• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 17 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

LISTA/ Cilat janë profesionet e rregulluara që preken nga ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Ligji i ri, qeveria rishikon profesionet e rregulluara: Rivlerësohen kriteret dhe licencat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pak ditë më parë, qeveria publikoi për konsultim një paketë ndryshimesh që pritet të prekë rregullat për hyrjen dhe ushtrimin e qindra profesioneve në Shqipëri. Detajet e projektit u publikuan më herët nga skyweb.al, ndërsa dokumenti shoqërohet tashmë edhe me listën e plotë të profesioneve që do t’i nënshtrohen procesit të rishikimit.

Sipas draftit, reforma synon të analizojë kriteret që vendosen aktualisht për licencimin, provimet, eksperiencën profesionale, anëtarësimin në urdhra dhe dhoma, si dhe kërkesat për shtetësi. Për çdo profesion do të verifikohet nëse kufizimet janë të domosdoshme dhe proporcionale apo mund të zëvendësohen me procedura më të thjeshta.

Në total janë identifikuar 323 profesione të rregulluara, të administruara nga 11 autoritete qendrore. Për secilin prej tyre do të përcaktohen aktivitetet e rezervuara, kualifikimet e nevojshme, institucioni përgjegjës dhe baza ligjore mbi të cilën mbështetet kufizimi.

Lista do të dërgohet në Komisionin Evropian dhe do të përfshihet në një bazë elektronike kombëtare. Qytetarët dhe profesionistët do të kenë mundësi të kontrollojnë online dokumentet, procedurat, kriteret dhe institucionet ku duhet të aplikojnë.

Rishikimi përfshin profesionet e drejtësisë, shëndetësisë, sigurisë, veterinarisë, mjedisit, inxhinierisë, transportit, arsimit, turizmit, kulturës, sportit, zejtarisë, financave dhe sigurimeve.

Në sektorin e drejtësisë përfshihen avokatët, noterët, përmbaruesit gjyqësorë privatë, ndërmjetësuesit, përkthyesit zyrtarë, interpretët e gjuhës së shenjave, ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme dhe administratorët e falimentimit.

Në fushën e rendit dhe sigurisë preken punonjësit e shërbimeve private të sigurisë fizike dhe zjarrfikësit.

Një pjesë e konsiderueshme e listës i përket shëndetësisë. Në të përfshihen mjekët e përgjithshëm dhe mjekët specialistë, stomatologët, farmacistët, infermierët, mamitë, fizioterapistët, teknikët e laboratorëve, teknikët e imazherisë, logopedët, psikologët, punonjësit socialë dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor.

Reforma prek edhe mjekët veterinarë, farmacistët veterinarë, teknikët dhe profesionistët që lidhen me kontrollin veterinar, sigurinë ushqimore, produktet për mbrojtjen e bimëve dhe përdorimin e pesticideve.

Në sektorin e mjedisit përfshihen ekspertët dhe vlerësuesit e ndikimit në mjedis, audituesit mjedisorë, specialistët e pyjeve, profesionistët e menaxhimit të mbetjeve dhe ekspertët që ushtrojnë veprimtari të licencuara mjedisore.

Një nga kategoritë më të mëdha është ajo e inxhinierisë dhe ndërtimit. Lista përfshin arkitektët, urbanistët, inxhinierët e ndërtimit, strukturistët, inxhinierët elektrikë, mekanikë, hidroteknikë, gjeodetë, gjeologët, ekspertët e energjisë, audituesit energjetikë, mbikëqyrësit dhe kolauduesit e punimeve.

Në transport përfshihen drejtuesit profesionistë të mjeteve, instruktorët e autoshkollave, drejtuesit teknikë, ekspertët e kontrollit teknik, taksistët, drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, profesionistët e transportit të mallrave të rrezikshme, si dhe kategori të transportit detar dhe ajror.

Në arsimin parauniversitar preken mësuesit, drejtuesit e institucioneve arsimore, psikologët dhe punonjësit socialë të shkollave, si dhe profesionistë të tjerë për të cilët kërkohet licencë apo kualifikim i posaçëm.

Në turizëm lista përfshin udhërrëfyesit turistikë kombëtarë dhe lokalë, udhërrëfyesit e specialiteteve të veçanta, operatorët turistikë, agjentët e udhëtimit dhe profesionistë të tjerë që ushtrojnë veprimtari të licencuara në këtë sektor.

Në kulturë përfshihen arkeologët, restauruesit, mbikëqyrësit e punimeve në monumentet e kulturës dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore. Ndërsa në sport preken trajnerët, instruktorët, drejtuesit teknikë, gjyqtarët sportivë dhe profesionistë të disiplinave të ndryshme.

Reforma shtrihet gjithashtu te dhjetëra profesione zejtare, përfshirë elektricistët, hidraulikët, mekanikët, saldatorët, instaluesit, berberët, parukierët, estetistët, rrobaqepësit, këpucarët, argjendarët, marangozët dhe veprimtari të tjera që lidhen me kualifikime ose certifikime profesionale.

Në sektorin ekonomik dhe financiar përfshihen përfaqësuesit e pronësisë industriale, agjentët e markave dhe patentave, agjentët doganorë, audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar.

Lista mbyllet me profesionet e tregut të sigurimeve, ku bëjnë pjesë aktuarët e autorizuar, vlerësuesit e dëmeve, agjentët e sigurimeve të jetës dhe jojetës, si dhe brokerat e sigurimeve.

Përfshirja në listë nuk do të thotë se licenca e një profesioni do të hiqet automatikisht. Dokumenti hap procesin e analizës, ndërsa për secilin profesion do të vendoset më pas nëse kriteret ekzistuese do të ruhen, lehtësohen, ndryshohen apo hiqen.

Qeveria synon që ndryshimet kryesore ligjore të përfundojnë deri në fund të vitit 2027, ndërsa databaza kombëtare dhe mekanizmat e monitorimit të konsolidohen deri në vitin 2030.

LISTA E PROFESIONEVE TE RREGULLUARA

1. Avokat
2. Noter
3. Zëvendës noter
4. Përmbarues gjyqësor privat
5. Ndërmjetësues
6. Përkthyes zyrtar
7. Interpret i gjuhës së shenjave
8. Ndërmjetës i pasurive të paluajtshme
9. Administrator Falimentimi
10. Punonjës në shërbimin privat të sigurisë fizike
11. Zjarrfikës
12. Mjek i përgjithshëm (pa specialitete)
13. Mjek i specializuar
14. Stomatolog dhe stomatolog me specialitet
15. Farmacist (pa specialitete)
16. Infermier (i përgjithshëm)
17. Logoped
18. Teknik laboratori
19. Imazherist
20. Fizioterapist (pa specialitete)
21. Mami (pa specialitete)
22. Psikolog
23. Punonjës social
24. Kujdestar për fëmijë
25. Kujdestar i personave me aftësi të kufizuara
26. Veteriner
27. Farmacist veterinar
28. Teknik veterinar
29. Teknik ndërzimi
30. Asistent Veteriner
31. Operator Mjedisi
32. Ekspert për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis
33. Transportues i Mbetjeve
34. Tregtar i Mbetjeve
35. Agjent i Mbetjeve
36. Shpues Profesionist për Ujë
37. Punonjës i Shërbimit Pyjor
38. Arkitekt
39. Urbanist
40. Inxhinier
41. Inxhinier mekanik
42. Inxhinier mekanik (profili konstruksione e mjete lëvizëse)
43. Inxhinier mekanik (profili energjetikë)
44. Inxhinier elektrik
45. Inxhinier elektrik (profili elektroenergjetikë)
46. Inxhinier elektrik (profili automatizim industrie)
47. Inxhinier ndërtimi
48. Inxhinier ndërtimi (profili strukturist)
49. Inxhinier ndërtimi (profili transport)
50. Inxhinier ndërtimi (profili gjeoteknik)
51. Inxhinier mjedisi
52. Inxhinier mjedisi (profili trajtim ujërash)
53. Inxhinier mjedisi (profili energji)
54. Inxhinier hidroteknike
55. Inxhinier-gjeodet
56. Inxhinier-gjeolog
57. Inxhinier hidrogjeologjie
58. Inxhinier gjeofizike
59. Inxhinier i burimeve natyrore (profili gjeomatikë)
60. Inxhinier nafte
61. Inxhinier minierash
62. Inxhinier i proceseve kimike
63. Inxhinier naval
64. Kapiten detar
65. Oficer detar
66. Oficer detar i kuvertës
67. Oficer detar i parë
68. Inxhinier detar mekanik
69. Kryeinxhinier detar mekanik
70. Inxhinier detar mekanik i dytë
71. Ndihmësinxhinier detar mekanik
72. Operator detar i radiokomunikimit
73. Operator detar i radiokomunikimit GMDSS
74. Oficer detar elektroteknik
75. Marinar
76. Marinar kuverte i kualifikuar
77. Oficer detar mashine i kualifikuar
78. Operator i aerodromit
79. Operator avioni
80. Koordinatori i aeroportit (rregulluesi i orareve)
81. Kontrollor i trafikut ajror
82. Ekzaminues (Vlerësues) aeromjekësor
83. Kontrollor i ekuipazhit ajror
84. Pilot (avioni)
85. Ekuipazh kabine (fluturimi)
86. Instruktor fluturimi
87. Ekzaminues fluturimi
88. Shoqërues Teknik të Mjeteve Jashtë Norme në Kryerjen e Transporteve në Kushte Jonormale
89. Mësues Teorie për Autoshkolla Instruktor Praktike për Autoshkolla
90. Përgjegjësi Teknik-Autoriparime
91. Shitblerje të Mjeteve Rrugore me Motor dhe/ose Rimorkiove
92. Përdoruesit e Makinerive të Rënda për Punime Ndërtimi dhe Toke
93. Taksist
94. Mësues arsimi parashkollor
95. Mësues arsimi fillor
96. Mësues i arteve figurative
97. Mësues biologjie
98. Mësues biologji-kimie
99. Mësues edukimi fizik
100. Mësues fizike
101. Mësues gjeografie
102. Mësues i gjuhës angleze
103. Mësues i gjuhës frënge
104. Mësues i gjuhës greke
105. Mësues i gjuhës italiane
106. Mësues i gjuhës gjermane
107. Mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë
108. Mësues historie
109. Mësues histori-gjeografie
110. Mësues histori-gjeografie edukate
111. Mësues informatike
112. Mësues kimie
113. Mësues matematike
114. Mësues matematikë fizikë
115. Mësues matematikë informatikë
116. Mësues i Shkencave Sociale
117. Mësues Ekonomie
118. Mësues i arsimit special
119. Mësues Arte Figurative
120. Mësues Arte skenike
121. Mësues instrumenti muzikor
122. Mësues Koreografi
123. Sportist I nivelit të lartë
124. Trajner (sporti)
125. Specialist i sportit
126. Instruktor I skive
127. Udhërrëfyes Turistik
128. Udhërrëfyes Turistik Kombëtar
129. Udhërrëfyes Turistik Lokal
130. Udhërrëfyes Turistik i Specializuar
131. Udhërrëfyes Turistik i Nderit
132. Operator Turistik
133. Agjent turistik
134. Operator Turistik Detar
135. Transportues Turistik
136. Vrojtues Plazhi
137. Agjentë letrarë
138. Art-grafist
139. Botues
140. Konservues - Restaurator i rrënojave/siteve arkeologjike
141. Konservues – Restaurator i ndërtimeve me karakter mbrojtës
142. Konservues – Restaurator i arkitekturës së kultit
143. Konservues – Restaurator i ndërtimeve inxhinierike
144. Konservues – Restaurator i arkitekturës së traditës (vernakulare)
145. Konservues – Restaurator i arkitekturës së projektuar [në dokument figuron gabimisht sërish 142; duhet 145]
146. Konservues – Restaurator – Rikualifikues i hapësirave (rrugë, sheshe) brenda qendrave historike dhe ansambleve historike urbane
147. Konservues – Restaurator i mozaikëve
148. Konservues – Restaurator i pikturave murale dhe shkëmbore
149. Konservues – Restaurator i veprave të artit në dru
150. Konservues – Restaurator i veprave të artit në allçi, gur, qeramikë
151. Konservues – Restaurator i veprave të artit në metal dhe qelq
152. Konservues – Restaurator i objekteve tekstile, lëkure, pergamenë, telajo, letër
153. Vëzhgues arkeologjik (Survey)
154. Sondues arkeologjik
155. Gërmues arkeologjik
156. Vëzhgues arkeologjik (Survey) nënujor
157. Sondues arkeologjik nënujor
158. Gërmues arkeologjik nënujor
159. Instruktor për Praktikë Arsimit Profesional
160. Instruktorë per teorine dhe praoktiken në AFP
161. Përfaqësues i Autorizuar për Patentat e Shpikjeve dhe Modeleve të Përdorimit
162. Përfaqësues i Autorizuar për Disenjot Industriale, Markat Tregtare dhe Treguesit Gjeografikë
163. Ekspert për Patentat e Shpikjeve dhe Modeleve të Përdorimit
164. Ekspert për Disenjot Industriale, Markat Tregtare dhe Treguesit Gjeografikë
165. Metalpunues
166. Saldator
167. Llamarinist
168. Farkëtar
169. Frezator
170. Argjendar
171. Orëndreqës
172. Murator
173. Hidraulik
174. Elektricist
175. Betonues
176. Hekurpunues
177. Gurgdhendës
178. Shtrues rrugësh me gurë
179. Oxhakpunues
180. Ndërtues i çative
181. Parketshtrues
182. Pllakashtrues
183. Punëtor duro-alumini
184. Suvatues
185. Izolues ndërtesash
186. Teknik kondicionerësh dhe pajisjesh ftohëse
187. Montues dhe mirëmbajtës ashensori/pishinash [numri 186 përsëritet në dokument]
188. Instalues impiantesh gazi
189. Instalues i sistemeve të energjisë së rinovueshme
190. Xhamaxhi
191. Bojaxhi
192. Marangoz
193. Përpunues druri
194. Mobilier
195. Tapicier
196. Përpunues artistik druri
197. Përpunues veglash muzikore me dru
198. Bërës dhe akordues fizarmonikash
199. Bërës dhe akordues organosh dhe pianosh
200. Bërës dhe akordues veglash muzikore popullore
201. Bërës dhe akordues violinash dhe kitarash
202. Bërës instrumentesh muzikore frymore
203. Artizan tekstili
204. Bërës litari/kordoni
205. Prodhues velash
206. Përpunues lëkure
207. Bërës aksesorësh për kafshë (saraç, samarxhi)
208. Tezgjahiste
209. Thurës kashte/grep
210. Stilues kapelash
211. Përpunues i fijeve të mëndafshit
212. Leshpunues
213. Punues qeramike
214. Printues në tekstil
215. Dekoratorë dhe dizenjues të ambienteve të brendshme
216. Pastrues i fibrave tekstile
217. Stilist/ modelist veshjesh
218. Rrobaqepës
219. Kostumograf (dizenjues kostumesh)
220. Qëndistar
221. Këpucar
222. Mekanik
223. Elektroaut
224. Elektro-mekanik
225. Elektroteknik
226. Motorist
227. Mekanik avionësh
228. Ndërtues dhe riparues anijesh
229. Mekanikë të makinave bujqësore
230. Mekanikë të makinave industriale
231. Përpunues qelqi
232. Përpunues porcelani
233. Përpunues mermeri dhe kuarci
234. Piktor qelqi dhe porcelani
235. Poçar
236. Bukëpjekës
237. Pastiçier
238. Bërës akulloresh
239. Kasap
240. Përpunues mishi
241. Peshkatar
242. Përpunues i bulmetrave
243. Konservues frutash dhe zarzavatesh
244. Shef kuzhine
245. Përpunues i pijeve alkoolike
246. Përpunues i ullirit
247. Printues
248. Fotolitografues (fotografë)
249. Tipograf
250. Stampues të fotografive
251. Punues instrumentesh për kirurgji
252. Punues gjymtyrësh artificialë
253. Punues instrumentesh dentare
254. Punues instrumentesh optike
255. Parukier
256. Berber
257. Make-up artist
258. Estetist, manikyrist, pedikyrist
259. Bletërritës
260. Kopshtarë, kultivues të kopshtarisë dhe fidanëve
261. Rritës kafshësh/shpendësh dhe të ngjashme
262. Qethës bagëtish, dhensh
263. Mbarështimi artificial i kafshëve
264. Kultivues prodhimesh deti/liqenesh
265. Punonjës në industrinë ushqimore
266. Punëtor i përpunimit të brumërave
267. Punonjës në përpunimin e qumështit
268. Punonjës në përpunimin e fruta-perimeve
269. Kontrollor cilësie/teknolog ushqimor për mishin
270. Laborant ushqimor
271. Ndërtues
272. Punëtor mirëmbajtjeje për ndërtesa
273. Bojaxhinj ndërtesash dhe të tjerë që lidhen me to
274. Punëtor i mirëmbajtjes së objekteve
275. Teknik, mbikëqyrës, përgjegjës
276. Punëtor në tekstil dhe produkte lëkure
277. Modelues
278. Prodhues të këpucëve dhe galanteria
279. Teknik prodhimi
280. Elektricist në objekte civile/industriale
281. Specialist për prodhimin e energjisë elektrike
282. Riparues pajisjesh elektroshtëpiake
283. Elektromekanik
284. Mekanik dhe mirëmbajtës i pajisjeve elektronike
285. Teknik komunikacioni
286. Instalues dhe riparues i pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe telekomunikacioni
287. Profesione të inxhinierisë mekanike
288. Mekanik në hidrocentrale
289. Punëtor për derdhje metali
290. Profesione të hoteleriturizmit
291. Banakier, kamerier
292. Kuzhinier, pastiçer
293. Recepsionist
294. Specialist eventesh
295. Fermer
296. Punonjës i kualifikuar për kopshtet
297. Kultivues i kulturave bujqësore dhe kopshtarë për treg
298. Teknikë për përdorim dhe riparime mekanike
299. Punëtor në minierë
300. Punonjës të minierave dhe në uzina të përpunimit të mineraleve
301. Teknik peshkimi
302. Marinar
303. Teknik telekomunikacioni [numri 301 përsëritet në dokument]
304. Llogaritar
305. Agjent i shërbimeve të udhëtimit
306. Shitës, agjent dhe menaxher shitjesh
307. Nëpunës zyre
308. Mekanik në automjete
309. Automekanik
310. Punëtor për shërbime karrocerie
311. Teknik i shërbimeve të mirëmbajtjes për mjete të rënda
312. Teknik automjeti për shërbimet mekatronike
313. Specialist i mekatronikës në automjete
314. Asistent i kujdesit për të moshuar
315. Asistent i kujdesit për fëmijë
316. Punonjës shtypshkrimi
317. Punonjës në teknologjinë kimike (letër...)
318. Punonjës në përpunim nafte dhe gazi
319. Punëtorë të prodhimit të çimentos, gurëve dhe materialeve të tjera
320. Punëtorë të makinerive për produkte të gomës/plastikës
321. Punonjës të prodhimeve kimike
322. Gjeodet i mesëm
323. Përdorues makinerish pyjore [pa numër në dokument]
324. Teknik silvikulture (drurët) / Teknik pyjesh
325. Punonjës të pyjeve dhe sharrëxhinj
326. Mekanik kompjuteri
327. Teknik rrjetesh dhe banke të dhënash
328. Teknik për mbështetje të përdoruesve
329. Teknik Website
330. Asistent programim kompjuteri
331. Ndihmës në TIK
332. Agjent Doganor
333. Auditues ligjor
334. Kontabilist i miratuar [pa numër në dokument]
335. Aktuar
336. Vlerësues dëmesh në sigurime
337. Agjent i lidhur i shoqërisë administruese të SIK
338. Agjent i lidhur i shoqërisë komisionere
339. Agjent në sigurime (sigurim jo- jetë)
340. Agjent në sigurime (sigurim jete)
341. Broker në sigurime

 

/skyweb.al

Etiketat: profesionetrregulluara
Artikulli para

Jam 52 vjeçe, e kualifikuar dhe nuk po gjej dot më një punë full time

Artikulli pas

Shtatë gabimet që turistët duhet të shmangin në restorantet italiane

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit
Ekonomi

Kreu i IEA-së jep alarmin për Hormuzin: Nëse nuk rifillon furnizimi, bota rrezikon krizë energjetike

17 Korrik, 2026
Bllokada detare amerikane ndaj Iranit ndryshon hartën e lundrimit të tankerave të naftës, rriten çmimet
Ekonomi

Bllokada detare amerikane ndaj Iranit ndryshon hartën e lundrimit të tankerave të naftës, rriten çmimet

17 Korrik, 2026
Ping-pong me jetën e pushuesve
Kryesore

Ping-pong me jetën e pushuesve

17 Korrik, 2026
Albin Kurti thotë se Kosova mund të importojë gaz amerikan nga Shqipëria
Aktualitet

Albin Kurti thotë se Kosova mund të importojë gaz amerikan nga Shqipëria

17 Korrik, 2026
Jeta sekrete e stjuardesave, ngacmimet, komentet dhe pse pasagjerët britanikë pijnë jashtëzakonisht shumë në avion
Aviacion

Jeta sekrete e stjuardesave, ngacmimet, komentet dhe pse pasagjerët britanikë pijnë jashtëzakonisht shumë në avion

17 Korrik, 2026
Dalin SMS-të/ Jo vetëm kokainë dhe para, “çunat” e drogës dhe kullave ranë në dashuri me vajzat latine në Ekuador
Aktualitet

Dalin SMS-të/ Jo vetëm kokainë dhe para, “çunat” e drogës dhe kullave ranë në dashuri me vajzat latine në Ekuador

17 Korrik, 2026
Artikulli pas
Shtatë gabimet që turistët duhet të shmangin në restorantet italiane

Shtatë gabimet që turistët duhet të shmangin në restorantet italiane

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Behgjet Pacolli u kallëzua në prokurori nga Valon Ademi
Aktualitet

Behgjet Pacolli u kallëzua në prokurori nga Valon Ademi

Nga SkyWeb
15 Tetor, 2025
0

Konflikti për kuotat e aeroportit të Vlorës ka marrë të tjera përmasa. Një ditë më parë, portali Hashtag.al zbuloi se...

Lexo të plotë
Pagat më të ulëta, ushqimet më të shtrenjta se Europa: Kostoja e korrupsionit dhe e kapjes së tregut që i paguajmë çdo ditë

Kriza e naftës po ndiqet nga shtrenjtimi i ushqimeve, FAO jep alarmin

4 Prill, 2026
Sa duhet ta keni rrogën për të blerë një apartament në Shqipëri

“Express”: Tirana surpriza e re e Ballkanit, kombinon energjinë urbane me autenticitetin

9 Shkurt, 2026
Nga shiu në breshër, qeveria i heq tenderët AKSHI-t dhe ia jep OBP-së pas mega skandalit me fondet publike

Nga shiu në breshër, qeveria i heq tenderët AKSHI-t dhe ia jep OBP-së pas mega skandalit me fondet publike

11 Prill, 2026
Rama rikthehet në Vlorë për të verifikuar realizimin e porosive të lëna pas shkarkimeve masive

Rama rikthehet në Vlorë për të verifikuar realizimin e porosive të lëna pas shkarkimeve masive

7 Korrik, 2025

Të Fundit

Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

Kreu i IEA-së jep alarmin për Hormuzin: Nëse nuk rifillon furnizimi, bota rrezikon krizë energjetike

17 Korrik, 2026
Bllokada detare amerikane ndaj Iranit ndryshon hartën e lundrimit të tankerave të naftës, rriten çmimet

Bllokada detare amerikane ndaj Iranit ndryshon hartën e lundrimit të tankerave të naftës, rriten çmimet

17 Korrik, 2026
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore

Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore

17 Korrik, 2026
Nëse makina juaj rri përherë pis, ju prish shumë punë

Nëse makina juaj rri përherë pis, ju prish shumë punë

17 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr