• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

KPP kap “mat” Rakip Sulin për tenderin në Valias: Hetoni!

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
0
KPP kap “mat” Rakip Sulin për tenderin në Valias: Hetoni!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik ka kapur me shkelje Bashkinë Kamëz, të drejtuar nga Rakip Suli, për tenderin e ndërtimit të fushave sportive, parkingut dhe rrugëve në Valias. Procedura, me fond limit rreth 834 mijë euro me TVSH, është kundërshtuar nga tri kompani.

Vala e ankesave ka nxjerrë në pah mënyrën se si bashkia trajton kundërshtimet ndaj tenderëve të saj. Kompanitë pretendojnë se janë përdorur dy standarde në vlerësimin e ofertave, duke ngritur dyshime për favorizim në garë.

Siç konstaton Skyweb.al në vendimin e KPP-së, “gjykata e tenderëve” ka evidentuar një shkelje konkrete dhe i ka propozuar Agjencisë së Prokurimit Publik nisjen e hetimit administrativ.

Çfarë ndodhi?

Kompania “BE–IS” kundërshtoi kualifikimin e konkurrentëve, por ankesës i mungonte dokumenti i pagesës së tarifës. Bashkia e përdori këtë mangësi si shkak për të mos e shqyrtuar ankesën.  Por rregullat kërkojnë që kompania të njoftohet dhe t’i jepen dy ditë për ta korrigjuar ankesën. Bashkia nuk e bëri këtë. Kur KPP i kërkoi shpjegime, ajo pranoi se kishte vendosur ta anashkalonte këtë hap.

“Autoriteti kontraktor nuk e ka vlerësuar të arsyeshme kërkimin për plotësimin e të metave të konstatuara”, thuhet në përgjigjen e Bashkisë Kamëz.

Pikërisht këtu KPP e kap bashkinë në shkelje, pasi një detyrim ligjor ishte trajtuar si zgjedhje e administratës. Komisioni konstaton se bashkia veproi “duke mos respektuar hapat proceduralë që parashikon kjo dispozitë ligjore, duke mos i kërkuar operatorit ekonomik ankimues, ndreqjen e të metave të ankesës”.

Pse janë ankuar kompanitë?

Një nga pretendimet kryesore është se bashkia ka zbatuar standarde të ndryshme. Bashkimi “LAÇAJ–MAKARESH” u skualifikua, ndër të tjera, sepse dy mjete të deklaruara ishin të angazhuara në një kontratë tjetër.

Ndërkohë, “K.TURJA” pretendon se “Shendelli” dhe “Britania” u kualifikuan megjithëse kishin kontrata të tjera aktive me të njëjtën bashki. Sipas ankuesit, kontrolli duhej të bëhej njësoj për të gjithë.

KPP nuk e vërtetoi këtë pretendim, pasi nuk u identifikuan konkretisht punonjësit apo mjetet që përdoreshin njëkohësisht. Tri ankesat nuk u pranuan dhe tenderi u lejua të vazhdojë; edhe “BE–IS” rezultonte ende pa paguar tarifën.

Tenderët e Bashkisë Kamëz kanë qenë objekt denoncimesh edhe më parë. Skyweb.al ka raportuar rastin e kontratës për Bllokun Paskuqan 2, ku ngriti shqetësimin për konflikt interesi në dhënien e tenderit kompanisë “SHPRESA–AL”.

Por në Valias, shkelja nuk mbetet vetëm te denoncimet e konkurrentëve. Bashkia pranon vetë hapin që anashkaloi, ndërsa KPP e cilëson shkelje dhe propozon hetim administrativ.

Etiketat: bashkia kamzekpprakip suli
Artikulli para

Rekord botëror, kompania që ka vetëm tabelën merr leje për kullë në Tiranë

Artikulli pas

Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur
Ekonomi

Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur

6 Tetor, 2026
Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave
Ekonomi

Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

6 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë
Ekonomi

Mbi 11 000 shtëpi morën hipotekën pas ndërtimit jo në pronën e tyre, çfarë parashikon ligji i ri i legalizimeve

6 Tetor, 2026
Rekord botëror, kompania që ka vetëm tabelën merr leje për kullë në Tiranë
Ekonomi

Rekord botëror, kompania që ka vetëm tabelën merr leje për kullë në Tiranë

6 Tetor, 2026
Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027
Ekonomi

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja
Ekonomi

Falja e borxheve tatimore, edhe 57 ditë për heqjen dorë nga ankimet: Afatet dhe kushtet për bizneset

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit

Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bashkimi Europian nis hetim ndaj Google
Aktualitet

Bashkimi Europian nis hetim ndaj Google

Nga Editor
13 Nëntor, 2025
0

Bashkimi Europian ka hapur një hetim ndaj kompanisë Google, duke e akuzuar se po shkel rregullat e konkurrencës përmes mënyrës...

Lexo të plotë
Procedohen 9 administratorë dyqanesh në Tiranë, tregtonin veshje luksoze të kontrabanduara

Procedohen 9 administratorë dyqanesh në Tiranë, tregtonin veshje luksoze të kontrabanduara

18 Korrik, 2026
Rrugët më të gjelbëruara ndikojnë te cilësia e gjumit

Rrugët më të gjelbëruara ndikojnë te cilësia e gjumit

4 Gusht, 2026
Pabarazia, 1 milion llogari në banka janë bosh;  4.7% e depozituesve kanë 59% të kursimeve totale

Pabarazia, 1 milion llogari në banka janë bosh; 4.7% e depozituesve kanë 59% të kursimeve totale

3 Prill, 2026
Zjarri te pallati pranë QSUT/ “Mos bini pre e keqinformimit”, Shoqata e Siguruesve: Dëmshpërblimi për banorët e prekur sipas kontratës së sigurimit

Zjarri te pallati pranë QSUT/ “Mos bini pre e keqinformimit”, Shoqata e Siguruesve: Dëmshpërblimi për banorët e prekur sipas kontratës së sigurimit

16 Prill, 2026

Të Fundit

Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur

Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur

6 Tetor, 2026
Vjeshta që vendos fatin e zgjerimit: Një kalendar pritshmërish për të apasionuarit e politikave të Bashkimit Evropian

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

6 Tetor, 2026
Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

6 Tetor, 2026
Nën hetim për grup të strukturuar kriminal në kuadër të skandalit AKSHI, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Nën hetim për grup të strukturuar kriminal në kuadër të skandalit AKSHI, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

6 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr