• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

BUXHETI/ BSH shprehet spektike për realizimin e të ardhurave

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Nëntor, 2025
në Ekonomi
A A
0
BUXHETI/ BSH shprehet spektike për realizimin e të ardhurave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka shprehur skepticizëm për realizimin e të ardhurave në projektbuxhetin e vitit 2026, duke paralajmëruar se rreziqet makroekonomike mbeten të larta dhe kërkojnë ndjekje të kujdesshme gjatë zbatimit të buxhetit.

Në fjalën e saj në Komisionin e Ekonomise, Zv.Guvernatorja Luljeta Minxhozi, vlerësoi në emër të BSH-së, se projeksionet fiskale janë ndërtuar mbi një kuadër supozimesh të pranueshme, por paralajmëron se ato ndodhen “në kahun e sipërm të parashikimeve”.

Projektbuxheti 2026 parashikon rritje ekonomike prej 4% dhe inflacion në nivelin 3%, me:

  • Të ardhura totale prej 823 miliardë lekësh, ose 29.6% të PBB-së, me rritje 6.9% nga viti 2025.

  • Shpenzime në nivelin 887 miliardë lekësh, ose 31.9% të PBB-së, me rritje 6.6% nga një vit më parë.

  • Deficit buxhetor prej 63.7 miliardë lekësh, që përfaqëson 2.3% të PBB-së, i njëjtë me nivelin e planifikuar për këtë vit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto objektiva janë të arritshme, por kërkojnë analiza shtesë dhe masa korrektuese për të garantuar realizimin e planit fiskal.
“Rreziqet që shoqërojnë supozimet e skenarëve bazë mbeten relevante, ndaj devijimet potenciale kërkojnë pasurimin e analizës me skenarë alternativë dhe hartimin e masave korrigjuese,” – thekson BSH.

Institucioni qendror kërkon që në rast devijimesh, korrektimi fiskal të fokusohet në anën e shpenzimeve, duke ruajtur financimet për zërat me ndikim më të madh në ekonomi.
“Në çdo rast kur do të jetë i nevojshëm korrektimi fiskal, ai duhet të synojë respektimin e limitit të deficitit buxhetor, dhe të orientohet në kahun e shpenzimeve, duke ruajtur hapësirat për ato që ofrojnë eficiencë më të lartë,” – thuhet në vlerësimin e Bankës.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë vlerëson pozitivisht faktin që pjesa më e madhe e financimit të deficitit parashikohet nga tregu i brendshëm, përmes emetimit të titujve qeveritarë me maturitet afatgjatë.
Sipas saj, tregu financiar aktualisht ofron “prime të ulëta rreziku dhe kushte të favorshme likuiditeti”, çka pritet të lehtësojë huamarrjen e brendshme prej rreth 45 miliardë lekësh pa rritur ndjeshëm normat e interesit.

Megjithatë, Banka rekomandon që huamarrja dhe shpenzimet të shpërndahen në mënyrë të qëndrueshme gjatë vititpër të shmangur luhatjet në tregun financiar.
Në përfundim, BSH thekson se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe monitorimi i vazhdueshëm i zhvillimeve financiare do të jenë vendimtarë për garantimin e stabilitetit fiskal dhe të tregjeve gjatë vitit të ardhshëm. /skyweb.al

Etiketat: banka e shqiperisebuxheti
Artikulli para

Një ushtrim i thjeshtë që mund të lehtësojë dhimbjen e shpinës

Artikulli pas

Rama njofton instalimin e matësave të energjisë elektrike me Inteligjencë Artificiale

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka
Ekonomi

Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka

26 Shtator, 2026
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura
Ekonomi

Të huajt investojnë në prona/ Në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme

26 Shtator, 2026
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet
Ekonomi

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

26 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Rama njofton instalimin e matësave të energjisë elektrike me Inteligjencë Artificiale

Rama njofton instalimin e matësave të energjisë elektrike me Inteligjencë Artificiale

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

LIGJI I RI/ Gjoba deri në 1 milion lekë dhe bllokim i kamionëve me mallra të rrezikshme
Ekonomi

LIGJI I RI/ Gjoba deri në 1 milion lekë dhe bllokim i kamionëve me mallra të rrezikshme

Nga SkyWeb
31 Korrik, 2026
0

Kompanitë që transportojnë mallra të rrezikshme pa respektuar kushtet e sigurisë do të përballen me gjoba deri në 1 milion...

Lexo të plotë
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve

Bien çmimet e naftës në tregje ndërkombëtare

4 Maj, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

14 Janar, 2026
“El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

“El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

28 Maj, 2026
Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”

Ngec shtimi i popullsisë në Tiranë, edhe pse kryeqyteti po mbushet me kulla

22 Shtator, 2025

Të Fundit

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr