• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rriten ndjeshëm hyrjet e turistëve në vend gjatë muajit mars

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore, Turizëm
A A
0
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Muaji mars ka shënuar një kthesë të dukshme për sektorin e turizmit dhe lëvizjen e shtetasve në Shqipëri, duke rikthyer rritjen pas një periudhe të vakët në fillim të vitit. Sipas të dhënave, gjatë marsit kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 1.28 milion shtetas shqiptarë dhe të huaj, një rritje prej 11.7% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025.

Rritja është mbështetur si nga lëvizjet e shtetasve shqiptarë, ashtu edhe nga vizitorët e huaj. Konkretisht, rreth 680 mijë shqiptarë kanë hyrë në vend gjatë marsit, me një rritje prej 12.5% në raport me një vit më parë. Ndërkohë, numri i të huajve ka arritur në rreth 609 mijë, duke shënuar një rritje prej 10.8%. Ky trend lidhet edhe me faktorë të jashtëm, përfshirë zhvillimet gjeopolitike në rajone të tjera, që kanë orientuar turistët drejt destinacioneve alternative, ku Shqipëria po perceptohet gjithnjë e më shumë si një vend i sigurt dhe në zhvillim për pushime.

Sa i përket origjinës së turistëve, dominimi mbetet i qartë nga Europa Jugore, e cila përbën rreth 80% të hyrjeve nga kontinenti europian. Europa Perëndimore kontribuon me një peshë dukshëm më të ulët, rreth 7%, duke treguar ende hapësirë për zgjerim në këto tregje.

Turizmi vijon të jetë motivi kryesor i hyrjeve në vend. Në 97% të rasteve, shtetasit e huaj kanë hyrë për arsye personale, si pushime apo vizita familjare, një tregues që është rritur me 11.2% krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Në të kundërt, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë mbetur pothuajse në vendnumëro, me një rritje minimale prej 0.2%.

Në nivel tremujori, Shqipëria ka regjistruar rreth 3.5 milion hyrje gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Prej tyre, rreth 1.67 milion janë shtetas të huaj, me një rritje modeste prej 3.2%. Paralelisht, është rritur edhe numri i daljeve nga vendi. Vetëm në mars, rreth 1.28 milion shtetas kanë dalë nga Shqipëria, një rritje prej 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këto shifra tregojnë një intensifikim të qarkullimit dhe një rigjallërim të përgjithshëm të flukseve hyrëse dhe dalëse, duke sinjalizuar një sezon turistik që po merr ritëm më të qëndrueshëm pas nisjes së vakët të vitit.

Artikulli para

Zëvendësimi i valvulës pa operacion, mjekët në pikëpyetje për efektivitetin e metodës së re

Artikulli pas

Si zhduku Kadastra nga regjistrat hektarë të tërë tokash te resorti në Tiranë për llogari të Ergys Agasit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës
Ekonomi

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

11 Shtator, 2026
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës
Ekonomi

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aviacion

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë
Ekonomi

Financim gjerman në energji, Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri

11 Shtator, 2026
PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
Aktualitet

Qeveria reagon për herë të parë pas akuzave të Ahmetajt për trafik armësh

11 Shtator, 2026
Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo

11 Shtator, 2026
Artikulli pas
Si zhduku Kadastra nga regjistrat hektarë të tërë tokash te resorti në Tiranë për llogari të Ergys Agasit

Si zhduku Kadastra nga regjistrat hektarë të tërë tokash te resorti në Tiranë për llogari të Ergys Agasit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Barcode, si një ide e thjesht u bë themeli i tregtisë botërore
Ekonomi

Barcode, si një ide e thjesht u bë themeli i tregtisë botërore

Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
0

Duket si diçka e zakonshme dhe pa rëndësi, por Barcodi që gjendet në çdo produkt është një nga shpikjet më...

Lexo të plotë
Vaksina 100-vjeçare kundër tuberkulozit jep shpresë për trajtimin e diabetit

Vaksina 100-vjeçare kundër tuberkulozit jep shpresë për trajtimin e diabetit

10 Qershor, 2026
Alarm shëndetësor në Atlantik, tre viktima nga Hantavirus në një kroçierë

Alarm shëndetësor në Atlantik, tre viktima nga Hantavirus në një kroçierë

4 Maj, 2026
Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë

Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë

23 Gusht, 2026
”La Repubblica”: Shqipëria, destinacion ideal turistik

“Wom Travel” për Shqipërinë: “Karaibet e Ballkanit”, vend plot histori, natyrë dhe shije

23 Qershor, 2026

Të Fundit

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

11 Shtator, 2026
Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

11 Shtator, 2026
Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

11 Shtator, 2026
Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr