• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Gent Sejko propozon ligjin e ri: Të ndalohet arrestimi im!

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Korrik, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
Gent Sejko propozon ligjin e ri: Të ndalohet arrestimi im!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë pritet të përfitojnë mbrojtje të posaçme ligjore nga arrestimi, ndalimi dhe kontrollet personale ose të banesës.

Parashikimi është përfshirë në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, të hartuar nga banka qendrore dhe të publikuar për konsultim nga Ministria e Financave.

Ligji i ri i hap rrugën Leku-t digjital, Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive të emetimit

Sipas nenit 72 të draftit, Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen, të privohen nga liria në ndonjë formë apo t’i nënshtrohen kontrollit personal dhe të banesës pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përjashtim do të bëhet vetëm kur zyrtarët kapen në flagrancë ose gjatë ndjekjes menjëherë pas kryerjes së një krimi.

Në çdo rast tjetër, prokurori i çështjes duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar autorizimin për arrestim ose kontroll.

Projektligji përcakton se Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet brenda dy javëve nga paraqitja e kërkesës.

Nëse brenda këtij afati nuk merret vendim, kërkesa e prokurorisë do të konsiderohet e refuzuar.

LIGJI/ Qeveria u heq bankave “monopolin” e pagesave, hapet rruga edhe për institucionet jobankare

Mbrojtja e propozuar për drejtuesit e Bankës së Shqipërisë është më e gjerë se ajo që zbatohet për guvernatorët e shumë bankave qendrore europiane.

Në vende si Gjermania, Italia, Franca, Belgjika dhe Britania e Madhe, guvernatorët e bankave qendrore mund të arrestohen pa qenë e nevojshme marrja e autorizimit paraprak nga një institucion tjetër kombëtar.

Në vendet anëtare të Bashkimit Europian, një mbrojtje e caktuar lidhet me rolin e guvernatorëve si anëtarë të Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Europiane.

Në këto raste, autorizimi i BQE-së mund të kërkohet vetëm për çështje që lidhen drejtpërdrejt me ushtrimin e funksionit europian dhe jo për akuza që kanë të bëjnë me veprime private ose vepra si korrupsioni.

Shqipëria ka pasur më parë raste të arrestimit të guvernatorëve të Bankës së Shqipërisë.

Shqipëria përgatitet për kalimin në euro, ligji i ri përshtat Bankën e Shqipërisë me sistemin e BQE-së

Në shtator të vitit 2014, Guvernatori i atëhershëm Ardian Fullani u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas skandalit të përvetësimit të 713 milionë lekëve në Departamentin e Emisionit të Monedhës.

Në përfundim të procesit gjyqësor, Fullani u shpall i pafajshëm dhe më pas fitoi edhe dëmshpërblim financiar për shkarkimin nga detyra.

Një tjetër ish-guvernator, Ilir Hoti, u arrestua në vitin 1993 për shpërdorim detyre, por masa u mor disa muaj pasi ai ishte larguar nga posti.

Legjislacioni shqiptar njeh aktualisht forma imuniteti për Presidentin e Republikës, Kryeministrin, ministrat, deputetët dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Për shumicën e këtyre funksionarëve, autorizimi për heqjen e imunitetit jepet nga Kuvendi.

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë propozon që vendimi për arrestimin ose kontrollin e Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorëve t’i kalojë drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese, duke e lënë Kuvendin jashtë procedurës.

Artikulli para

Kreu i IEA-së jep alarmin për Hormuzin: Nëse nuk rifillon furnizimi, bota rrezikon krizë energjetike

Artikulli pas

Shqipëria ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali
Aviacion

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

16 Tetor, 2026
Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?
Ekonomi

Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?

16 Tetor, 2026
Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria
Aviacion

Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria

16 Tetor, 2026
Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën, qyteti i Lezhës më i lirë
Ekonomi

Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën, qyteti i Lezhës më i lirë

16 Tetor, 2026
Sa para u mbeten familjeve europiane pas pagesës së qirasë? Ku janë më të shtrenjtat
Ekonomi

Sa para u mbeten familjeve europiane pas pagesës së qirasë? Ku janë më të shtrenjtat

16 Tetor, 2026
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shqipëria ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

Shqipëria ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

Të Përzgjedhura

INSTAT raporton rritje të ndjeshme të net qëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri
Kryesore

Babëzia me çmimet po merr më qafë turizmin në Shqipëri: Po vijnë gjithnjë e më pak të huaj, shqiptarët “arratisen” jashtë

Nga SkyWeb
22 Gusht, 2025
0

Shqipëria duket se po humbet ritmin e rritjes turistike që e karakterizoi vitet e fundit. Të dhënat e publikuara nga...

Lexo të plotë
Qendra historike e Dhërmiut merr status mbrojtjeje si pasuri kulturore

Qendra historike e Dhërmiut merr status mbrojtjeje si pasuri kulturore

27 Qershor, 2026
Airbus, Leonardo dhe Thales bëhen bashkë, europianët përballë SpaceX të Elon Musk

Airbus, Leonardo dhe Thales bëhen bashkë, europianët përballë SpaceX të Elon Musk

23 Tetor, 2025
Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

19 Dhjetor, 2025
Sherr te zyra e PSD në Tiranë, policia thotë se u gjetën fishekë

Sherr te zyra e PSD në Tiranë, policia thotë se u gjetën fishekë

29 Prill, 2025

Të Fundit

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

16 Tetor, 2026
Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?

Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?

16 Tetor, 2026
Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria

Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria

16 Tetor, 2026
Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën, qyteti i Lezhës më i lirë

Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën, qyteti i Lezhës më i lirë

16 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr