• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 29 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet

Editor Nga Editor
29 Shtator, 2026
në Shëndet
A A
0
Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rreth 2.3 milionë raste të reja me kancer në mbarë botën në vitin 2024 u shkaktuan nga infeksionet virale, bakteriale dhe parazitare. Kjo shifër përbën 12% të të gjitha rasteve të reja të kancerit në botë, sipas një studimi të ri nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), agjencia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kancerin.

“Pavarësisht përparimit në vaksinim dhe depistim, kanceret e lidhura me infeksionet mbeten një sfidë e madhe globale, me barrën që bie në mënyrë disproporcionale mbi popullsitë e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, tha Harriet Rumgay, shkencëtare në Departamentin e Mbikëqyrjes së Kancerit në IARC dhe bashkëautore e studimit.

“Gjetjet nënvizojnë rolin e rëndësishëm që mund të luajë kontrolli i infeksioneve në reduktimin e barrës globale të kancerit”, shtoi ajo.

Autorët rekomandojnë masa që përfshijnë parandalimin parësor, depistimin, trajtimin, kërkimin shkencor dhe politikat, duke nisur nga zgjerimi i vaksinave ekzistuese dhe zhvillimi i vaksinave të reja, deri te zbatimi i masave specifike për kontrollin e parazitëve dhe zgjerimi i testimeve.

Investimi në “mjete të reja parandaluese mund të ketë ndikimin më të madh”, tha Gary Clifford, bashkëautor i lartë i studimit.

Një prej investimeve të ardhshme mund të lidhet me infeksione si virusi herpes Epstein-Barr (EBV), një nga viruset më të përhapura te njerëzit në botë, për të cilin aktualisht nuk ka një vaksinë të miratuar, tha Clifford. Ky infeksion mund të shkaktojë gjashtë lloje të ndryshme kanceri, përfshirë kancerin e fytit dhe atë të stomakut.

EBV është vetëm një prej 12 agjentëve infektivë të klasifikuar si kancerogjenë për njerëzit, ku përfshihen viruse, një bakter dhe parazitë.

Shkaktari infektiv kryesor i kancerit është Helicobacter pylori, një bakter që infekton stomakun dhe shpesh shkakton ulçera gastrike. Ai shkaktoi rreth 760 mijë raste të reja me kancer në vitin 2024, ose 4% të të gjitha rasteve.

Ky bakter lidhet me tre lloje kanceri: kancerin e stomakut jo-kardial dhe kardial, si dhe një formë të limfomës jo-Hodgkin që zhvillohet në stomak.

Virusi i papillomës njerëzore (HPV) renditet i dyti, duke qenë përgjegjës për rreth 750 mijë raste të reja, i ndjekur nga virusi i hepatitit B (HBV).

HPV mund të shkaktojë tetë lloje kanceri, nga kanceri i qafës së mitrës dhe i penisit deri te kanceri i laringut. Autorët theksuan se të gjitha rastet e kancerit të qafës së mitrës mund t’i atribuohen HPV-së, duke e bërë këtë virus një objektiv kryesor për strategjitë e depistimit dhe vaksinimit.

Etiketat: kanceri
Artikulli para

Leku “kalon” euron në banka, BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë

Artikulli pas

Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

Editor

Editor

Nga Kategoria

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë
Shëndet

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

29 Shtator, 2026
Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin
Shëndet

Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin

28 Shtator, 2026
Keni dhimbje? Në disa raste, aktiviteti fizik mund të jetë po aq efektiv sa qetësuesit
Shëndet

Keni dhimbje? Në disa raste, aktiviteti fizik mund të jetë po aq efektiv sa qetësuesit

28 Shtator, 2026
Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik
Shëndet

Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik

28 Shtator, 2026
Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali
Shëndet

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

27 Shtator, 2026
Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re
Shëndet

Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re

27 Shtator, 2026
Artikulli pas
Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

PADIA/ Google akuzohet se po përgjon përdoruesit përmes Gemini
Aktualitet

PADIA/ Google akuzohet se po përgjon përdoruesit përmes Gemini

Nga SkyWeb
18 Nëntor, 2025
0

Google po përballet me një padi të re kolektive në SHBA, e cila e akuzon kompaninë për aktivizimin në mënyrë...

Lexo të plotë
“Lufta” me ekranet, prindërit rikthejnë telefonin fiks për fëmijët. Sa funksionon?

“Lufta” me ekranet, prindërit rikthejnë telefonin fiks për fëmijët. Sa funksionon?

7 Prill, 2026
Çfarë ndodh me udhëtarët që kanë blerë biletat kur një kompani ajrore shpall falimentin?

Çfarë ndodh me udhëtarët që kanë blerë biletat kur një kompani ajrore shpall falimentin?

2 Maj, 2026
BBC u bën jehonë japrakëve: Gjyshet shpëtuan kuzhinën shqiptare

BBC u bën jehonë japrakëve: Gjyshet shpëtuan kuzhinën shqiptare

12 Dhjetor, 2025
Pezullimi i Ballukut, Ylli Manjani thotë se GJKKO ka lënë vendin pa qeveri: Ndërhyrje brutale në punët e ekzekutivit

Pezullimi i Ballukut, Ylli Manjani thotë se GJKKO ka lënë vendin pa qeveri: Ndërhyrje brutale në punët e ekzekutivit

20 Nëntor, 2025

Të Fundit

Gjirokastra, me tren drejt Greqisë? Rikthehet pas 10 vitesh projekti me Janinën e Igumenicën

Gjirokastra, me tren drejt Greqisë? Rikthehet pas 10 vitesh projekti me Janinën e Igumenicën

29 Shtator, 2026
Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

29 Shtator, 2026
Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

29 Shtator, 2026
Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet

Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet

29 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr