• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

LISTA/ Forbes shpall kompanitë ajrore dhe aeroportet më të mira për 2025

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Tetor, 2025
në Aviacion, Kryesore, Turizëm
A A
LISTA/ Forbes shpall kompanitë ajrore dhe aeroportet më të mira për 2025
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çdo udhëtim përbëhet nga qindra momente që ndikojnë në përvojën e udhëtarit, nga momenti i check-in deri te shërbimi gjatë fluturimit.

Për këtë arsye, Forbes Travel Guide ka shpallur fituesit e “Verified Air Travel Awards 2025”, një vlerësim prestigjioz që rendit kompanitë ajrore dhe aeroportet me shërbimin më cilësor në botë.

Në edicionin e dytë të çmimeve, Emirates u shpall sërish linja ajrore më e mirë ndërkombëtare, ndërsa Delta Air Lines mori titullin e linjës më të mirë amerikane. Changi Airport në Singapor fitoi çmimin për aeroportin më të mirë ndërkombëtar, dhe LaGuardia Airport në Nju Jork u vlerësua si aeroporti më i mirë në SHBA, pas investimit gjigant prej 8 miliardë dollarësh që e ka transformuar në një nga terminalet më moderne dhe komode në botë, raporton Skyweb.al.

Çmimet u përcaktuan nga një komision editorial i Forbes Travel Guide dhe mbi 9 mijë ekspertë udhëtimesh dhe mikpritjeje, përfshirë inspektorët anonimë të Forbes, të njohur për sistemin e tyre të vlerësimit të bazuar vetëm në përvojë reale dhe jo në marketing.

Fituesit kryesorë të vitit 2025:
– Emirates fitoi për klasën më të mirë të parë ndërkombëtare me kabina ultra luksoze në Boeing 777-300ER, me dyer të plota, ndenjëse me pozicion “zero-gravity”, parfumet Bulgari dhe menu me kaviar, shoqëruar me shërbim personal transporti për pasagjerët.

– Qatar Airways Qsuites u shpallën klasa më e mirë ndërkombëtare e biznesit, me kabina që mund të kombinohen në dyshe apo katërshe për familje dhe grupe.

– Delta Air Lines fitoi për klasën e parë më të mirë në SHBA me kabina të reja në A321neo dhe gjithashtu për klasën më të mirë të biznesit (Delta One), me sedilje që shtrihen plotësisht dhe pajisje luksoze nga marka italiane Missoni.

– Air France, në bashkëpunim me shefin e njohur francez Daniel Boulud, mori çmimin për bashkëpunimin më të mirë kulinar gjatë fluturimit, për menutë me receta tradicionale franceze të përshtatura për kabinën.
– Air New Zealand fitoi për Inovacionin e Vitit me “Skycouch”, një sistem që shndërron tre ulëse të klasës ekonomike në një divan për fluturimet e gjata.


– Louis Vuitton Lounge by Yannick Alléno në aeroportin Hamad të Dohas u shpall salloni më i mirë i pavarur në aeroport, për dizajnin e tij elegant dhe menunë me kuzhinë franceze me ndikime nga Katari.

– Emirates First Class Lounge në Dubai fitoi si salloni më i mirë ndërkombëtar, ndërsa Delta One Lounge në aeroportin JFK në Nju Jork mori çmimin për sallonin më të mirë në SHBA, falë hapësirave relaksuese, shërbimeve të personalizuara dhe kuzhinës me menu të plotë.

– Singapore Changi Airport mori gjithashtu çmimin për ushqimin më të mirë në aeroport, me më shumë se 200 restorante që ofrojnë kuzhina nga e gjithë bota.

– American Airlines AAdvantage u shpall programi më i mirë i besnikërisë, që shpërblen udhëtarët jo vetëm për fluturimet, por edhe për blerjet në mbi 1 200 dyqane partnere.

– PS LAX, terminali privat në Los Anxhelos, fitoi për përvojën më ekskluzive private në aeroport, me siguri të dedikuar, suita private dhe transport me makina luksoze drejt avionit.

Sipas gazetarit të njohur Peter Greenberg, këto çmime përfaqësojnë një standard të besueshëm që dallon cilësinë e vërtetë nga imazhi i marketingut. “Këto vlerësime nuk janë thjesht çmime popullariteti, por një test real i shërbimit dhe përvojës që udhëtarët përjetojnë çdo ditë,” – tha ai për Forbes./skyweb.al

Etiketat: aeroportetForbeskompanite ajrore
Artikulli para

Turizmi bën kthesë në vjeshtë, të huajt u rritën me 9.9 për qind në shtator

Artikulli pas

Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët
Turizëm

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!
Aktualitet

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Ekonomi

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës

Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

Të Përzgjedhura

Rama nga Berlini: Diella është “shtatzënë, pret 83 fëmijë”
Aktualitet

Rama nga Berlini: Diella është “shtatzënë, pret 83 fëmijë”

Nga Editor
25 Tetor, 2025
0

Nga Berlini, ku po merr pjesë në Global Dialogue (BGD), forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit...

Lexo të plotë
Luftë në Ballkan? Si e perceptojnë qytetarët e shteteve? Shqiptarët më pak të shqetësuar

Luftë në Ballkan? Si e perceptojnë qytetarët e shteteve? Shqiptarët më pak të shqetësuar

8 Dhjetor, 2025
BE tërhiqet, do të pranojë tarifat e reja amerikane

BE tërhiqet, do të pranojë tarifat e reja amerikane

22 Korrik, 2026
Lëshimi i apartamenteve me qira ditore nuk kërkon NIPT, por tatimi do të paguhet te DIVA

Shkodra më e lira, bregdeti kap majat, cila është zona më e shtrenjtë e Tiranës? Sa do të kushtojnë pronart pas 1 janarit 2026 në Shqipëri

21 Tetor, 2025
Ushqimet ultra të përpunuara krijojnë varësi si cigaret

Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane

24 Gusht, 2026

Të Fundit

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr