• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 1 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama i referohet turizmit grek: Pse të mos kemi Costa Navarinon tonë në Zvërnec?

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Rama i referohet turizmit grek: Pse të mos kemi Costa Navarinon tonë në Zvërnec?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas protestave dhe kundërshtimeve për projektin e parashikuar në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka sjellë si shembull modelin e Costa Navarinos në Greqi, një prej destinacioneve më të njohura turistike në Mesdhe.

Në një postim të publikuar këtë mëngjes, Rama e paraqiti Costa Navarinon si një histori suksesi, duke e lidhur me debatin që po zhvillohet në Shqipëri për projektin në Zvërnec. Ai iu referua këtij shembulli edhe një ditë më parë, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku tha se edhe Costa Navarino ishte kundërshtuar fort në fillim, pasi ndodhej në një zonë me ndjeshmëri mjedisore, por sot konsiderohet krenari e turizmit grek.

Sipas Ramës, para ndërtimit të projektit në Messinia të Greqisë, pati protesta, peticione, debate dhe parashikime për shkatërrim të natyrës, zhdukje të biodiversitetit dhe dëmtim të peizazhit. Ai e krahasoi këtë klimë kundërshtimi me debatet që po zhvillohen ditët e fundit në Shqipëri për Zvërnecin.

Kryeministri shkruan se, pavarësisht kundërshtive fillestare, Costa Navarino sot është kthyer në një nga destinacionet më prestigjioze të Europës, duke gjeneruar miliarda euro për ekonominë, mijëra vende pune dhe rritje të bizneseve lokale përreth.

Rama thekson se projekti grek, sipas tij, ka arritur të ruajë ekuilibrin mes natyrës dhe zhvillimit, duke përmendur disa tregues mjedisorë, si 75% më pak emetime operacionale karboni krahasuar me vitin 2019, mbi 185 mijë metra kub ujë të ricikluar dhe ripërdorur gjatë vitit 2024, 72% më pak plastikë njëpërdorimëshe dhe përdorim 100% të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.

Megjithatë, kryeministri pranon se jo çdo investim i madh është automatikisht i mirë dhe se jo çdo shqetësim duhet shpërfillur. Sipas tij, çështja është që zhvillimi të mos mohohet kategorikisht dhe që projektet të mos paragjykohen pa u vlerësuar më parë.

“Po të ishte dëgjuar gjithmonë kori i atyre që thonë ‘nuk bëhet’ se prishet, njerëzimi do të ishte ende duke diskutuar nëse ia vlen të shpiket rrota”, shkruan Rama.

Në fund të postimit, kryeministri ngre të njëjtën pyetje që artikuloi edhe një ditë më parë: nëse Shqipëria mund të ketë një projekt të ngjashëm me Costa Navarinon.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë në Zvërnec, madje në një formë edhe më të dukshme ndërkombëtarisht. Rama shkruan se projekti ka ambicien të krijojë “destinacionin më tërheqës të kësaj ane të Mesdheut”, ndërsa debati për mënyrën se si do të realizohet mbetet i lidhur me projektin konkret dhe jo vetëm me shembullin grek që ai solli në vëmendje.

Artikulli para

Panelet diellore po shtohen, por vetëprodhimi dominohet nga bizneset

Artikulli pas

Mbi 26 mijë maturantë testohen sot për gjuhën e huaj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bie ndjeshëm numri i fëmijëve në shkolla, INSTAT nxjerr shifrat për 2025-2026
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat për shkollat: Drejtor edhe me 61 nxënës, normë e re për mësuesit e Fiskulturës

1 Shtator, 2026
Pas shkarkimit të Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Alban Dokushin
Aktualitet

Pas shkarkimit të Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Alban Dokushin

1 Shtator, 2026
EMRAT/ Kush do të zëvendësojë Ilir Prodën? Del lista e kandidatëve
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka kundërshton emërimin në Berat: Nuk shkoj!

1 Shtator, 2026
Pse po thyhen gjithnjë e më shpesh tavanet panoramikë?
Aktualitet

Pse po thyhen gjithnjë e më shpesh tavanet panoramikë?

1 Shtator, 2026
“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë
Ekonomi

“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë

1 Shtator, 2026
Devijohet për tre ditë kalimi në Autostradën Tiranë-Durrës, si do të bëhet lëvizja
Aktualitet

Devijohet për tre ditë kalimi në Autostradën Tiranë-Durrës, si do të bëhet lëvizja

31 Gusht, 2026
Artikulli pas
Mbi 26 mijë maturantë testohen sot për gjuhën e huaj

Mbi 26 mijë maturantë testohen sot për gjuhën e huaj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

EMRAT/ Arrestohet Geraldo Biba i Major Security, dy të tjetë të proceduar pasi goditën dhe tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec
Aktualitet

EMRAT/ Arrestohet Geraldo Biba i Major Security, dy të tjetë të proceduar pasi goditën dhe tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

Nga SkyWeb
31 Maj, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar punonjësin e shoqërisë private të sigurisë, Geraldo Biba, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai...

Lexo të plotë
Kadastra i mbyll derën KLSH-së: Nuk do kontrolloni!

Kadastra i mbyll derën KLSH-së: Nuk do kontrolloni!

16 Qershor, 2026
VENDIMET/ KKTU miraton 13 leje për parqe fotovoltaike, lista

VENDIMET/ KKTU miraton 13 leje për parqe fotovoltaike, lista

12 Nëntor, 2025
ANALIZA/ Si do të reagonte bota ndaj një sulmi kinez mbi Tajvanin

ANALIZA/ Si do të reagonte bota ndaj një sulmi kinez mbi Tajvanin

24 Shtator, 2025
Si i fundosi babëzia pallatet e Alabbarit në Durrës

Si i fundosi babëzia pallatet e Alabbarit në Durrës

16 Maj, 2026

Të Fundit

Bie ndjeshëm numri i fëmijëve në shkolla, INSTAT nxjerr shifrat për 2025-2026

Ndryshojnë rregullat për shkollat: Drejtor edhe me 61 nxënës, normë e re për mësuesit e Fiskulturës

1 Shtator, 2026
”Metro”: Harrojini Dolomitet sepse në Shqipëri gjeni arratisjen malore më të rrallë të Evropës

”Metro”: Harrojini Dolomitet sepse në Shqipëri gjeni arratisjen malore më të rrallë të Evropës

1 Shtator, 2026
Pas shkarkimit të Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Alban Dokushin

Pas shkarkimit të Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Alban Dokushin

1 Shtator, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

“Lonely Planet Italia”: Zgjidhni Shqipërinë në vjeshtë, koha ideale për ta vizituar!

1 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr