekonomi

Sejko pret përfaqësuesit e BERZH-it: Kreditë me probleme në 3,7%, niveli më i ulët që në 2008-n

13 Korrik, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Euro mbetet në nivelin më të ulët, rritet dollari

13 Korrik, 2026
“Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj
Ekonomi

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

13 Korrik, 2026
Ushqimi kthehet në sfidë, thatësira pritet të rrisë çmimet
Ekonomi

Ushqimi kthehet në sfidë, thatësira pritet të rrisë çmimet

13 Korrik, 2026
Prodhuesit po shkojnë drejt verës me pak ose pa alkool, cilat janë arsyet
Ekonomi

Prodhuesit po shkojnë drejt verës me pak ose pa alkool, cilat janë arsyet

13 Korrik, 2026
Artikulli pas
Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet

50 mijë shqiptarë kanë investuar në pensione private

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

E gjithë qyteza del në shitje për 350 mijë dollarë
Uncategorized

E gjithë qyteza del në shitje për 350 mijë dollarë

Nga Editor
25 Shtator, 2025
0

Një qytezë e tërë në Kentucky, SHBA, është vënë për shitje për vetëm 350 mijë dollarësh. Pronë që përfshin rreth...

Lexo të plotë
Akull në pistë, pezullohen nisjet e fluturimeve në aeroportin e Berlinit

Akull në pistë, pezullohen nisjet e fluturimeve në aeroportin e Berlinit

5 Shkurt, 2026
Monopoli i frikshëm i insulinës, milionat që shteti paguan më shumë për ilaçin e diabetikëve: Kush mban përgjegjësi dhe 6 mln euro që i duhen kthyer FSDKSH-së

Monopoli i frikshëm i insulinës, milionat që shteti paguan më shumë për ilaçin e diabetikëve: Kush mban përgjegjësi dhe 6 mln euro që i duhen kthyer FSDKSH-së

31 Maj, 2026
Të pasurit shqiptarë shtojnë luksin, rritet importi i orave të shtrenjta

Të pasurit shqiptarë shtojnë luksin, rritet importi i orave të shtrenjta

22 Qershor, 2025
Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

28 Mars, 2026

Të Fundit

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

14 Korrik, 2026
Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

14 Korrik, 2026
A ishte i qëllimshëm zjarri te Gjiri i Llamanit? Pas flakëve do të ngrihen hotele dhe vila

A ishte i qëllimshëm zjarri te Gjiri i Llamanit? Pas flakëve do të ngrihen hotele dhe vila

14 Korrik, 2026
Call Centerat mashtrues pushtojnë vendin, gazetari: Kush është italiani që zhvati bashkëkombasit e tij nga Tirana

Të kthejmë paratë e humbura në bursa! I “penduari” zbardh skemën e re të mashtrimit me Call Centera, kush janë administratorët

13 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr