• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 22 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Inteligjenca artificiale po i bën nxënësit të mendojnë më pak

Editor Nga Editor
22 Gusht, 2026
në Shëndet
A A
0
Inteligjenca artificiale po i bën nxënësit të mendojnë më pak
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përdorimi gjithnjë e më i madh i inteligjencës artificiale (IA) për detyrat shkollore mund të dobësojë aftësinë e nxënësve për të menduar në mënyrë kritike dhe për të zhvilluar idetë e tyre, sipas një studimi të publikuar nga organizata amerikane ”Common Sense Media”.

Studimi tregon se një pjesë e konsiderueshme e nxënësve po mbështeten te chatbotët për të marrë përgjigje për detyrat, duke reduktuar përpjekjet për të analizuar dhe zgjidhur vetë problemet.

Rreth 40% e nxënësve të anketuar thanë se dyshojnë se përdorimi i IA-së nuk po i ndihmon të mësojnë, ndërsa pranuan se mbështetja te chatbotët i bën të gjenerojnë më pak ide vetjake.

Nga rreth 1 000 pjesëmarrës që përdorin IA, rreth gjashtë në 10 thanë se e përdorin teknologjinë për të marrë përgjigje për detyrat e shkollës.

Një e katërta nuk e riformulon fare përgjigjen e marrë nga chatbot-i, ndërsa 31% e ndryshojnë formulimin kryesisht për ta bërë atë të duket sikur është shkruar prej tyre.

Sipas studimit, edhe përpjekjet e shkollave për të bllokuar platformat e IA-së nuk duket se e zgjidhin problemin.

Gjashtë në 10 nxënës thanë se, kur shërbimet e IA-së bllokohen në shkollë, përdorin pajisjet e tyre personale për të hyrë te chatbotët dhe për të marrë ndihmë me detyrat.

Një tjetër shqetësim lidhet me mungesën e udhëzimeve për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë.

Gati tre të katërtat e nxënësve të anketuar thanë se nuk kanë marrë këshilla se si ta përdorin IA-në në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.

“Nxënësit e kuptojnë se IA kërcënon procesin e të nxënit, por realiteti është se ajo është shumë joshëse dhe e përshtatshme për t’u përdorur”, deklaroi Jim Steyer, drejtues i ”Common Sense Media”, duke bërë thirrje që të rriturit t’u mësojnë fëmijëve aftësitë e nevojshme për përdorimin me përgjegjësi të teknologjisë.

Shqetësimet për ndikimin e IA-së në aftësitë njohëse nuk kufizohen vetëm te nxënësit. Studime të mëparshme kanë sugjeruar se edhe të rriturit, përfshirë profesionistë në fusha që kërkojnë punë intelektuale, mund të priren t’ia delegojnë inteligjencës artificiale një pjesë të procesit të tyre të të menduarit.

Në vitin 2025, Microsoft identifikoi shenja të reduktimit të përpjekjeve njohëse dhe të mendimit kritik në një sondazh me më shumë se 300 punonjës të profesioneve që kërkojnë punë intelektuale.

Gjetjet e studimit të ri vijnë në një kohë kur një tjetër sondazh ka evidentuar rritjen e shqetësimit të të rinjve për zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Vetëm 10% e personave nën 30 vjeç thanë se ndihen të emocionuar për këtë teknologji, ndërsa shumica u shprehën më shumë të shqetësuar sesa të emocionuar.

Sipas ”Pew Research Center”, 52% e njerëzve në të gjitha grupmoshat shprehen të shqetësuar se inteligjenca artificiale mund të çojë në papunësi masive.

Etiketat: Inteligjenca artificiale
Artikulli para

Pogradeci “rrëmben” turistët në Gusht, qyteti juglindor, destinacion i preferuar për pushime

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nga COVID te vaksina kundër kanceri, basti i madh që mund të shpëtojë Moderna-n
Shëndet

Nga COVID te vaksina kundër kanceri, basti i madh që mund të shpëtojë Moderna-n

22 Gusht, 2026
Zgjimi pa alarm: si ta riktheni ritmin natyral të gjumit
Shëndet

Zgjimi pa alarm: si ta riktheni ritmin natyral të gjumit

22 Gusht, 2026
Autoritetet europiane ngrenë alarmin për mushkonjat
Shëndet

Autoritetet europiane ngrenë alarmin për mushkonjat

22 Gusht, 2026
SHBA miraton robotin e parë për marrjen e mostrave të gjakut
Shëndet

SHBA miraton robotin e parë për marrjen e mostrave të gjakut

22 Gusht, 2026
Pse të rinjtë nuk e preferojnë më jetën e natës?
Shëndet

Pse të rinjtë nuk e preferojnë më jetën e natës?

21 Gusht, 2026
Këto janë medikamentet që e bëjnë më të vështirë përballimin e vapës
Shëndet

Këto janë medikamentet që e bëjnë më të vështirë përballimin e vapës

21 Gusht, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill: Shënohet vlera e dytë më të lartë. Brazili dominon me 45% të peshës
Aktualitet

Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill: Shënohet vlera e dytë më të lartë. Brazili dominon me 45% të peshës

Nga Editor
20 Maj, 2026
0

Shqipëria po mbështetet gjithnjë e më shumë te mishi i importuar, në një kohë kur prodhimi vendas po tkurret dhe...

Lexo të plotë
Jo vetëm pagat, tatimet do t’u hyjnë me themel ndërtuesve edhe për origjinën e parave

Fillimi i fundit të çmendurisë me ndërtimet në Tirane? Të dhënat nga tregu e konfirmojnë këtë

31 Janar, 2026
Rama mbron Ballukun: S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie, do ta çojmë në Kushtetuese

Rama: Pezullimi i Ballukut është presion ndaj politikës

30 Nëntor, 2025
Ambasada amerikane lëshoi alarm për sulm nga Irani, ministrat Lamallari e Nufi: S’ka rrezik real, mos u shqetësoni!

Ambasada amerikane lëshoi alarm për sulm nga Irani, ministrat Lamallari e Nufi: S’ka rrezik real, mos u shqetësoni!

2 Prill, 2026
Kontrollet te kompanitë e ndërtimit, Malaj: Synohet rritja e formalizimit në sektorë kyç të ekonomisë

Kontrollet te kompanitë e ndërtimit, Malaj: Synohet rritja e formalizimit në sektorë kyç të ekonomisë

26 Janar, 2026

Të Fundit

Inteligjenca artificiale po i bën nxënësit të mendojnë më pak

Inteligjenca artificiale po i bën nxënësit të mendojnë më pak

22 Gusht, 2026
Pogradeci “rrëmben” turistët në Gusht, qyteti juglindor, destinacion i preferuar për pushime

Pogradeci “rrëmben” turistët në Gusht, qyteti juglindor, destinacion i preferuar për pushime

22 Gusht, 2026
Nga COVID te vaksina kundër kanceri, basti i madh që mund të shpëtojë Moderna-n

Nga COVID te vaksina kundër kanceri, basti i madh që mund të shpëtojë Moderna-n

22 Gusht, 2026
”Nomad Lawyer”: Shqipëria, destinacioni kulturor me rritjen më të shpejtë në Ballkan

”Nomad Lawyer”: Shqipëria, destinacioni kulturor me rritjen më të shpejtë në Ballkan

22 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr