• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Prill, 2026
në Aktualitet
A A
0
Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një operacion i zhvilluar nga SPAK ka çuar në goditjen e një tjetër aktiviteti të paligjshëm të call centerave në Tiranë, duke përfunduar me arrestimin e personit të dyshuar si organizator kryesor.

Aksioni u realizua nga agjentët e Byroja Kombëtare e Hetimit, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ku u ushtruan kontrolle në disa ambiente në kryeqytet.

Operacioni erdhi pas një hetimi disa mujor, i nxitur nga sinjalizime të ardhura nga autoritetet franceze.

Në fokus të goditjes ishte një call center që vepronte pranë gjimnazit Sami Frashëri, ku sipas të dhënave, aktiviteti i paligjshëm zhvillohej i kamufluar përmes kompanisë “IVISION.AL” shpk. Pronari i dyshuar, Gentian Pjetërgjokaj, është arrestuar nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Gjatë operacionit është ndaluar edhe një punonjës policie, August Berberi, me detyrë në Komisariatin nr. 1 në Tiranë. Atij i është sekuestruar telefoni dhe është ushtruar kontroll në banesë nga agjentët e BKH-së dhe AMP-së, në kuadër të hetimeve për përfshirje të mundshme në këtë aktivitet.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pas një tjetër operacioni të zhvilluar në kryeqytet, ku u goditën tre call centera dhe u vendosën masa sigurie për disa persona.

Shtatë prej tyre u lanë në “arrest me burg”, dy të tjerë në “detyrim paraqitje” dhe “ndalim jashtë vendit”, ndërsa pesë persona u arrestuan në flagrancë.

Sipas hetimeve, aktiviteti mashtrues kishte për qëllim mashtrimin e qytetarëve të vendeve të Bashkimit Europian përmes skemave të rreme të investimeve online, duke shkaktuar dëme që dyshohet se kalojnë vlerën e 50 milionë eurove. Hetimet për këtë skemë kanë nisur fillimisht në Austria dhe janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Një tjetër ambient i përdorur për këtë aktivitet u zbulua në zonën e Bërzhitës, i regjistruar si biznes në fushën e turizmit mjekësor, çka dyshohet se shërbente si mbulesë për mashtrimet.

Operacioni i fundit konsiderohet si pjesë e një serie ndërhyrjesh të autoriteteve shqiptare kundër call centerave të përfshirë në mashtrime ndërkombëtare, një fenomen që prej kohësh është kthyer në shqetësim serioz për partnerët europianë. /skyweb.al

Etiketat: call centergentian pjetergjokajtirane
Artikulli para

CEO i ITA Airways qetëson udhëtarët: Kemi karburant edhe për 9 muajt e ardhshëm

Artikulli pas

Legjenda F-16, 50 vjet në qiell dhe ende i pazëvendësueshëm

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
Aktualitet

Qeveria reagon për herë të parë pas akuzave të Ahmetajt për trafik armësh

11 Shtator, 2026
Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo

11 Shtator, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Aktualitet

Nafta prek 110 dollarë, tregjet në alarm për furnizimet

11 Shtator, 2026
Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon të jetë një busull për Shqipërinë
Aktualitet

25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, Presidenti Begaj: SHBA-ja i tregoi botës se nuk mposhtet

11 Shtator, 2026
Dëmshpërblimet nga zjarret, dokumentacioni që duhet për të përfituar
Aktualitet

Dëmshpërblimet nga zjarret, dokumentacioni që duhet për të përfituar

10 Shtator, 2026
NASA publikon modelin e ri të IA për studimin e Hënës
Aktualitet

NASA publikon modelin e ri të IA për studimin e Hënës

10 Shtator, 2026
Artikulli pas
Legjenda F-16, 50 vjet në qiell dhe ende i pazëvendësueshëm

Legjenda F-16, 50 vjet në qiell dhe ende i pazëvendësueshëm

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Donald Trump zbulon pse nuk vesh antiplumb
Aktualitet

Donald Trump zbulon pse nuk vesh antiplumb

Nga Editor
1 Maj, 2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me humor ndaj përpjekjeve të përsëritura për atentat ndaj tij, duke theksuar se nuk...

Lexo të plotë
“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

28 Gusht, 2026
Vaji i ullirit dhe lëngu i kockave. A funksionojnë vërtet këto ushqime virale për mirëqenien e zorrëve?!

Vaji i ullirit dhe lëngu i kockave. A funksionojnë vërtet këto ushqime virale për mirëqenien e zorrëve?!

10 Shkurt, 2026
Në mes të sezonit turistik, qeveria urdhëron ndërprerjen e punimeve në zonat bregdetare dhe turistike

Në mes të sezonit turistik, qeveria urdhëron ndërprerjen e punimeve në zonat bregdetare dhe turistike

2 Gusht, 2026
Propozimi i pazakontë i pronarit polak: Festë falas për çiftet që ngjizin fëmijë në hotelin tim

Propozimi i pazakontë i pronarit polak: Festë falas për çiftet që ngjizin fëmijë në hotelin tim

9 Tetor, 2025

Të Fundit

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

11 Shtator, 2026
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr