• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 29 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nepali kërkon nga Meta dhe TikTok të heqin përmbajtjet grafike dhe mashtruese të krijuara me IA për përmbytjet

Editor Nga Editor
29 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
0
Nepali kërkon nga Meta dhe TikTok të heqin përmbajtjet grafike dhe mashtruese të krijuara me IA për përmbytjet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Autoritetet e Nepalit u kanë kërkuar kompanive që menaxhojnë platformat Meta dhe TikTok të marrin masa të menjëhershme për heqjen e përmbajtjeve grafike, videove të krijuara me inteligjencë artificiale, kodeve të rreme QR për donacione dhe postimeve çorientuese që po qarkullojnë pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve shkatërruese të dheut.

Sipas The Kathmandu Post, zyrtarët qeveritarë zhvilluan takime me përfaqësuesit e platformave sociale në Nepal, duke kërkuar reagim më të shpejtë ndaj materialeve që mund të keqinformojnë publikun, të pengojnë operacionet e shpëtimit dhe ndihmës, apo t’u shkaktojnë vuajtje të mëtejshme familjeve të viktimave.

Bijay Kumar Roy, koordinator i grupit të punës së qeverisë për rregullimin dhe menaxhimin e mediave sociale, tha se kompanive u është kërkuar të heqin menjëherë përmbajtjet e papërshtatshme dhe mashtruese sapo ato të raportohen.

Autoritetet kërkuan gjithashtu që platformat të përmirësojnë sistemet algoritmike, në mënyrë që ato të jenë më proaktive në identifikimin dhe bllokimin e materialeve të rreme dhe pamjeve grafike.

Sipas zyrtarëve, në rrjetet sociale janë rikthyer pamje të vjetra, të cilat po paraqiten gabimisht si materiale nga katastrofa e fundit. Paralelisht, video dhe imazhe të gjeneruara me inteligjencë artificiale po publikohen si të ishin reale. Një tjetër shqetësim janë kodet e rreme QR, përmes të cilave kërkohen donacione në emër të viktimave të përmbytjeve.

Raporti thekson se Meta dhe TikTok aktualisht mund të marrin nga 24 deri në 48 orë për të reaguar ndaj përmbajtjeve të raportuara. Për këtë arsye, autoritetet kanë kërkuar që procesi i verifikimit dhe heqjes së materialeve mashtruese të përshpejtohet.

Kërkesa e qeverisë nepaleze vjen në një moment kur numri i përgjithshëm i viktimave nga përmbytjet në Nepal dhe Kinë ka arritur në 543, ndërsa 1.281 persona, mes tyre 856 shtetas të huaj, rezultojnë ende të zhdukur.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën të mërkurën pjesë të veriut dhe qendrës së Nepalit, veçanërisht komunitetet përgjatë lumenjve Bhotekoshi dhe Trishuli. Fatkeqësia shkaktoi dëme të mëdha në banesa, ura dhe rrugë.

Në anën kineze të kufirit, rrjedhat e baltës dhe mbeturinat goditën portin Gyirong, në qarkun me të njëjtin emër, në Rajonin Autonom Xizang të Kinës jugperëndimore, i njohur gjithashtu si Tibet. Përmbytjet ndërprenë rrugët, komunikimet dhe furnizimin me energji elektrike.

Qindra banorë, punëtorë ndërtimi dhe turistë nga zonat e prekura të qarkut Gyirong janë evakuuar drejt vendeve më të sigurta, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet e kërkimit për personat e zhdukur.

Etiketat: nepalitik tok
Artikulli para

Pse një ditë e nxehtë dhe me diell mund t’ju prishë pushimet, si ndikojnë temperaturat e larta te avionët

Artikulli pas

Rikthimi i bujshëm i agjentëve turistik, por kësaj radhe me një rol tjetër: Plotësimi i tekave të miliarderëve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Inceneratori (që nuk ekziston) bën 7 mln euro fitim, por Tirana vijon të mbytet nga plehrat: A është kjo historia më spektakolare e korrupsionit?
Aktualitet

Inceneratori (që nuk ekziston) bën 7 mln euro fitim, por Tirana vijon të mbytet nga plehrat: A është kjo historia më spektakolare e korrupsionit?

29 Gusht, 2026
Tetë muaj nën mbrojtjen e krimit dhe policisë, si i erdhi fundi Ergys Agasit në një pasdite gushti
Aktualitet

Tetë muaj nën mbrojtjen e krimit dhe policisë, si i erdhi fundi Ergys Agasit në një pasdite gushti

29 Gusht, 2026
Rama për Zvërnecin: Investitorë nga Katari do të derdhin 4 mld euro, janë para të verifikuara
Aktualitet

Drejtorë dhe ministra të kthyer në blogerë nga frika e shtatorit, Rama mbledh sot deputetët dhe të deleguarit e Tiranës!

29 Gusht, 2026
Pjesë e “flotës hije” ruse po sillte naftë në Shqipëri?! Porti i Durrësit ndalon hyrjen e tankerit Hanuman
Aktualitet

Pjesë e “flotës hije” ruse po sillte naftë në Shqipëri?! Porti i Durrësit ndalon hyrjen e tankerit Hanuman

29 Gusht, 2026
Plazhi publik nuk është falas siç premtoi Rama: Bashkitë tarifojnë çadra dhe shezlongë
Aktualitet

Plazhi publik nuk është falas siç premtoi Rama: Bashkitë tarifojnë çadra dhe shezlongë

29 Gusht, 2026
4.26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet e zhytur mes plehrave
Aktualitet

4.26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet e zhytur mes plehrave

29 Gusht, 2026
Artikulli pas
Rikthimi i bujshëm i agjentëve turistik, por kësaj radhe me një rol tjetër: Plotësimi i tekave të miliarderëve

Rikthimi i bujshëm i agjentëve turistik, por kësaj radhe me një rol tjetër: Plotësimi i tekave të miliarderëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rriten rastet e gonorresë rezistente ndaj antibiotikëve në Evropë
Shëndet

Rriten rastet e gonorresë rezistente ndaj antibiotikëve në Evropë

Nga Editor
21 Korrik, 2026
0

Numri i rasteve të gonorresë rezistente ndaj antibiotikëve po rritet në të gjithë Evropën, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe...

Lexo të plotë
RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

14 Prill, 2026
Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët me traktorë, kundërshtojnë politikat e çmimeve të supermarketeve

Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët me traktorë, kundërshtojnë politikat e çmimeve të supermarketeve

15 Dhjetor, 2025
Garancia sovrane për kreditimin e fermerëve u shfrytëzua vetëm në masën 12%

Garancia sovrane për kreditimin e fermerëve u shfrytëzua vetëm në masën 12%

25 Shkurt, 2026
Pagë mesatare 1 000 euro, rritje pensionesh dhe heqje e parasë CASH, Ibrahimaj shpall planin për 2026 e më tej

Pagë mesatare 1 000 euro, rritje pensionesh dhe heqje e parasë CASH, Ibrahimaj shpall planin për 2026 e më tej

30 Shtator, 2025

Të Fundit

Takimet romantike janë kthyer në luks, të rinjtë po zgjedhin alternativa më të lira

Takimet romantike janë kthyer në luks, të rinjtë po zgjedhin alternativa më të lira

29 Gusht, 2026
Lufta po ndryshon hartën e naftës, Lindja e Mesme s’do jetë me e njëjta, futet në lojë Izraeli

Lufta po ndryshon hartën e naftës, Lindja e Mesme s’do jetë me e njëjta, futet në lojë Izraeli

29 Gusht, 2026
Bllokohet Danubi, 70 anije në radhë për grurin ukrainas: Deri në 8 mijë dollarë kosto çdo ditë

Bllokohet Danubi, 70 anije në radhë për grurin ukrainas: Deri në 8 mijë dollarë kosto çdo ditë

29 Gusht, 2026
Rikthimi i bujshëm i agjentëve turistik, por kësaj radhe me një rol tjetër: Plotësimi i tekave të miliarderëve

Rikthimi i bujshëm i agjentëve turistik, por kësaj radhe me një rol tjetër: Plotësimi i tekave të miliarderëve

29 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr