• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Turizmi në krizë për punonjës, qeveria sheh mundësinë e importit të krahut të punës

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Qershor, 2026
në Ekonomi, Turizëm
A A
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rritja e numrit të turistëve në Shqipëri po nxjerr gjithnjë e më shumë në pah një nga problemet më të mëdha të sektorit: Mungesën e fuqisë punëtore.

Hoteleria dhe turizmi janë kthyer në një nga motorët kryesorë të ekonomisë, por zgjerimi i shpejtë i kërkesës nuk po shoqërohet me të njëjtin ritëm nga tregu i punës.

Bizneset, sidomos gjatë sezonit veror, përballen me vështirësi për të gjetur staf të kualifikuar, nga shërbimi në hotele e restorante, deri te strukturat akomoduese në zonat turistike.

Madje, qeveria është shprehur së fundmi se po vlerëson edhe mundësinë e marrjes së punonjësve nga jashtë vendit, për të mbuluar boshllëqet që po krijohen në treg.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, thotë se po punohet në disa drejtime, duke nisur nga orientimi i të rinjve drejt arsimit profesional, deri te marrëveshjet me vende që mund të ofrojnë fuqi punëtore të kualifikuar.

“Arsimi dhe formimi profesional lidhet ngushtësisht me nevojat që ka tregu i punës, veçanërisht në hoteleri-turizëm, ndërsa pagat janë në nivel shumë të kënaqshëm.

Po eksplorojmë edhe mundësi të marrjes së forcës punëtore nga jashtë, duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare”, është shprehur Manjani.

Megjithatë, kjo rrugë nuk është e lehtë. Sipas saj, edhe shumë vende të Bashkimit Europian po përballen me të njëjtin problem dhe janë në konkurrencë për të tërhequr punonjës të kualifikuar nga vendet që mund të ofrojnë fuqi punëtore.

Një tjetër model që po shihet me interes është shkëmbimi sezonal i punonjësve.

Ideja është që vendet që kanë pikun turistik në verë të bashkëpunojnë me ato që kanë sezonin kryesor në dimër, duke krijuar mundësi që punonjësit e kualifikuar të kenë punësim gjatë gjithë vitit.

“Mobiliteti i fuqisë punëtore është një element i rëndësishëm dhe është pjesë e strategjisë kombëtare të punësimit dhe aftësive.

Ambicia jonë është që sezoni turistik të mos ketë vetëm një pik gjatë muajve të verës, por ta kthejmë në turizëm gjithëvjetor”, ka deklaruar Manjani.

Por në praktikë, situata nuk është e njëjtë për të gjithë bizneset. Sipërmarrjet e mëdha kanë më shumë mundësi të mbajnë staf të angazhuar edhe jashtë sezonit, ndërsa bizneset e vogla shpesh detyrohen të mbështeten te familjarët për të përballuar fluksin.

Kjo tregon se sfida e fuqisë punëtore nuk është më thjesht një problem sezonal, por një çështje strukturore për turizmin shqiptar.

Nëse numri i turistëve vijon të rritet, sektori do të ketë nevojë jo vetëm për më shumë shtretër e investime, por edhe për më shumë punonjës të trajnuar, të qëndrueshëm dhe të motivuar.

Artikulli para

Euro merr për poshtë, sezoni “zhyt” edhe më tepër monedhën europiane

Artikulli pas

Mbi 16 milionë pagesa bankare në tre muaj, kartat dominojnë transaksionet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit
Ekonomi

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Dje e shtrenjtoi me 6 lekë, sot e ul po me 6 lekë: Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

31 Tetor, 2026
Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance
Ekonomi

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”
Ekonomi

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi

Mbi 16 milionë pagesa bankare në tre muaj, kartat dominojnë transaksionet

Të Përzgjedhura

Balla thotë se vendimi i Kushtetueses për Ballukun duhej të ishte 8-0 dhe jo 4-4, duke mos dhënë vendim
Aktualitet

Balla thotë se vendimi i Kushtetueses për Ballukun duhej të ishte 8-0 dhe jo 4-4, duke mos dhënë vendim

Nga SkyWeb
13 Shkurt, 2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me padinë...

Lexo të plotë
Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse

Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse

26 Mars, 2026
Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

26 Dhjetor, 2025
Historia pas vijës të bardhë që shpëton miliona jetë çdo vit

Historia pas vijës të bardhë që shpëton miliona jetë çdo vit

16 Korrik, 2026
Projekti i shekullit, Italia miraton ndërtimin e urës që do të lidhë Siçilinë me kontinentin

Projekti i shekullit, Italia miraton ndërtimin e urës që do të lidhë Siçilinë me kontinentin

6 Gusht, 2025

Të Fundit

Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar

Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card

31 Tetor, 2026
500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit

Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit

31 Tetor, 2026
SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr