• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 29 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Anila, Festimi dhe një histori sigurimesh

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
0
Anila, Festimi dhe një histori sigurimesh
Share on FacebookShare on WhatsApp

Anila, një grua sipërmarrëse realizoi ëndrrën e saj duke hapur pastiçerinë “Ëmbëlsira by Anila”. Pak ditë pas inaugurimit, një zjarr aksidental shkatërroi gjithçka. E tronditur dhe pa ditur nga t’ia niste, Anila iu drejtua sigurimit të saj: rrjetës së saj të sigurisë financiare. “Kam një police sigurimi të biznesit, dua ndihmën tuaj”

Festimi e siguron jetesën si drejtues automjeti në shërbimin taksi. Një ditë, ndërsa po udhëtonte në një rrugë të mbuluar nga akulli, ai pësoi një aksident të rëndë. Kostot e riparimit ishin të larta. Vetëpunësimi i tij si taksist ishte në rrezik. Festimi kujtoi rrjetën e tij të sigurisë: sigurimin KASKO të automjetit.

Nuk është cliché, sigurimi luan rol thelbësor në jetët tona. Ai na mbështet të përballemi me ngjarje të papritura dhe vështirësi. Sigurimi lidhet me menaxhimin e rrezikut: mundësinë që të pësojmë një humbje financiare.

Për ëmbëltoren e Anilës rreziku ishte zjarri; për taksine e Festimit rreziku ishte aksidenti automobilistik.

Në përgjithësi, rreziku mund të menaxhohet në katër mënyra kryesore.

1. Ta shmangësh rrezikun. Kjo nënkupton të shmangësh sipërmarrjen e situatave që paraqesin rrezik. Në të njëjtën kohë mund të nënkuptojë edhe heqjen dorë nga ëndrrat dhe mundësitë tona. Nëse do të kishte zgjedhur këtë rrugë Anila nuk do ta kishte pastiçerinë, ndërsa Festimi nuk do të kishte një automjet të tijin taksi.

2. Reduktimi i rrezikut, si mënyrë nënkupton marrjen e masave parandaluese. Anila, në pastiçerinë e saj mund të instalojë sisteme alarmi kundër zjarrit, ndërsa Festimi mund të shmangë rrugët me trafik të dendur ose drejtimin e mjetit në kushte të rrezikshme. Këto masa e ulin rrezikun, por megjithatë nuk e eliminojnë plotësisht atë.

3. Pranimi i rrezikut, rrugë e cila nënkupton vendimin për ta përballuar vetë një rrezik të mundshëm. Anila do ta riparojë pa kokëçarje dëmin nga zjarri në pastiçeri. Festimi do ta ribëjë nga e para vetë taksinë e tij të shtypur si mos më keq nga përplasja.

4. Së fundi, kemi transferimin e rrezikut. Kjo mënyrë përbën një nga parimet themelore të sigurimit. Në këtë rast, të siguruarit, si Anila dhe Festimi, paguajnë një primi sigurimi të rregullt te një kompani sigurimi, duke transferuar te kjo kompani një pjesë të rrezikut financiar. Kur Anila pëson një zjarr ose Festimi përfshihet në një aksident automobilistik, kompania e sigurimit përdor fondin e krijuar nga primet e paguara nga të siguruarit për të mbuluar, sipas kushteve të policës, humbjet.

Sigurimi nuk mbron vetëm individët, por kontribuon edhe në funksionimin dhe zhvillimin e ekonomisë.

Si duhet kuptuar kjo?

Duke ditur se sigurimi do t’i mbulonte sipas kontratës kostot e një zjarri të mundshëm, Anila nuk e mendoi gjatë për të hapur biznesin e saj dhe për të punësuar staf.

Po kështu, duke pasur mbulimin e sigurimit KASKO për kostot e një aksidenti në rrugë në mjetin e tij, Festimi i lejoi vetes një taksi vërtetë komode të një vitprodhimi të ri, me të cilën klientët ndihen vërtetë rehat.

Edhe vetë sektori i sigurimeve krijon vende të shumta pune, nga agjentët dhe brokerat, te vlerësuesit e rrezikut dhe specialistët e trajtimit të dëmeve, etj.

Kompanitë e sigurimit gjithashtu investojnë një pjesë të primeve që mbledhin nga të siguruarit, si Anila dhe Festimi, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke kontribuar më tej në aktivitetin ekonomik.

Sigurimi ofron siguri financiare që mbështet inovacionin, sipërmarrjen dhe rritjen ekonomike.

Ai ndihmon në mbajtjen e ekonomisë qarkulluese, duke u krijuar individëve dhe bizneseve mundësinë të ndjekin objektivat e tyre dhe të përballojnë rreziqe të caktuara, duke ditur se kanë një rrjet sigurie financiare në rast se gjërat shkojnë keq.

Pa një sigurim je akrobati që ecën mbi litarin që lëkundet. Befas akrobati kujton se… nuk është akrobat. /Sigurime.Online

Artikulli para

Si u vodhën 95 mln euro nga Intesa SanPaolo bank vetëm me një telefonatë

Artikulli pas

Subvencionet për bujqësinë, autorizohen mbi 6,600 pagesa, kërkesat tejkalojnë fondin me 2 miliardë lekë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Leku “kalon” euron në banka, BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë
Ekonomi

Leku “kalon” euron në banka, BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë

29 Shtator, 2026
Rekord, 5 milion robotë punojnë në fabrika në botë
Aktualitet

Rekord, 5 milion robotë punojnë në fabrika në botë

29 Shtator, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Subvencionet për bujqësinë, autorizohen mbi 6,600 pagesa, kërkesat tejkalojnë fondin me 2 miliardë lekë

29 Shtator, 2026
Si u vodhën 95 mln euro nga Intesa SanPaolo bank vetëm me një telefonatë
Ekonomi

Si u vodhën 95 mln euro nga Intesa SanPaolo bank vetëm me një telefonatë

29 Shtator, 2026
Qeveria vendos tavan për pagesat me CASH, bizneset detyrohen të kalojnë online: Limitet e reja
Ekonomi

Tatimet i japin bizneseve afat deri në fund të vitit për instalimin e pajisjeve POS

29 Shtator, 2026
Anulohet tenderi 1.6 mln euro i uniformave të “Ilyrian Guard” pas luftës për “plaçkë” dhe paratë që nuk i “gëzoi” askush
Ekonomi

Anulohet tenderi 1.6 mln euro i uniformave të “Ilyrian Guard” pas luftës për “plaçkë” dhe paratë që nuk i “gëzoi” askush

29 Shtator, 2026
Artikulli pas
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Subvencionet për bujqësinë, autorizohen mbi 6,600 pagesa, kërkesat tejkalojnë fondin me 2 miliardë lekë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Trump kërcënon NATO-n për një “të ardhme shumë të keqe” nëse nuk ndihmojnë në luftën e Iranit
Aktualitet

Trump kërcënon NATO-n për një “të ardhme shumë të keqe” nëse nuk ndihmojnë në luftën e Iranit

Nga SkyWeb
16 Mars, 2026
0

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se NATO mund të përballet me një “të ardhme shumë të...

Lexo të plotë
Rama mbron qytetarët dhe projektin në Zvërnec: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve!

Rama mbron qytetarët dhe projektin në Zvërnec: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve!

1 Qershor, 2026
Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Europën?

Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Europën?

1 Janar, 2026
Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për të mbushur barkun, arsimi, kultura dhe qejfi në FUND

 Ushqimet dhe qiratë patën ndikimin kryesor në rritjen e çmimeve gjatë shtatorit

8 Tetor, 2025
Rreziku real nuk perceptohet ende, me çfarë po përballet bota pas bllokimit të Hormuzit

Rreziku real nuk perceptohet ende, me çfarë po përballet bota pas bllokimit të Hormuzit

17 Maj, 2026

Të Fundit

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

29 Shtator, 2026
Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

29 Shtator, 2026
Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet

Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet

29 Shtator, 2026
Leku “kalon” euron në banka, BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë

Leku “kalon” euron në banka, BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë

29 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr