• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Pse turistët tani janë gati të paguajnë për të gatuar darkën e tyre?

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Tetor, 2025
në Turizëm
A A
0
Pse turistët tani janë gati të paguajnë për të gatuar darkën e tyre?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një trend i ri po transformon mënyrën si përkufizohet luksit në turizëm: gjithnjë e më shumë udhëtarë të pasur po zgjedhin përvoja ku ushqimi nuk u shërbehet, por e gatuajnë vetë pasi e kanë peshkuar, mbledhur apo gjuajtur me duart e tyre. Nga bregdeti italian i Amalfit, deri në pyjet e Skocisë dhe ishujt e Kanadasë, turizmi “nga toka në pjatë” po kthehet në një mënyrë të re për t’u lidhur me natyrën dhe kulturën vendase.

Në hotelin Casa Angelina në Bregun e Amalfit, turistët lënë suitat luksoze për të dalë natën në det me peshkatarët vendas, në kërkim të kallamarëve që më pas do t’i gatuajnë me shefin e kuzhinës së hotelit në një recetë tradicionale të rajonit të Kampanias. “Është mënyra më autentike për të përjetuar shpirtin e detit dhe jetën e njerëzve të Praianos,” – shpjegon Marina Rumolo, përfaqësuese e hotelit që krijoi këtë eksperiencë.

Ky trend është përhapur në të gjithë botën. Në Sienë dhe Firence, hotelet Rosewood Castiglion del Bosco dhe Savoyofrojnë ekspedita për kërkimin e tartufeve, ndërsa në Skoci, hoteli Fife Arms organizon udhëtime për mbledhjen e bimëve të egra që përdoren në çajra dhe kozmetikë. Në Meksikë, turistët e Rosewood Mayakoba mbledhin përbërësit e darkës në kopshtin e hotelit, ndërsa në Kanada, në Fogo Island Inn, vizitorët mësojnë të përdorin bimët lokale për përgatitjen e pijeve tradicionale.

Ekspertët e turizmit thonë se kjo prirje lidhet me dëshirën për t’u shkëputur nga jeta dixhitale dhe për t’u kthyer tek përvoja e vërtetë fizike dhe natyrore. “Në një botë ku teknologjia na e merr gjithë vëmendjen, njerëzit kërkojnë të ndiejnë tokën, aromën e pyllit dhe origjinën e ushqimit të tyre,” – shpjegon Vinod Narayan, drejtues i resortit Wildflower Farms në New York, ku mysafirët mësojnë të dallojnë, mbledhin dhe përdorin bimët e egra.

Këto përvoja, që kushtojnë nga 500 deri në disa mijëra dollarë, po e ndryshojnë vetë kuptimin e luksit modern. Në vend të luksit të qetësisë dhe shërbimit të plotë, luks sot është autenticiteti, përfshirja dhe lidhja me kulturën lokale.

“Në një kohë kur gjithçka është artificiale, të ushqehesh nga natyra është ndoshta forma më e pastër e luksit që ekziston,” – thotë Dina Falconi, eksperte bimore që drejton turet e mbledhjes së bimëve në Hudson Valley. /skyweb.al

Artikulli para

Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

Artikulli pas

Rama, ultimatum kryebashkiakëve: Brenda tetorit, gati hartat për Paketën e Maleve!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit
Turizëm

Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit

6 Tetor, 2026
FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane
Turizëm

FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

6 Tetor, 2026
Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli
Turizëm

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

5 Tetor, 2026
FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit
Turizëm

FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

4 Tetor, 2026
Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore
Turizëm

Media franceze: Shqipëria, destinacioni i ri për pushime të përballueshme

4 Tetor, 2026
TTW: Shqipëria, një thesar i fshehur i Europës për turizëm të qetë
Turizëm

Shqipëria, destinacioni turistik që po tërheq gjithnjë e më shumë francezë

3 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama, ultimatum kryebashkiakëve: Brenda tetorit, gati hartat për Paketën e Maleve!

Rama, ultimatum kryebashkiakëve: Brenda tetorit, gati hartat për Paketën e Maleve!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Manikota turke bëri punë, Vlora pritet të furnizohet me ujë gjatë pasdites së sotme pas 5 ditësh mungesë
Aktualitet

Manikota turke bëri punë, Vlora pritet të furnizohet me ujë gjatë pasdites së sotme pas 5 ditësh mungesë

Nga SkyWeb
30 Dhjetor, 2025
0

Pas ndërhyrjes për riparimin e defektit në tubacionin kryesor, Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, deklaroi se situata e furnizimit...

Lexo të plotë
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e telefonisë celulare në vend: Qytetarë, raportoni!

Më shumë telefona dhe rrjete sociale se banorë! Paralelisht u rrit edhe audienca e reklamave në Facebook

15 Prill, 2026
I besuari i Frida Krifcës, Reni Ashiku pyetet në SPAK për fondet IPARD: Gati prangat për hajdutët e parave që BE-së për fermerët

I besuari i Frida Krifcës, Reni Ashiku pyetet në SPAK për fondet IPARD: Gati prangat për hajdutët e parave që BE-së për fermerët

26 Shkurt, 2026
Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

14 Korrik, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Kursi i këmbimit favorizon qeverinë, bie në 10.5 mld euro borxhi i jashtëm

12 Shtator, 2025

Të Fundit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

7 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr