• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 18 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Nis linja Tiranë-Toronto, avioni Airbus A330 i Air Transat zbret për pak orë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Qershor, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Nis linja Tiranë-Toronto, avioni Airbus A330 i Air Transat zbret për pak orë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria shënon sot një ditë historike në aviacionin civil, me nisjen e fluturimeve të para direkte transoqeanike mes vendit tonë dhe Kanadasë.

Siç konstaton skyweb.al përmes Flightradar, avioni Airbus A330 i kompanisë Air Transat pritet të mbërrijë sot në mesditë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke realizuar fluturimin e parë pa ndalesë nga Toronto drejt Tiranës.

Screenshot nga FlightRadar, avioni A330 i Air Transat me destinacion TIA-n duke fluturuar mbi Atlantik
Screenshot nga FlightRadar, avioni A330 i Air Transat me destinacion TIA-n duke fluturuar mbi Atlantik

Kjo linjë shënon lidhjen e parë ajrore direkte mes Shqipërisë dhe Amerikës së Veriut, si edhe fluturimin e parë transoqeanik nga Aeroporti i Tiranës.

Më herët, Tirana International Airport kishte njoftuar hapjen e linjës Tiranë–Toronto, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për zgjerimin e lidhjeve ajrore të Shqipërisë me destinacionet ndërkontinentale.

HISTORIKE/ Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat

Linja do të operohet me një Airbus A330-200, me kapacitet rreth 350 vende. Fluturimet do të jenë javore dhe do të vijojnë gjatë sezonit veror deri më 9 tetor 2026.

Hapja e kësaj linje i përgjigjet kërkesës në rritje për udhëtime direkte mes Shqipërisë, rajonit dhe Kanadasë. Sipas TIA-s, rreth 60 mijë pasagjerë në vit lëvizin në këtë drejtim, kryesisht për turizëm, vizita familjare dhe nevojat e komuniteteve të diasporës.

Ndiqeni LIVE 

Në Kanada jeton një komunitet i gjerë shqiptar dhe rajonal, i cili prej vitesh ka kërkuar një lidhje më të shpejtë dhe më të thjeshtë me Shqipërinë. Fluturimi direkt Tiranë–Toronto pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimin, duke shmangur ndalesat në aeroporte të tjera europiane.

Linja e re pritet të ketë ndikim edhe në turizëm, biznes dhe shkëmbimet kulturore, ndërsa Tirana synon të forcojë më tej rolin e saj si një nyje ajrore për rajonin.

Drejtori i Operacioneve i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi, e cilësoi hapjen e linjës si një arritje madhore për TIA-n dhe për Shqipërinë.

“Hapja e linjës Tiranë–Toronto me Air Transat është një arritje madhore për TIA-n dhe për Shqipërinë. Ky është shërbimi ynë i parë transoqeanik dhe lidhja jonë e parë direkte me Atlantikun e Veriut”, është shprehur Farabbi.

Edhe kompania Air Transat e ka cilësuar këtë destinacion si një hap të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit të saj.

“Jemi krenarë që bëhemi linja ajrore e parë që ofron shërbim direkt pa ndalesë midis Amerikës së Veriut dhe Shqipërisë”, ka deklaruar Sebastian Ponce, Drejtor i të Ardhurave në Air Transat.

Sipas tij, linja do të mbështesë rritjen e turizmit në Shqipëri dhe Ballkan, ndërsa do t’u ofrojë pasagjerëve nga rajoni akses më të lehtë drejt Kanadasë dhe lidhje të mëtejshme në Amerikën e Veriut.

Nisja e fluturimeve Tiranë–Toronto vjen në një periudhë kur trafiku ajror në Shqipëri po rritet me ritme të larta dhe aeroporti i Tiranës po zgjerohet me destinacione të reja direkte.

Me këtë linjë, Shqipëria hyn për herë të parë në hartën e fluturimeve direkte transoqeanike, duke u lidhur pa ndalesë me kontinentin e Amerikës së Veriut. /skyweb.al

Etiketat: air transattoronto
Artikulli para

Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Artikulli pas

Ibrahimaj njofton mbylljen e Bordit të Transparencës për naftën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë
Ekonomi

Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë

18 Shtator, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

18 Shtator, 2026
Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Ekonomi

Udhëzimi i ri, rriten ndjeshëm kostot e zhdoganimit të makinave të përdorura: Sa do të paguani tani e tutje

18 Shtator, 2026
Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës
Ekonomi

Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës

18 Shtator, 2026
Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera
Ekonomi

Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera

18 Shtator, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

18 Shtator, 2026
Artikulli pas
Ibrahimaj njofton mbylljen e Bordit të Transparencës për naftën

Ibrahimaj njofton mbylljen e Bordit të Transparencës për naftën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Të hënën e 16 shkurtit rikthehet magjia e “Sofrës Tiranase” në kryeqytet
Turizëm

Të hënën e 16 shkurtit rikthehet magjia e “Sofrës Tiranase” në kryeqytet

Nga SkyWeb
9 Shkurt, 2026
0

Eventi muzikor më i dashur për qytetarët çel siparin me zërin e mrekullueshëm të Kastriot Tushës, Josif Gjipalit, Valbona Memas,...

Lexo të plotë
Këto janë fjalët që u kërkuan më shumë në Google në vitin 2025

Këto janë fjalët që u kërkuan më shumë në Google në vitin 2025

28 Dhjetor, 2025
Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por mbikqyr

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por mbikqyr

29 Mars, 2026
Bizneset nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, borxhi shkon 200 milionë euro

Bizneset nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, borxhi shkon 200 milionë euro

14 Nëntor, 2025
Vajzat preken nga autizmi po aq sa meshkujt, por diagnostikohen më vonë

Vajzat preken nga autizmi po aq sa meshkujt, por diagnostikohen më vonë

5 Shkurt, 2026

Të Fundit

A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët

A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët

18 Shtator, 2026
Ibrahimaj me përfaqësuesit e marketeve: Leku u forcua, pse nuk po ulen çmimet e ushqimeve?

Ministrja e Ekonomisë thotë se nuk e di pse rriten çmimet e ushqimeve në Shqipëri

18 Shtator, 2026
Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

18 Shtator, 2026
Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat

Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat

18 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr