• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 4 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Origjina e pronës s’do të verifikohet më pas Hipotekës, lehtësohen shitjet por cilat janë rreziqet për blerësit

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Tetor, 2026
në Ekonomi, Fokus
A A
0
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një ndryshim i propozuar në legjislacionin për pronat pritet të lehtësojë shitblerjet, por njëkohësisht ngre pikëpyetje të forta për sigurinë e blerësve në një treg të mbushur me regjistrime problematike, mbivendosje dhe konflikte pronësie.

Projektligji i ri për Agjencinë Shtetërore të Pronës parashikon se, pasi një pasuri të jetë regjistruar dhe pajisur me certifikatë, origjina e saj nuk do të verifikohet përsëri nga Kadastra gjatë shitjeve, dhurimeve apo transaksioneve të tjera.

“Pasuria që është certifikuar nga Drejtoria Vendore nuk është objekt verifikimi të origjinës së pronës, kur mbi pronën kryhen transaksione të tjera”, përcakton drafti.

Në praktikë, nëse një pronë shitet disa herë, Kadastra nuk do të rikthehet në çdo transaksion te i gjithë zinxhiri i dokumenteve për të kontrolluar mënyrën se si është krijuar fillimisht pronësia.

Ndryshimi synon të shpejtojë procedurat, të ulë ngarkesën administrative dhe t’i japë certifikatës një peshë më të madhe si dokumenti kryesor mbi të cilin mbështetet tregu i pasurive të paluajtshme.

Skyweb.al ka raportuar gjerësisht për paketën e re ligjore për pronat. Nga konsultimet me ekspertë të fushës dhe agjentë të pasurive të paluajtshme rezulton se ndryshimi sjell lehtësi të dukshme, por edhe rreziqe që lidhen veçanërisht me cilësinë e regjistrimeve ekzistuese.

Për qytetarët, noterët, agjencitë dhe bankat, mosrikontrollimi i historikut mund të përkthehet në shitje më të shpejta, më pak dokumente dhe më pak vonesa në Kadastër. Blerësi do të mbështetet kryesisht te certifikata, kartela dhe harta kadastrale.

Por kjo lehtësi e vendos të gjithë peshën mbi kontrollin fillestar. Nëse një titull i paligjshëm, një dokument problematik apo një regjistrim i pasaktë kalon filtrin e parë dhe pajiset me certifikatë, origjina e tij nuk do të rihapet gjatë transaksioneve të ardhshme.

Prona mund të shitet, rishitet ose të vendoset si garanci për kredi, ndërsa problemi mund të zbulohet vetëm vite më vonë, kur në konflikt janë përfshirë disa pronarë, një bankë apo persona të tjerë që kanë vepruar duke iu besuar regjistrit shtetëror.

Projektligji parashikon se certifikata duhet të mbështetet në një dokument ligjor që provon krijimin e së drejtës së pronësisë. Nëse ky dokument mungon, certifikata konsiderohet absolutisht e pavlefshme.

Pra, regjistrimi nuk e bën automatikisht të ligjshme një pronë të përfituar në mënyrë të paligjshme. Problemi është se si do të zbulohet parregullsia pasi origjina të mos kontrollohet më gjatë transaksioneve të mëvonshme.

Ndryshimet paralele të propozuara në ligjin për proceset kalimtare të pronësisë parashikojnë se ASHK-ja mund ta anulojë administrativisht një akt të paligjshëm kur prona vazhdon të jetë në emër të përfituesit fillestar dhe respektohen afatet ligjore.

Por kur prona u është kaluar personave të tretë, vendimi i Kadastrës nuk mund të prodhojë pasoja pa u shqyrtuar çështja nga gjykata dhe pa marrë një vendim të formës së prerë.

Kjo mund ta vendosë blerësin përballë një procesi të gjatë gjyqësor, megjithëse ai e ka blerë pronën duke u mbështetur te certifikata e lëshuar nga vetë shteti.

Edhe më e paqartë është situata e pronave të hipotekuara. Hipoteka nuk e pastron origjinën e paligjshme të pronës, por drafti nuk sqaron shprehimisht çfarë ndodh me bankën dhe kredimarrësin nëse certifikata që ka shërbyer si bazë për kredinë shpallet më pas e pavlefshme.

Nuk përcaktohet qartë nëse banka e humbet garancinë, nëse kredimarrësi vazhdon të mbajë i vetëm detyrimin apo nëse lind përgjegjësi për institucionin që ka certifikuar pronën.

Ndryshimi përpiqet të vendosë siguri dhe shpejtësi në tregun e pronave, por në kushtet shqiptare rrezikon gjithashtu ta zhvendosë barrën e gabimeve të Kadastrës te qytetari që blen duke besuar te dokumentet shtetërore.

Pyetja që mbetet pa përgjigje është thelbësore: nëse shteti nuk e rikontrollon origjinën dhe certifikata rezulton më vonë e pavlefshme, kush do të mbajë përgjegjësi dhe mbi të gjitha, si do të zgjidhet problemi?! /skyweb.al

Etiketat: certifikatapronarivleresimi
Artikulli para

Jonilda Filipi: “Destinacionet që vlejnë” synon të zbulojë Shqipërinë përmes historive autentike

Artikulli pas

FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Jonilda Filipi: “Destinacionet që vlejnë” synon të zbulojë Shqipërinë përmes historive autentike
Ekonomi

Jonilda Filipi: “Destinacionet që vlejnë” synon të zbulojë Shqipërinë përmes historive autentike

4 Tetor, 2026
Ligji i ri, shteti do t’u japë PRONA falas OJF-ve që investojnë 5 mln euro: Çfarë po përgatitet?!
Ekonomi

Ligji i ri, shteti do t’u japë PRONA falas OJF-ve që investojnë 5 mln euro: Çfarë po përgatitet?!

4 Tetor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania
Ekonomi

Hapini derën Kadastrës ose legalizimi bllokohet dhe dosja mbyllet, si funksionon rregulli i 30 ditëve

4 Tetor, 2026
Arti i të negociuarit në punë dhe jetë
Ekonomi

Arti i të negociuarit në punë dhe jetë

4 Tetor, 2026
LIGJI/ Qeveria u heq bankave “monopolin” e pagesave, hapet rruga edhe për institucionet jobankare
Ekonomi

Kufiri 5 000 euro, transferta për 10 sekonda: Sistemi i ri i pagesave në Shqipëri nis në nëntor

3 Tetor, 2026
Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit
Ekonomi

Kodi i ri Penal, bizneset nën hetim do të përjashtohen nga kontratat publike

3 Tetor, 2026
Artikulli pas
FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse ra interneti në të gjithën botën për disa orë? Shkaqet dhe pasojat
Aktualitet

Pse ra interneti në të gjithën botën për disa orë? Shkaqet dhe pasojat

Nga SkyWeb
18 Nëntor, 2025
0

Një sërë faqesh të njohura, përfshirë X dhe ChatGPT, u bënë të paarritshme për shumë përdorues këtë të martë, si...

Lexo të plotë
Dy fëmijë humbën jetën nga aksidenti tragjik në Durrës, Presidenti Begaj kërkon masa ndëshkimore dhe rritje të sigurisë rrugore

Dy fëmijë humbën jetën nga aksidenti tragjik në Durrës, Presidenti Begaj kërkon masa ndëshkimore dhe rritje të sigurisë rrugore

3 Maj, 2026
Ndryshime në Kod për monopatinat, jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h, qarkullim vetëm brenda qytetit

Aksidentet në rritje, Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 17 vjeç

10 Shtator, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Kongresmeni Eliot Engel ndahet nga jeta, Presidenti Begaj: Mirënjohje për gjithçka bëri për shqiptarët

11 Prill, 2026
Behgjet Pacolli, ultimatum Ramës: Ke kohë deri më datë 28 maj

Behgjet Pacolli, ultimatum Ramës: Ke kohë deri më datë 28 maj

23 Maj, 2026

Të Fundit

A janë modelet e krijuara nga AI rreziku i radhës për imazhin e trupit?

A janë modelet e krijuara nga AI rreziku i radhës për imazhin e trupit?

4 Tetor, 2026
FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

4 Tetor, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

Origjina e pronës s’do të verifikohet më pas Hipotekës, lehtësohen shitjet por cilat janë rreziqet për blerësit

4 Tetor, 2026
Jonilda Filipi: “Destinacionet që vlejnë” synon të zbulojë Shqipërinë përmes historive autentike

Jonilda Filipi: “Destinacionet që vlejnë” synon të zbulojë Shqipërinë përmes historive autentike

4 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr