• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Një ushtrim i thjeshtë që mund të lehtësojë dhimbjen e shpinës

Editor Nga Editor
10 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Shëndet
A A
Një ushtrim i thjeshtë që mund të lehtësojë dhimbjen e shpinës
Share on FacebookShare on WhatsApp

E njihni ndjesinë? Përkuleni për të lidhur lidhëset e këpucëve dhe papritur ndjeni një dhimbje therëse në pjesën e poshtme të shpinës. Dhe kështu, bëheni pjesë e një statistike tronditëse, i bashkoheni rreth 619 milionë njerëzve në mbarë botën që vuajnë nga dhimbja e shpinës së poshtme. Fatmirësisht, ekziston një ushtrim i dobishëm që mund të ndihmojë, quhet “salsa e ulur”.

Dhimbja e shpinës së poshtme është shkaku kryesor i paaftësisë në mbarë botën. Ajo përkufizohet si dhimbje midis pjesës së poshtme të brinjëve dhe vitheve. Mund të prekë këdo, por është më e zakonshme tek personat mbipeshë, duhanpirësit dhe ata me histori familjare të kësaj gjendjeje.

Sipas Chris McCarthy, profesor i asociuar i fizioterapisë në Universitetin Metropolitan të Mançesterit, pjesa ku njerëzit kanë më shumë probleme në shpinë janë dy disqet e fundit të shtyllës kurrizore.

Shtylla kurrizore përbëhet nga 33 rruaza, secila e ndarë me një shtresë kërcore të butë të quajtur disk, i cili vepron si amortizator gjatë ecjes, vrapimit apo kërcimit. Dy rruazat e fundit, ku zakonisht ndodh dhimbja, janë të lidhura me legenin përmes ligamenteve shumë të forta. Kjo i ndihmon ato të mbajnë peshën e trupit, por ka edhe një anë negative.

“Kjo pjesë e shpinës është shumë e ngurtë dhe është e vështirë ta lëvizësh, sidomos kur muskujt janë në spazmë ose të tendosur nga mungesa e lëvizjes,” – shpjegon McCarthy.

Një mënyrë e mirë për të ushtruar muskujt e kësaj zone është rrotullimi i legenit nga njëra anë në tjetrën, duke bërë që pjesa e poshtme e shpinës të lëvizi në një lëvizje “përkundjeje”. Kjo ndodh natyrshëm kur ecim, por kur ndjejmë dhimbje, muskujt kontraktohen dhe bllokojnë zonën, duke e bërë më të ngurtë dhe më të dhimbshme.

Lëvizja është thelbësore për shërimin, tregojnë studimet. Megjithatë, shumica e ushtrimeve për shpinën nuk aktivizojnë mjaftueshëm pjesën e poshtme të saj.

Si ta bëni “salsa-n e ulur”:

Uluni drejt, me këmbët të mbështetura mirë në tokë.

Mbani këmbët afër njëra-tjetrës, në mënyrë që kofshët të jenë paralele.

Pa lëvizur supet, shtyni gjurin e djathtë përpara dhe të majtin prapa.

Pastaj ndërrojeni, shtyni të majtin përpara dhe të djathtin prapa.

Pelvisi duhet të rrotullohet lehtë, sikur po kërceheni salsa.

Përsëriteni këtë lëvizje për rreth një minutë.

“Pelvisi bën një lëvizje të vogël përkundjeje, ashtu si duhet të bëjë kur ecni,” shpjegon McCarthy.

Në një studim pilot të zhvilluar nga ekipi i tij në Manchester Movement Unit, pacientët me dhimbje të shpinës që kryen këtë ushtrim për një minutë çdo 30 minuta, treguan për çlirimin e muskujve dhe ulje të simptomave të dhimbjes, sipas matjeve me sensorë elektromiografie (EMG).

“Bukuria e këtij ushtrimi është se mund ta bëni edhe kur jeni në punë, pa u ngritur nga tavolina,” shton McCarthy.

Ky ushtrim është i dobishëm edhe për të moshuarit që e kanë të vështirë të ngrihen e ulen shpesh.

Edhe pse ecja dhe qëndrimi në këmbë janë mënyra shumë të mira për të parandaluar dhimbjen e shpinës, salsa e ulur mund të jetë një zgjidhje praktike për ata që kalojnë shumë kohë ulur,  si punonjësit e zyrave. /Skyweb.al

Etiketat: dhimbje
Artikulli para

Ritme pozitive për Euron, si paraqitet kursi i këmbimit valutor

Artikulli pas

BUXHETI/ BSH shprehet spektike për realizimin e të ardhurave

Editor

Editor

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
A ia vlejnë ilaçet e shtrenjta kundër gripit? Ekspertët vënë në pikëpyetje efektivitetin e tyre përballë barnave “klasike”
Shëndet

A ia vlejnë ilaçet e shtrenjta kundër gripit? Ekspertët vënë në pikëpyetje efektivitetin e tyre përballë barnave “klasike”

12 Nëntor, 2026
Indeksi i masës trupore nuk identifikon të gjitha rastet e obezitetit, studiuesit propozojnë ndryshimin e diagnostikimit
Shëndet

Indeksi i masës trupore nuk identifikon të gjitha rastet e obezitetit, studiuesit propozojnë ndryshimin e diagnostikimit

12 Nëntor, 2026
Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!
Aktualitet

Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
BUXHETI/ BSH shprehet spektike për realizimin e të ardhurave

BUXHETI/ BSH shprehet spektike për realizimin e të ardhurave

Të Përzgjedhura

Blerjet online në SIGAL ju sjellin një dhuratë për festat e fundvitit
Ekonomi

Blerjet online në SIGAL ju sjellin një dhuratë për festat e fundvitit

Nga SkyWeb
22 Dhjetor, 2025
0

Në prag të festave të fundvitit, SIGAL sjell një ofertë të veçantë për të gjithë ata që zgjedhin blerjen online...

Lexo të plotë
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

“Boom-i” i transportit ajror në Shqipëri, TIA përpunoi mbi 11.6 milionë pasagjerë në 2025! Rritje me 4.4 milion në 2 vjet

15 Tetor, 2026
Protesta, Presidenti Begaj pret Ali Ahmetin: UÇK bën krenar çdo shqiptar

Protesta, Presidenti Begaj pret Ali Ahmetin: UÇK bën krenar çdo shqiptar

17 Tetor, 2025
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

31 Tetor, 2026
Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro

Dobësohet Dollari, Euro vijon rënien

1 Shtator, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr