• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Më shumë vajza të reja në të 20-at po preken nga diabeti i tipit 2

Editor Nga Editor
23 Korrik, 2026
në Shëndet
A A
Më shumë vajza të reja në të 20-at po preken nga diabeti i tipit 2
Share on FacebookShare on WhatsApp

Anglia po përballet me një “rritje shqetësuese” të numrit të grave të reja në të 20-at që zhvillojnë diabet të tipit 2, kanë paralajmëruar ekspertët e Imperial College London.

Rritja është vërejtur kryesisht pas pandemisë së COVID-19 dhe lidhet ngushtë me shtimin e rasteve të obezitetit, sipas një analize të të dhënave të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor britanik (NHS) për periudhën 2011–2024.

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje serioze që mund të çojë në komplikacione të rënda, si infarkti i zemrës dhe goditja në tru.

Kur sëmundja shfaqet në moshë të re, ajo priret të jetë më agresive, duke rritur rrezikun e komplikacioneve të rënda dhe duke shkurtuar jetëgjatësinë, sipas organizatës Diabetes UK.

Paralajmërimi i hershëm

Sipas organizatës bamirëse, është jetike që personat në rrezik të diagnostikohen herët për të parandaluar dëmtimet afatgjata të organeve.

Diabeti i tipit 2 mund të futet në remision në disa raste përmes një diete të shëndetshme dhe mbajtjes së një peshe normale, pa qenë e nevojshme përdorimi i ilaçeve që ulin nivelin e glukozës në gjak.

Studiuesit thonë se trajtimet më të reja kundër obezitetit, si injeksionet dhe tabletat me agonistë të receptorit GLP-1, mund të ndihmojnë, së bashku me këshillat për një ushqyerje të shëndetshme.

Rreth 90% e gjashtë milionë personave që jetojnë me diabet në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe jo nga diabeti i tipit 1, i njohur edhe si diabet insulinovartës.

Rreziku për zhvillimin e diabetit rritet me moshën dhe të moshuarit vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve të reja të diagnostikuara.

Megjithatë, sipas vlerësimeve të NHS England, rreth 12 mijë persona nën moshën 30 vjeç jetojnë aktualisht me diabet të tipit 2, ndërsa gratë përbëjnë një pjesë më të madhe të këtyre rasteve tek të rinjtë.

Simptomat më të zakonshme përfshijnë lodhje të vazhdueshme, urinim më të shpeshtë se zakonisht dhe etje të vazhdueshme.

Studiuesit e Imperial College analizuan të dhënat e Auditit Kombëtar të Diabetit në Angli për të studiuar ndryshimet e sëmundjes ndër vite.

Të dhënat tregojnë se rastet e diabetit të tipit 2 janë në një rënie të lehtë tek të rriturit më të moshuar, të cilët megjithatë vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të diagnozave të reja.

Nga ana tjetër, sëmundja po rritet me shpejtësi tek personat nën moshën 40 vjeç, ndërsa disa nga rritjet më të mëdha janë regjistruar tek gratë e moshës 20 deri në 29 vjeç.

Në të njëjtën kohë, indeksi i masës trupore (BMI), një tregues i obezitetit, në momentin e diagnostikimit është rritur më shpejt tek të rriturit e rinj sesa tek grupmoshat më të mëdha, duke sugjeruar se obeziteti është një nga shkaqet kryesore të këtij trendi.

Shkalla e obezitetit në Angli është përkeqësuar që pas pandemisë, ku sipas të dhënave të veçanta të NHS, pothuajse një në tre persona është tashmë obez.

Rritjet më të mëdha të obezitetit janë regjistruar pikërisht tek të rriturit e rinj.

Midis viteve 2019 dhe 2025, numri i rasteve të reja të obezitetit u rrit me 16% tek personat e moshës 20–29 vjeç dhe me gati 20% tek ata të moshës 30–39 vjeç, ndërsa normat ranë tek të rriturit e moshës 60–79 vjeç.

Etiketat: diabeti
Artikulli para

Italia e merr seriozisht, hap qendrën e parë për trajtimin e varësisë nga rrjetet sociale

Artikulli pas

Shqipëria, e dyta në Evropë për përqindjen e banesave me kondicionerë, lë pas Italinë, Francën dhe Gjermaninë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë
Shëndet

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru
Shëndet

Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

20 Tetor, 2026
A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po
Shëndet

A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po

20 Tetor, 2026
Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin
Shëndet

Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin

20 Tetor, 2026
Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës
Shëndet

Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

19 Tetor, 2026
A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese
Shëndet

A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shqipëria, e dyta në Evropë për përqindjen e banesave me kondicionerë, lë pas Italinë, Francën dhe Gjermaninë

Shqipëria, e dyta në Evropë për përqindjen e banesave me kondicionerë, lë pas Italinë, Francën dhe Gjermaninë

Të Përzgjedhura

“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë
Aktualitet

“Njeriu mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta e ndan”, Rama flet për “vijat e kuqe” të Spiropalit

Nga Editor
13 Maj, 2026
0

edhe për qëndrimet e Elisa Spiropali. Deklaratat u bënë gjatë një bashkëbisedimi me botuesin e Koha Jonë, Nikollë Lesi, e...

Lexo të plotë
LOJA VAZHDON/ Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj ?

LOJA VAZHDON/ Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj ?

14 Mars, 2026
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

Turizmi në krizë për punonjës, qeveria sheh mundësinë e importit të krahut të punës

16 Qershor, 2026
Pagesat me kartë kalojnë numrin e tërheqjeve nga bankomatet

Pagesat me kartë, drejt tarifave më të ulëta – BSH propozon “tavan” për komisionet që bankat paguajnë për transaksionet me POS

2 Korrik, 2026
Vajzat preken nga autizmi po aq sa meshkujt, por diagnostikohen më vonë

Vajzat preken nga autizmi po aq sa meshkujt, por diagnostikohen më vonë

5 Shkurt, 2026

Të Fundit

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr