• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Investigimi për abuzimin me rimbursimin e barnave, reagon Nadir Çausholli: Më sulmon konkurrenti

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Korrik, 2025
në Ekonomi
A A
Investigimi për abuzimin me rimbursimin e barnave, reagon Nadir Çausholli: Më sulmon konkurrenti
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas publikimit të një artikulli investigativ që zbardhi një skemë të dyshuar mashtrimi me rimbursimet e barnave Foster dhe Trimbow, sipërmarrësi Nadir Çausholli ka reaguar publikisht përmes një postimi të gjatë në rrjetin social Facebook, duke mohuar kategorikisht çdo përfshirje të kompanisë së tij.

Në deklaratën e tij, Çausholli akuzon drejtpërdrejt biznesmenin Ilir Shehu (i njohur edhe si Ilir Pasholli), pronar i kompanive “Medicamenta” dhe “Mega Store”, si nxitësin kryesor të këtij sulmi mediatik.

Ai pretendon se motivi qëndron tek fakti se kompania italiane Chiesi Farmaceutici, prodhuese e barnave në fjalë, po shqyrton t’i transferojë ekskluzivitetin e distribucionit nga kompania e Shehut tek ajo e Çaushollit.

“E gjitha kjo është një hakmarrje tregtare, sepse kompania italiane do të na japë ekskluzivitetin neve. Ky është sponsorizuesi i sulmeve online ndaj meje,” – shkruan Çausholli.

Ai shkon më tej, duke sjellë akuza të forta për të kaluarën e Ilir Shehut, të cilin e lidh me trafik ndërkombëtar droge dhe mashtrime në tregun farmaceutik. “Sipas farmacive, ai ka ndryshuar mbiemrin për të fshehur të shkuarën. Ka ndërtuar dy godina në Shqipëri me të ardhura që nuk justifikohen. A nuk duhet hetuar nga SPAK dhe të nisë një hetim pasuror?”, pyet Çausholli në postim.

Artikulli investigativ i publikuar një ditë më parë pretendonte se sasia e barnave Foster dhe Trimbow e disponueshme në treg është disa herë më e madhe sesa ajo që importon vetë kompania Chiesi, duke ngjallur dyshime për mashtrime me rimbursimet, falsifikime dhe kontrabandë të organizuar, ku përfshihen kompani private, rrjete farmacish dhe institucione shtetërore si Fondi i Sigurimeve dhe Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë klimë akuzash të ndërsjella, pritet që institucionet përkatëse të reagojnë me hetime të thelluara për të zbardhur të vërtetën dhe për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me një skandal të rëndë në sistemin e barnave të rimbursueshme apo me një luftë të egër tregtare në industrinë farmaceutike shqiptare.

Artikulli para

S’ka vend për panik! Shtresa e bardhë mbi ujin e detit nuk është ndotje nga anijet, si krijohet

Artikulli pas

Vendimi, bëhet i detyrueshëm vetëdeklarimi i vendbanimit: Duhen dokumentet e pronësisë ose kontrata e qiramarrjes

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë
Ekonomi

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

Lajm i mirë për çiftet e reja: 4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

24 Tetor, 2026
Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Volvo me humbje, shkurton 2,500 vende pune
Ekonomi

Volvo me humbje, shkurton 2,500 vende pune

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Vendimi, bëhet i detyrueshëm vetëdeklarimi i vendbanimit: Duhen dokumentet e pronësisë ose kontrata e qiramarrjes

Vendimi, bëhet i detyrueshëm vetëdeklarimi i vendbanimit: Duhen dokumentet e pronësisë ose kontrata e qiramarrjes

Të Përzgjedhura

Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024
Aktualitet

Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024

Nga Editor
24 Shkurt, 2026
0

Ndërsa numri i banorëve në Shqipëri ka zbritur në 2.36 milionë, në kontrast numri i mjeteve sa vjen e po...

Lexo të plotë
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

6 Qershor, 2026
Wizz Air feston arritjen e 25 milionë pasagjerevë në Shqipëri dhe 6-vjetorin e bazës në Tiranë

Wizz Air feston arritjen e 25 milionë pasagjerevë në Shqipëri dhe 6-vjetorin e bazës në Tiranë

2 Korrik, 2026
Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri

Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri

21 Tetor, 2025
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

2 Shtator, 2026

Të Fundit

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr