• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 9 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Detaje nga dosja SPAK për “Aruba”-n, emri i Vis Martinajt del në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij…

Editor Nga Editor
9 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
0
Detaje nga dosja SPAK për “Aruba”-n, emri i Vis Martinajt del në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij…
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndonëse prej më shumë se katër vitesh rezulton i zhdukur, emri i Ervis Martinajt, ish-bosit të lojërave të fatit, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes të mediave dhe hetimeve të autoriteteve shqiptare.

Pothuajse në çdo dosje ku përmendet aktiviteti i grupeve kriminale apo transaksione të dyshimta, emri i tij del sërish mes fashikujve hetimorë.

Së fundmi, weblajm ka raportuar se emri i Martinajt  ka dalë në dosjen “ARUBA”.

Komunikimet e siguruara nga platforma e enkriptuar SkyECC kanë nxjerrë në pah edhe elementë të rinj që lidhen me aktivitetin e Martinajt, ku përmendet përfshirja e tij në “biznesin e betonit” që përdorej për ndërtimin e kullave në Tiranë.

Këto komunikime tashmë janë bërë pjesë e materialeve hetimore dhe po analizohen nga autoritetet, në kuadër të disa procedimeve që lidhen me krimin e organizuar dhe aktivitetet financiare të dyshuara.

Sipas bisedave të zhvilluara në qershor të vitit 2020 mes personave që tashmë janë shpallur në kërkim, i referohen atij me shprehjen: “Qenka punë Vis Martini“.

Kujtojmë se gjurmët e Ervis Martinaj humbën përfundimisht në zonën e Shijakut. Prej datës 10 Gusht 2022, kur raportohet se ka udhëtuar drejt këtij qyteti, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe për këtë fakt, familja ka bërë në të njëjtën datë kallëzim në Policinë e Lezhës.

Dosja u regjistrua për akuzën “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit” kryer në formën e bashkëpunimit, por pas disa muajsh hetime, çështja nuk solli asgjë veç disa kontrolleve në shtëpitë e Astrit Avdylit, Jasin Avdylit dhe Aldo Avdylit.

Grupi i Shijakut, anëtar i të cilit është dhe Aldo Avdylaj, dyshohet se është i lidhur dhe me zhdukjen e biznesmenit të basteve Ervis Martinaj. Drejtuesit e tij janë marrë në pyetje nga Prokuroria, por mohuan të kenë pasur kontakte për të strehuar biznesmenin, sepse ishin në “Arrest shtëpie” dhe monitoroheshin nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë që babai i Martinajt ka shkaur disa herë në SPAK ku dhe është shprehur : “Djali im është varë”. Për këtë arsye ai ka kërkuar shtetit që t’i gjejnë trupin dhe të vendosin drejtësi.

Ai është shprehur se në Prokurorinë e Kurbinit ka dorëzuar koordinata të sakta dhe emra konkretë personash që sipas tij mund të jenë të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt, por pavarësisht kësaj nuk është ndërmarrë asnjë veprim hetimor dhe çështja është lënë në harresë.

Sipas tij, drejtues të policisë kriminale ndër vite kanë qenë të interesuar që ngjarja të mos zbardhej. Martinaj ka deklaruar gjithashtu se të gjitha informacionet ia ka vënë në dispozicion edhe Prokurorisë së Posaçme, por që prej asaj kohe sipas tij askush nuk është interesuar më për ecurinë e hetimeve.

Etiketat: ervis martinaj
Artikulli para

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyraj

Artikulli pas

Sulm online ndaj bizneseve, Hita: Po verifikojmë 10 mijë llogari

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nga “Gjykata e Tenderëve”, Jonaid Myzyri kalon në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
Aktualitet

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyraj

9 Korrik, 2026
28 milion euro, shpallet mega tenderi për uniformat e policisë, kush janë PRETENDENTËT
Aktualitet

Qerveria rrit me mbi 700 mln lekë buxhetin për Policinë

9 Korrik, 2026
“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të respektohen”, Presidenti Begaj bën bashkë aktorët politikë në Luginën e Preshevës
Aktualitet

“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të respektohen”, Presidenti Begaj bën bashkë aktorët politikë në Luginën e Preshevës

9 Korrik, 2026
Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë
Aktualitet

Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë

9 Korrik, 2026
Qershori theu rekordet e nxehtësisë në Europë dhe oqeane
Aktualitet

Qershori theu rekordet e nxehtësisë në Europë dhe oqeane

9 Korrik, 2026
A mund ta ndërpresë Trump tregtinë me Spanjën? Çfarë nënkupton realisht kërcënimi i tij
Aktualitet

A mund ta ndërpresë Trump tregtinë me Spanjën? Çfarë nënkupton realisht kërcënimi i tij

8 Korrik, 2026
Artikulli pas
Sulm online ndaj bizneseve, Hita: Po verifikojmë 10 mijë llogari

Sulm online ndaj bizneseve, Hita: Po verifikojmë 10 mijë llogari

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai
Aktualitet

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai

Nga Editor
12 Qershor, 2026
0

Nga sheshi Italia në festën e Partisë Socialiste u shpreh se nuk mund të pranohet që në Shqipëri të ketë...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese. Angazhimi qytetar dhe respekti për ligjin ecin së bashku

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese. Angazhimi qytetar dhe respekti për ligjin ecin së bashku

24 Qershor, 2026
Fermerët grekë do t’i heqin bllokadat vetëm për Krishtlindje

Fermerët grekë do t’i heqin bllokadat vetëm për Krishtlindje

21 Dhjetor, 2025
Jamie anglezi dhe Xhoni shqiptari

Jamie anglezi dhe Xhoni shqiptari

4 Prill, 2025
Gentian Likaj në SPAK, të pathënat e “kunatit” të Ermal Beqirit dhe pagesat që po merr ende nga AKSHI

Gentian Likaj në SPAK, të pathënat e “kunatit” të Ermal Beqirit dhe pagesat që po merr ende nga AKSHI

20 Maj, 2026

Të Fundit

Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës

Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës

9 Korrik, 2026
Sulm online ndaj bizneseve, Hita: Po verifikojmë 10 mijë llogari

Sulm online ndaj bizneseve, Hita: Po verifikojmë 10 mijë llogari

9 Korrik, 2026
Detaje nga dosja SPAK për “Aruba”-n, emri i Vis Martinajt del në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij…

Detaje nga dosja SPAK për “Aruba”-n, emri i Vis Martinajt del në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij…

9 Korrik, 2026
Nga “Gjykata e Tenderëve”, Jonaid Myzyri kalon në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyraj

9 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr