• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

REVOLUCION/ Tani nuk nevojitet pasaporta për fluturimet brenda Italisë dhe nga Italia drejt vendeve Shengen

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Korrik, 2025
në Aviacion, Kryesore, Turizëm
A A
REVOLUCION/ Tani nuk nevojitet pasaporta për fluturimet brenda Italisë dhe nga Italia drejt vendeve Shengen
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një rregull i ri i miratuar nga ENAC (Enti Kombëtar për Aviacionin Civil Italian) dhe i autorizuar nga Ministria e Brendshme, po ndryshon ndjeshëm mënyrën e udhëtimit ajror në Itali.

Që prej kësaj jave, pasagjerët nuk janë më të detyruar të tregojnë një dokument identiteti në portën e imbarkimit për fluturimet kombëtare dhe ato drejt vendeve të zonës Schengen. Mjafton vetëm karta e imbarkimit (boarding pass).

Vendimi tashmë ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet në të gjitha aeroportet italiane.

Sipas dokumentit zyrtar të siguruar nga Corriere della Sera, bëhet fjalë për një ndryshim në programin kombëtar të sigurisë së aviacionit civil.

Deri më tani, linjat ajrore ishin të detyruara të verifikonin përputhjen e emrit në kartën e imbarkimit me një dokument identiteti përmes kontrollit vizual.

Kjo procedurë tani është hequr.

ENAC sqaron se siguria nuk komprometohet, pasi kontrolli i pasagjerëve në zonën sterile të aeroportit, përmes detektorëve të metaleve dhe pajisjeve të skanimit, vazhdon të garantojë standardet e nevojshme sipas rregullores së Bashkimit Evropian.

Vendimi është në përputhje me praktikat e ndjekura tashmë nga vende si Gjermania, dhe vlen për të gjitha destinacionet brenda Italisë dhe në vendet e zonës Schengen, ku përfshihen 25 nga 27 shtetet anëtare të BE-së si dhe Islanda, Norvegjia, Lihtenshtajni dhe Zvicra.

Megjithatë, për disa destinacione të konsideruara “të ndjeshme” për çështje migracioni, kontrolli i dokumenteve do të vazhdojë të jetë i detyrueshëm.

Për shembull, udhëtarët drejt Irlandës duhet të paraqesin ende një dokument identiteti, ndërsa Qipro është ende në proces të plotë të heqjes së barrierave doganore.

Ky ndryshim pritet të shkurtojë kohën e imbarkimit dhe të lehtësojë procesin e udhëtimit, pa cënuar sigurinë e pasagjerëve. /Leonard Berberi-Corriere.al

Artikulli para

PROJEKTI/ Kulla ngjyra-ngjyra në Vlorë

Artikulli pas

Turizmi, Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin për mungesën e ujit, mbetjet dhe ndërtimet pa kriter

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 
Ekonomi

Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 

12 Tetor, 2026
Në krye të listës, Eurostat thotë se 1 në 3 shqiptar nuk përballojnë dot qiratë dhe faturat mujore
Ekonomi

Qiratë në Shqipëri u shtrenjtuan dy herë më shumë se mesatarja e BE-së

12 Tetor, 2026
Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror
Aviacion

Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

Turizmi, Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin për mungesën e ujit, mbetjet dhe ndërtimet pa kriter

Të Përzgjedhura

Shqipërisë i duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike
Aktualitet

Shqipërisë i duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike

Nga SkyWeb
2 Shtator, 2026
0

Shqipërisë do t’i nevojiten rreth 8.4 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për t’u përshtatur me pasojat e ndryshimeve klimatike....

Lexo të plotë
E BUJSHME/ Vangjel Tavo në dosjen Aruba, objektiv i zhvatjes ishte Gjiri i Gramës, si u përgjua kryebashkiaku në komunikime me trafikantët: Numrin ma dha Muli…

E BUJSHME/ Vangjel Tavo në dosjen Aruba, objektiv i zhvatjes ishte Gjiri i Gramës, si u përgjua kryebashkiaku në komunikime me trafikantët: Numrin ma dha Muli…

3 Korrik, 2026
RAPORTI I PS/ Bashkitë më të rrezikuara të shkrihen, katër kriteret e vlerësimit dhe çfarë parashikon Reforma Territoriale 2.0

RAPORTI I PS/ Bashkitë më të rrezikuara të shkrihen, katër kriteret e vlerësimit dhe çfarë parashikon Reforma Territoriale 2.0

23 Korrik, 2026
Shkencëtarët zbulojnë rrufe në Mars

Shkencëtarët zbulojnë rrufe në Mars

28 Nëntor, 2025
Shpresë e re kundër HIV, injeksioni që po jep rezultate pozitive

Shpresë e re kundër HIV, injeksioni që po jep rezultate pozitive

18 Mars, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr