• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E shtunë, 6 Shtator, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

“Çmimet larguan italianët dhe shqiptarët e Kosovës, po vijnë turistë më pak cilësorë”

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Shtator, 2025
in Kryesore, Turizëm
A A
0
“Çmimet larguan italianët dhe shqiptarët e Kosovës, po vijnë turistë më pak cilësorë”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Turistët që po vizitojnë Shqipërinë priren drejt shpenzimit sa më të ulët dhe duket se kjo ka qenë arsyeja kryesore pse hotelet në bregdet kanë raportuar një verë të vakët.

Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, shprehet se kjo është një nga arsyet por jo e vetmja.

Sipas tij, një tjetër rol kanë luajtur çmimet dhe zhvlerësimi i Euros që kanë ndikuar sjelljen e italianëve dhe Kosovës, ndërkohë që zhgënjimi nga shërbimi ka bërë që edhe Diaspora shqiptare të jetë më pak e pranishme.

Ai nënvizon se është e nevojshme që të merren masa konkrete dhe të gjitha palët të reflektojnë në mënyrë që ecuria e sektorit të jetë e qëndrueshme.

Tashmë jemi thuajse në fund të sezonit veror për këtë vit dhe gjatë katër muajve të fundit ka pasur luhatje, ku vetëm gushti raportohet si muaj më i mirë…

Gushti dihet që është një muaj i mirë, pasi mban pjesën më të madhe të asaj që ne njohim si piku i sezonit veror.

Që gushti të jetë mirë nuk është surprizë për turizmin, se kështu ka qenë gjithmonë.

Problemi është që nuk mund të quhesh sukses turistik vetëm për një muaj. Bizneset nuk mund të mbahen me një muaj punë. Por këtë verë, edhe gushti nuk ka qenë aq mirë sa pritej, pasi ka shfaqur minuset e veta.

Të shtunat dhe të dielat në rajone të ndryshme, sidomos në Jug, nuk kanë arritur të mbushin plazhet.

Mendoj se vitet më të mira të turizmit kanë qenë viti 2023 dhe ai 2024. Këtë vit, nga bisedat me hotelierët, ka një rënie që luhatet mes 30-40% në Jug të vendit. Durrësi dhe Veriu janë më mirë.

Cila është arsyeja që ju mendoni se kanë sjellë këtë rënie të theksuar të Jugut, a lidhet kjo me çmimet?

Disa destinacione që janë të rëndësishme dhe konsiderohen si të përshtatshëm për atë segmentin që paguan më shumë kanë probleme reale më çmimet.

Palasa, Dhërmiu dhe Ksamili kanë probleme, sepse ka kontraste që turistëve, jo vetëm të atyre me kosto të ulët ju duket e ekzagjeruar në raport me atë që marrin.

Të marrim vetëm një element, që janë çmimet e çadrave dhe shezloneve. Për turistët, është absurde të paguajnë 50-70 euro për çadër, kur me kaq merr një dhomë hoteli.

Çmimet duhet të shkojnë në njëtrajtësi me realitetin dhe kontekstin tonë turistik.

Përpos kësaj, janë edhe baret dhe restorantet. Pavarësisht se kjo zgjidhet më lehtë, pra turisti zgjedh vetë ku të shkojë, sipas çmimeve që sheh duhet të ketë një vëmendje më të mirë ndaj shërbimit dhe raportit cilësi/çmim.

Megjithatë, edhe pse përmenda këto të dyja nuk mendoj se këto janë kryesoret. Arsyeja pse ne nuk kemi pasur një sezon veror më të mirë, siç edhe e prisnim, ka të bëjë me tendencat që kanë shfaqur grupet kryesore që mbajnë këtë turizëm në vend.

Së pari kemi një rrjedhje të turistëve nga tregu italian; së dyti një prani më të ulët të shqiptarëve të Kosovës dhe së treti një numër më të ulët të diasporës shqiptare në Perëndim.

Dy grupet e para ndikohen nga çmimet dhe kjo është përgjigjja e tyre për luhatjet që kanë pasur çmimet në vendin tonë, kurse Diaspora ka munguar sepse është e zhgënjyer.

Ky grup i shqiptarëve që jetojnë jashtë nuk e kanë pasur çmimin si kriter kryesor, por cilësinë e shërbimit.

Pas shumë mundësive që i kanë dhënë bregdetit në Shqipëri, ku e dinë që do të paguajnë shtrenjtë por nuk marrin atë që paguajnë, janë zhgënjyer dhe kanë hequr dorë duke kërkuar vende të tjera ku paguajnë por marrin shërbim cilësor.

Është pikërisht kjo kategori që ka munguar, që ka lënë bosh hotelet që cilësohen të mirë dhe që sot raportojnë 30% më pak të ardhura.

Cilat janë disa nga elementet që ndikojnë negativisht Shqipërinë si një destinacion në përshtypjet që japin agjencitë e huaja dhe vetë të huajt në platformat online?

Shqipëria vlerësohet nga agjencitë si destinacion dhe, edhe nëse një prej elementeve çalon, vlerësimi normalisht ndikohet.

Pavarësisht punëve që janë bërë, ne ende kemi probleme të mëdha me infrastrukturën, me trafikun e rënduar, me mbetjet e papastërtitë që hasen kudo, me inerte e kantiere ndërtimi aktivë në mes të sezonit pranë strukturave akomoduese.

Për një pushues europian është e paperceptueshme që aty ku pushon, të shohë vinçin e ndërtimit që i kalon mbi kokë në kantierin ngjitur. I gjithë bregdeti është me të tilla ndërtime aktive në Palasë, Dhërmi, Golem, Qerret.

Një turist i huaj që vjen të relaksohet në plazh gjatë verës nuk e percepton dot çlodhjen në një zonë ndërtimi.

Këto janë minuse që ne po i marrim si destinacion dhe kanë ndikimin e tyre negativ tek ata që mund të duan të vijnë të shohin vendin tonë, por ajo që lexojnë apo iu thuhet nuk është pozitive.

Durrësi është modeli më i qëndrueshëm deri më tani që u ka rezistuar luhatjeve të sektorit çdo vit. A vijon të jetë edhe këtë verë i tillë dhe cilat janë arsyet?

Durrësi është më i qëndrueshëm sepse 70% e hoteleve operojnë me turizëm të organizuar.

Tipologjia e strukturave, standardet që ofrojnë, shërbimi dhe çmimet e bëjnë atë që të jetë destinacioni kryesor për kontratat e garancisë që lidhen mes hoteleve dhe agjencive të huaja.

Edhe jashtë kontratave, Durrësi mbetet destinacion me shërbimin më të mirë dhe çmimet më të mira gjatë gjithë vitit.

Po sa i takon Vlorës, a keni nënshkruar kontrata garancie këtë vit, duke pasur parasysh që ky sezon pati probleme për shkak të mosfillimit të operimit të aeroportit të Vlorës?

Kontratat me garanci që patëm në Vlorë këtë verë arritëm t’i mbajmë. Paguam penalitetet që na vinin nga kontrata duke mbuluar kostot ekstra të transportit nga Tirana në Vlorë por të paktën përshtypjet kanë qenë pozitive.

Kontratat me garanci për vitin tjetër për këtë rajon janë në rritje, por kusht edhe këtë vit është hapja e aeroportit.

Kërkesa për Vlorën për këtë kategori kontratash është e lartë, por nuk ka hotele të përshtatshëm me kapacitetin e akomodimit që kërkojnë agjencitë për turizmin e organizuar. Në Vlorë janë 6-7 struktura që plotësojnë kriterin e kapacitetit.

Ndaj Durrësi ka më shumë kontrata, sepse ka mbi 50 struktura me kapacitet të konsiderueshëm.

Meqë jemi te kontratat me garanci. Në total, si rezultojnë numrat për verën 2026 nga marrëveshjet që keni nënshkruar deri më tani? A ka rritje në raport me këtë verë?

Ky vit ka qenë pak më i vështirë në lidhje me kontratat me garanci. Nuk kemi rritje por kemi arritur të mbajmë me shumë mundim të njëjtat numra të kontratave që nënshkruam në 2024 për vitin 2025.

Them me shumë mundim, sepse Shqipëria ka pasur përkeqësim të vlerësimit.

Pavarësisht se kemi arritur të mbajmë nivelet e njëjta në rezervime, në marrëveshje ka një klauzolë që u jep mundësinë agjencive të reduktojnë me 20% kontratat deri në fund të vitit për shkak të imazhit të dëmtuar.

Agjencitë kanë rënë dakord të shohin sesi do të jenë shitjet deri në fund të vitit dhe nëse vënë re se Shqipëria nuk po tërheq më aq shumë si destinacion, mund të bëjnë rishikimet.

Klientët që kanë ardhur këtë vit në Shqipëri janë vendimtarë në vlerësim pasi japin përshtypjet dhe nëse ato janë të këqija, shitjet nuk do të jenë të lehta.

Cilat janë grupet kryesore që do të jenë me kontrata garancie verën e ardhshme, a ka grupe të reja?

Do të kemi ato grupe që janë tradicionale në vendin tonë si polakët, çekët, hungarezët por edhe spanjollët, gjermanët, sllovakët. Po kështu do të jenë izraelitët dhe për herë të parë, edhe francezët, të cilët kanë qenë të pranishëm gjerësisht këtë vit.

Si rezulton në një bilanc paraprak të verës Veriu i vendit nga bisedat që ju keni me operatorët turistikë?

Veriu nuk ka qenë keq krahasuar me Jugun, ka qenë më mirë por sigurisht edhe aty vihet re një rënie me 10-15% e të ardhurave në strukturat hoteliere për sezonin në tërësi.

Shifrat zyrtare tregojnë për një ecuri në rritje të sektorit edhe pse të ulët. Ju si e vlerësoni specifikisht sezonin veror?

Sa i takon verës që përfshin qershor, korrik, gusht dhe shtator, mendoj se disa rajone në vend kanë rënie me 30% të turistëve, pavarësisht sesi janë shifrat e INSTAT.

Mendoj se nëse flasim për gjithë vitin 2025 do të jemi në të njëjtat nivele të vitit 2024, sepse mungesat do të kompensohen nga turet kulturore të vjeshtës.

Ka një interes të shtuar për turizmin individual që parapëlqen rezervimet në Airbnb.

Turistët në buxhet që parapëlqejnë këtë lloj akomodimi kanë një rritje të jashtëzakonshme.

Të gjithë apartamentet janë plot ngaqë çmimet janë të ulëta dhe ata që po vizitojnë Shqipërinë janë turistë me buxhet të ulët. Edhe nëse marrim si referencë shifrat zyrtare, që thonë se jemi me rritje, e sigurt është se turisti që po na viziton ka ndryshuar.

Është një turist më pak cilësor duke nënkuptuar që paguan më pak dhe kërkon shërbime të lira.

Qëllimi ynë si vend duhet të ishte fillimisht kombinimi dhe më pas tërheqja gjithmonë e më shumë e një turisti cilësor që paguan më shumë dhe i lë më shumë të ardhura ekonomisë, por këtë vit nuk është e mundur madje është më e ulët se vitin e shkuar.

Pak kohë më parë, qeveria miratoi strategjinë e turizmit, a prisni të ketë ndikim kjo për sektorin?

Pikat që përfshin strategjia duhet të reflektohen edhe në nisma ligjore, që të kenë ndikim real në sektor. Deri më tani nuk ka shumë nisma konkrete në këtë aspekt.

Përveç strategjisë duhet të ketë ndërgjegjësim për sezonin e vitit tjetër dhe të nisë puna që të përmirësojmë të gjithë minuset që kemi.

Duhet të ketë reflektim për të gjithë problemet që shfaqi ky sezon, në mënyrë që të korrigjohen dhe të jemi gati për verën tjetër. /monitor.al

Artikulli para

TIA thyen rekord, mbi 7.8 milionë pasagjerë në 8 muaj

Artikulli pas

Konsumi rriti të ardhurat nga TVSH, 65 milionë euro më shumë në janar-korrik

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TIA thyen rekord, mbi 7.8 milionë pasagjerë në 8 muaj
Aviacion

TIA thyen rekord, mbi 7.8 milionë pasagjerë në 8 muaj

5 Shtator, 2025
Kompania sllovene tërheq nga tregu specat “made in Albania”: Sasi e lartë pesticidesh
Aktualitet

Kompania sllovene tërheq nga tregu specat “made in Albania”: Sasi e lartë pesticidesh

5 Shtator, 2025
Sasia e kufizuar e uraniumit rrezikon industrinë e energjisë bërthamore
Aktualitet

Sasia e kufizuar e uraniumit rrezikon industrinë e energjisë bërthamore

5 Shtator, 2025
Rrjeti i njohur i supermarketeve italiane tërheq me urgjencë Mortadella-n nga raftet
Aktualitet

Rrjeti i njohur i supermarketeve italiane tërheq me urgjencë Mortadella-n nga raftet

5 Shtator, 2025
Reforma e tretë e ujit brenda 10 viteve, financat vetëm përkeqësohen
Ekonomi

Reforma e tretë e ujit brenda 10 viteve, financat vetëm përkeqësohen

5 Shtator, 2025
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet
Ekonomi

BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

5 Shtator, 2025
Artikulli pas
Konsumi rriti të ardhurat nga TVSH, 65 milionë euro më shumë në janar-korrik

Konsumi rriti të ardhurat nga TVSH, 65 milionë euro më shumë në janar-korrik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Ekonomi

Java e fundit e fushatës, Leku forcohet ndjeshëm ndaj Euros dhe monedhave të tjera

Nga SkyWeb
5 Maj, 2025
0

Monedhat e forta si euro, dollari amerikan dhe paundi britanik e kanë nisur javën në rënie ndaj lekut, duke humbur...

Lexo të plotë
Pas shqiptarëve të Kosovës bie edhe numri i vizitorëve italianë në Shqipëri

Pas shqiptarëve të Kosovës bie edhe numri i vizitorëve italianë në Shqipëri

29 Korrik, 2025
Rënia e çmimit trondit industrinë e nxjerrjes së naftës në SHBA

Rënia e çmimit trondit industrinë e nxjerrjes së naftës në SHBA

11 Qershor, 2025
PD reagon në lidhje me kontratën 6 milion USD të lobimit: Nuk po e paguajmë ne, por shqiptarët e SHBA-së

PD reagon në lidhje me kontratën 6 milion USD të lobimit: Nuk po e paguajmë ne, por shqiptarët e SHBA-së

26 Prill, 2025
Të përhershmit Frident Kuqi dhe Dionis Likometa shpallen fitues të ankandit për 101 mijë ton naftë të Albpetrol, çfarë zbuloi KLSH

Të përhershmit Frident Kuqi dhe Dionis Likometa shpallen fitues të ankandit për 101 mijë ton naftë të Albpetrol, çfarë zbuloi KLSH

22 Gusht, 2025

Të Fundit

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

6 Shtator, 2025
Vjosa mes plehrash dhe shfrytëzimit të ujit

Vjosa mes plehrash dhe shfrytëzimit të ujit

6 Shtator, 2025
Konsumi rriti të ardhurat nga TVSH, 65 milionë euro më shumë në janar-korrik

Konsumi rriti të ardhurat nga TVSH, 65 milionë euro më shumë në janar-korrik

6 Shtator, 2025
“Çmimet larguan italianët dhe shqiptarët e Kosovës, po vijnë turistë më pak cilësorë”

“Çmimet larguan italianët dhe shqiptarët e Kosovës, po vijnë turistë më pak cilësorë”

6 Shtator, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr