• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 31 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nis “shkulja” e njerëzve dhe krerëve të dosjes AKSHI në Policinë e Shtetit. Pas Nallbatit priten lëvizje të tjera

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Nis “shkulja” e njerëzve dhe krerëve të dosjes AKSHI në Policinë e Shtetit. Pas Nallbatit priten lëvizje të tjera
Share on FacebookShare on WhatsApp

Largimi i Neritan Nallbatit nga drejtimi i Departamentit të Policisë Kriminale pritet të pasohet nga ndryshime të tjera në nivelet e larta të Policisë së Shtetit. Zyrtarisht, Nallbati është transferuar në Akademinë e Sigurisë, pasi i ka përfunduar mandati në krye të departamentit.

Në vend të tij është komanduar Arjan Muça. Lëvizje ka pasur edhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku Pëllumb Seferi është transferuar në Akademinë e Sigurisë.

Ervina Gjana, “molla e ndaluar” e Skender Hitajt! Pse drejtori i ri nuk e “prek” dot të besuarën e Ilir Prodës

Drejtimi i këtij departamenti i është besuar përkohësisht Artan Bajraktarit. Megjithatë, burime bëjnë me dije se largimi i Nallbatit nuk duhet parë vetëm si një rotacion rutinë.

Ai mund të jetë lëvizja e parë në kuadër të largimit nga pozicionet drejtuese të zyrtarëve që po verifikohen në lidhje me dosjen e AKSHI-t. Në fokus janë edhe kontaktet e dyshuara të drejtuesve të policisë me Ergys Agasin, i shpallur në kërkim nga SPAK me akuza të rënda, siç është edhe ajo e grupit të strukturuar kriminal.

Po ashtu, priten edhe transferime të drejtuesve te dikastereve të ndryshme si, M.K; KK; G.N dhe V.B, lidhje të njohura të Nallbatit.

Mbetet për t’u parë nëse gjatë kësaj vale transferimesh do të preket Ervin Gjana, Drejtoreshë e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit. Bashkëshorti i saj Renato Hrstic, është nën hetim si shoqërues i Ergys Agasit,ndërsa GJKKO ka urdhëruar sekuestrimin e pajisjeve elektronike.

Agasi, së bashku me Ermal Beqirin, dyshohet nga SPAK si një nga krerët e grupit kriminal që orientonte tenderët e AKSHI, duke paracaktuar fituesit dhe duke fryrë kostot me qëllim përfitimin.

Sipas dyshimeve të SPAK, paratë e përfituara më pas shpërndaheshin përmes skemave të ndryshme, mes të cilave edhe faturimet fiktive.

Në këtë sfond, fakti që bashkëshorti i një drejtueseje të rëndësishme të Policisë së Shtetit del si shoqërues i një prej personave më të kërkuar nga SPAK, duket se nuk përbën më lajm në Shqipëri.

Verifkimet po bëhen për veprime të jashtëligjshme të drejtorisë së drejtuar prej saj që në kuadër të mbrojtjes së figurës së Agasit nga ekspozimi mediatik para shpërthimit të skandalit AKSHI.  /skyweb.al

Etiketat: akshineritan nallbati
Artikulli para

Nafta sot 217 lekë, qeveria shton një tarifë të re që pritet ta shtrenjtojë edhe më

Artikulli pas

Pse disa duhanpirës preken nga kanceri i mushkërive dhe të tjerë jo? Studimi jep përgjigje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Ekonomi

Nafta sot 217 lekë, qeveria shton një tarifë të re që pritet ta shtrenjtojë edhe më

31 Korrik, 2026
Rama: Forcimi i lekut sukses i ekonomisë shqiptare, analistët s’dinë çfarë flasin
Aktualitet

Rama: Në Shqipëri po prodhohen 14 automjete të reja zjarrfikëse, synohet flotë sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së

31 Korrik, 2026
El Niño mbërrin zyrtarisht, ekspertët paralajmërojnë verë me temperatura ekstreme
Aktualitet

Parashikimi i meteorologes për verën e gjatë: Temperaturat e larta deri në tetor, më pas vendi përfshihet nga stuhi

31 Korrik, 2026
Vetëm 1 EURO, 88 ha tokë e lirë për ndërtim në Vlorë, çfarë parashikon vendimi i qeverisë
Aktualitet

Vetëm 1 EURO, 88 ha tokë e lirë për ndërtim në Vlorë, çfarë parashikon vendimi i qeverisë

31 Korrik, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

Plani i ri për familjet e varfa: Pajisje të reja elektroshtëpiake, izolim dhe panele diellore

31 Korrik, 2026
LIGJI I RI/ Gjoba deri në 1 milion lekë dhe bllokim i kamionëve me mallra të rrezikshme
Ekonomi

LIGJI I RI/ Gjoba deri në 1 milion lekë dhe bllokim i kamionëve me mallra të rrezikshme

31 Korrik, 2026
Artikulli pas
Pse disa duhanpirës preken nga kanceri i mushkërive dhe të tjerë jo? Studimi jep përgjigje

Pse disa duhanpirës preken nga kanceri i mushkërive dhe të tjerë jo? Studimi jep përgjigje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çmimi i arit arrin nivel rekord
Ekonomi

Çmimi i arit arrin nivel rekord

Nga Editor
25 Janar, 2026
0

Çmimet e arit arritën sot nivele rekord, të mbështetura nga pasiguria e vazhdueshme gjeopolitike dhe ekonomike, e cila po rrit...

Lexo të plotë
“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të respektohen”, Presidenti Begaj bën bashkë aktorët politikë në Luginën e Preshevës

“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të respektohen”, Presidenti Begaj bën bashkë aktorët politikë në Luginën e Preshevës

9 Korrik, 2026
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket planetit të kuq

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket planetit të kuq

24 Nëntor, 2025
Caktohet treshja e gjyqtarëve që do të gjykojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

LISTA/ Nga Vangjel Tavo te Damian Gjiknuri dhe çeku i famshëm, SPAK kërkon pyetjen e personave kyç të dosjes META-KRYEMADHI

18 Qershor, 2026
SPAK bastis zyrën dhe banesën e kreut të OSHEE Enea Karakaçi, kontrolle dhe sekuestrim celulari

SPAK bastis zyrën dhe banesën e kreut të OSHEE Enea Karakaçi, kontrolle dhe sekuestrim celulari

18 Tetor, 2025

Të Fundit

Pse disa duhanpirës preken nga kanceri i mushkërive dhe të tjerë jo? Studimi jep përgjigje

Pse disa duhanpirës preken nga kanceri i mushkërive dhe të tjerë jo? Studimi jep përgjigje

31 Korrik, 2026
Nis “shkulja” e njerëzve dhe krerëve të dosjes AKSHI në Policinë e Shtetit. Pas Nallbatit priten lëvizje të tjera

Nis “shkulja” e njerëzve dhe krerëve të dosjes AKSHI në Policinë e Shtetit. Pas Nallbatit priten lëvizje të tjera

31 Korrik, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Nafta sot 217 lekë, qeveria shton një tarifë të re që pritet ta shtrenjtojë edhe më

31 Korrik, 2026
Rama: Forcimi i lekut sukses i ekonomisë shqiptare, analistët s’dinë çfarë flasin

Rama: Në Shqipëri po prodhohen 14 automjete të reja zjarrfikëse, synohet flotë sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së

31 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr