• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 26 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

STRUKTURA/ 350 punonjës, si do të funksionojë pasardhësja e AKSHI-t, Albanian Digital Solution

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
0
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas vendimit për krijimin e shoqërisë së re aksionare shtetërore “Albanian Digital Solution” (ADS), e cila ka marrë tashmë një kapital fillestar prej 700 milionë lekësh nga buxheti i shtetit, zbardhet edhe struktura e plotë organizative e këtij entiteti të ri publik.

Me një organikë të projektuar prej 345 punonjësish, kjo kompani simotër e AKSHI-t pritet të ketë një peshë financiare të konsiderueshme mbi buxhetin e shtetit, për shkak të premtimit publik për të aplikuar paga mjaft të larta, konkurruese me sektorin privat, me qëllim thithjen e ekspertëve më të mirë të tregut të teknologjisë.

-Dokumenti zyrtar tregon një strukturë piramidale ku në krye qëndron Asambleja e Përgjithshme, e ndjekur nga Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori (i cili drejton edhe një Kabinet të dedikuar dhe Njësinë e Auditit të Brendshëm). Poshtë tyre, aktiviteti operacional është ndarë në pesë departamente kryesore:

-Departamenti i Strategjisë dhe Projekteve (22 punonjës), I cili do të fokusohet në menaxhimin e projekteve, analizën e biznesit dhe strategjitë e inovacionit.

-Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital me rreth101 punonjës Përfshin Zhvillimin e Software-ve me 26 punonjës, DevOps dhe Cloud, Arkitekturën e Sistemeve, Inteligjencën Artificiale & Analitikën me 10 punonjës) dhe një grup masiv prej 49 punonjësish në ekipet e dedikuara.

-Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës (77 punonjës), do të kujdeset për mirëmbajtjen e përditshme, mbështetjen teknike me 22 punonjës, menaxhimin e të dhënave në Data Center dhe Rrjetin e Komunikimeve.

-Departamenti i Sigurisë Kibernetike (46 punonjës): përfshin Qendrën e Operacioneve të Sigurisë (SOC) me 21 punonjës, një “Red Team” për testime sulmesh, një njësi CSIRT për reagim ndaj rreziqeve dhe sektorin e Qeverisjes së Riskut.

-Departamenti Korporativ me 49 punonjës mbulon pjesën administrative, si Financën, Burimet Njerëzore, drejtorinë juridike dhe Prokurimet.

Kosto e personelit nuk është bërë e ditur zyrtarisht, por pagat aktuale që ofrohen në tregun e TIK në Shqipëri për pozicione të tilla të nivelit të lartë ku pagat mesatare për programuesit, ekspertët e sigurisë dhe inxhinierët cloud variojnë nga 1,500 euro deri në mbi 3,000 euro neto në muaj.

Ky nivel shpenzimesh shpjegon edhe arsyen pse qeveria i ka dhënë kësaj kompanie të drejtën të operojë si një biznes privat. Ajo do të lejohet të caktojë vetë çmimet e shërbimeve dhe kostot operacionale për institucionet shtetërore që i drejtohen, si dhe të gjenerojë të ardhura nga ofrimi i shërbimeve për kompanitë private, duke u përpjekur të vetëfinancohet përtej kapitalit fillestar shtetëror.

Funksionet zyrtare të ADS

Sipas funksioneve në Qendrën Kombëtaret ë biznesit, qeveria shqiptare ka përcaktuar zyrtarisht gamën e plotë të operacioneve për Shoqërinë e re aksionare shtetërore. Objekti i veprimtarisë ADS shtrihet nga administrimi i infrastrukturës publike e deri te partneritetet strategjike me sektorin privat, brenda dhe jashtë vendit.

Në qendër të misionit të kësaj shoqërie është zhvillimi, operimi, mirëmbajtja dhe mbështetja teknike e sistemeve dhe platformave digjitale, si dhe administrimi i plotë i infrastrukturave të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Përtej funksioneve të pastra qeveritare, Shoqëria do të ketë një shtrirje të gjerë edhe në tregun e lirë, duke ofruar shërbime digjitale dhe mbështetje për transformimin teknologjik si për institucionet publike, ashtu edhe për subjektet private. Për të realizuar këtë, legjislacioni i ri i njeh kompanisë të drejtën për të kryer aktivitete studimore, projektuese dhe konsulenca të specializuara në fushën e TIK-ut, si dhe të ofrojë shërbime të tjera shtesë që përputhen me qëllimin e krijimit të saj.

Një element kyç që dëshmon fleksibilitetin e kësaj strukture është liria e zgjeruar në operacionet tregtare dhe financiare. Për të përmbushur objektivat e saj, Shoqëria është e autorizuar të bashkëpunojë ngushtë me persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj. Mbi të gjitha, statusi i ri i lejon asaj të investojë në mënyrë direkte ose tërthore duke hapur veprimtari të reja, duke krijuar shoqëri të tjera, apo duke marrë pjesë me kapital në kompani të ndryshme brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Kjo strukturë e re ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi dublimin e mundshëm të funksioneve me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në letër, qeveria ka tentuar të ndajë rolet duke e pozicionuar AKSHI-n si autoritetin rregullator, strategjik dhe pronarin e të dhënave që harton politikave digjitale, ndërsa ADS-në si krahun operacional që bën punën praktike në terren.

Megjithatë, objekti i gjerë i punës së ADS-së në fushën e mirëmbajtjes së e-Albania-s dhe sigurisë kibernetike përputhet pothuajse plotësisht me kompetencat që ka pasur AKSHI deri më sot. Dallimi kryesor mbetet te fleksibiliteti tregtar, pasi ADS si shoqëri aksionare nuk ka tavan pagash për ekspertët, mund të marrë kredi dhe mund të ofrojë shërbime me pagesë për kompanitë private. Suksesi i kësaj reforme do të varet nga aftësia e të dyja strukturave për të mos mbajtur stafe paralele teknike për të njëjtat shërbime, çka do të shmangte një fryrje të panevojshme të shpenzimeve publike.

/monitor.al 

Artikulli para

NDRYSHIMI/ Shteti do të kompensojë në Lekë tepricën e energjisë së prodhuar nga panelet në banesa apo biznese

Artikulli pas

DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

26 Maj, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Ekonomi

SPAK-u “tmerron” administratën, suficiti rekord tregon se fondet po “kursehen” nga frika e firmës

26 Maj, 2026
DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate
Ekonomi

DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

26 Maj, 2026
Lufta me Iranin, Europa pritet të “blindojë” çatitë me panele diellore
Ekonomi

NDRYSHIMI/ Shteti do të kompensojë në Lekë tepricën e energjisë së prodhuar nga panelet në banesa apo biznese

26 Maj, 2026
Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015
Ekonomi

Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015

26 Maj, 2026
“Çfarë pune bën?” Pyetja e thjeshtë që po vë në siklet një brez të tërë
Ekonomi

“Çfarë pune bën?” Pyetja e thjeshtë që po vë në siklet një brez të tërë

26 Maj, 2026
Artikulli pas
DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kina pezullon blerjen e naftës ruse
Ekonomi

Kina pezullon blerjen e naftës ruse

Nga Editor
23 Tetor, 2025
0

Kompanitë shtetërore kineze të naftës kanë pezulluar blerjet e naftës ruse që vijnë nga deti, pas vendosjes së sanksioneve nga...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti Begaj dekreton “Paqen Fiskale”, kur nis zbatimi

13 Janar, 2026
Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, prokuroria lëshon 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë

Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, prokuroria lëshon 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë

9 Dhjetor, 2025
Pak lëvizi çmimi naftës, pronarët e autobusëve urbanë janë GATI: Duam subvencionim! Ankesa ka edhe Kamza që para një muaji rriti çmimin e biletës

Pak lëvizi çmimi naftës, pronarët e autobusëve urbanë janë GATI: Duam subvencionim! Ankesa ka edhe Kamza që para një muaji rriti çmimin e biletës

11 Mars, 2026
Pse shtetet kanë frikë të taksojnë ultra të pasurit?

Pse shtetet kanë frikë të taksojnë ultra të pasurit?

28 Prill, 2026

Të Fundit

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

26 Maj, 2026
Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!

Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!

26 Maj, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat

SPAK-u “tmerron” administratën, suficiti rekord tregon se fondet po “kursehen” nga frika e firmës

26 Maj, 2026
DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

26 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr