• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

A duhet studiuar ADN-ja e diktatorëve? Çfarë u zbulua për Hitlerin

Editor Nga Editor
16 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
0
A duhet studiuar ADN-ja e diktatorëve? Çfarë u zbulua për Hitlerin
Share on FacebookShare on WhatsApp

rreth prejardhjes dhe mundësive të tij shëndetësore. Testimet e kryera me kujdes nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh kanë hedhur poshtë thashethemet e hershme se ai mund të kishte origjinë hebreje dhe kanë treguar se diktatori vuante nga një çrregullim gjenetik që ndikon në zhvillimin e organeve seksuale.

Ndërsa titujt sensacionalistë janë fokusuar në çështje si “mikropenisi” apo testikujt e padëshmuar, zbulimet më serioze të studimit janë ato që lidhen me predispozitat gjenetike të Hitlerit. ADN-ja e tij rezulton me vlera shumë të larta, në 1% të popullsisë, për prirje drejt autizmit, skizofrenisë dhe çrregullimit bipolar. Specialistët theksojnë se kjo nuk është diagnozë, por një tregues probabiliteti, i cili nuk mund të përdoret për të vërtetuar se ai me të vërtetë kishte këto gjendje.

Studimi ka hapur diskutime të mëdha për etikën e kërkimit, rrezikun e stigmatizimit dhe pyetjen e natyrshme nëse duhej bërë. Profesoresha e gjenetikës Turi King, e cila merr pjesë në dokumentarin e Channel 4, “Hitler’s DNA: Blueprint of a Dictator”, thotë se hezitoi shumë përpara se të pranonte. Ajo kishte frikë nga keqpërdorimi i rezultateve apo sensacionalizimi i tyre, por mendoi se ishte më e udhës që një ekip serioz ta kryente studimin me rregullat e duhura shkencore.

Mostra e gjakut, një copë stofi e njollosur me gjak nga divani i bunkerit ku Hitleri vrau veten në vitin 1945, u mor si “trofe lufte” nga koloneli amerikan Roswell P. Rosengren dhe sot ruhet në Muzeun e Historisë në Gettysburg, SHBA. Shkencëtarët janë të bindur se gjaku i përket Hitlerit, pasi përputhja e kromozomit Y me një të afërm të tij është e plotë.

Pasi u sekusencua ADN-ja gjatë katër viteve studimi, rezultatet ofruan disa konkluzione të rëndësishme. Së pari, Hitleri nuk kishte origjinë hebreje, një mit që ka qarkulluar qe një shekull. Së dyti, ADN-ja e tij tregoi shenja të qarta të sindromës Kallmann, një çrregullim gjenetik që mund të ndikojë në zhvillimin seksual dhe në pubertet. Kjo mund të shpjegojë disa nga thashethemet e vjetra për gjendjen e tij fizike dhe mungesën e një jete private.

Historianë si Dr. Alex Kay thonë se zbulimi është i rëndësishëm, sepse mund të ndihmojë në kuptimin e obsesionit të Hitlerit me politikën dhe faktin që ai dukej se nuk kishte marrëdhënie personale apo jetësore përtej pushtetit.

Megjithatë, pjesa më e debatueshme e studimit lidhet me analizat poligjenike që sugjerojnë predispozita për autizëm, ADHD, skizofreni dhe bipolar. Shkencëtarë të tjerë paralajmërojnë se këto rezultate mund të keqinterpretohen. Poligjenet funksionojnë për popullata të gjera, jo për konkluzione të sakta rreth një individi.

Ekspertë si Prof Denise Syndercombe Court dhe Dr. Sundhya Raman theksojnë se një predispozitë gjenetike nuk është shenjë e sëmundjes, sepse gjeni mund të mos shfaqet kurrë te individi. Edhe Prof Simon Baron-Cohen paralajmëron se kalimi nga ADN-ja te sjellja njerëzore është një hap shumë i madh dhe i rrezikshëm, veçanërisht për komunitetin autik që mund të ndjejë frikë nga lidhjet e padrejta të diagnozave të tyre me figurën e Hitlerit.

Shoqata Kombëtare Autistike në Mbretërinë e Bashkuar e ka quajtur dokumentarin “një veprim të pandjeshëm”, duke shprehur indinjatë për mënyrën se si trajtohet tema.

Edhe titulli i dokumentarit ka ngjallur kritika. Ekspertë që morën pjesë në projekt, përfshirë Prof Thomas Weber, thonë se nuk ekziston “gjen i diktatorit” dhe se frikësohen se publiku mund të interpretojë gabimisht idenë e një personaliteti kriminal të lidhur me gjenet.

Përballë kritikave, Channel 4 është mbrojtur duke thënë se ADN-ja shpesh quhet “projekt i jetës” në mënyrë metaforike dhe se qëllimi i dokumentarit është të paraqesë kërkime të ndërlikuara shkencore në një formë të kuptueshme për publikun.

Pavarësisht debatit, studiuesit shpresojnë që ky kombinim i historisë me gjenetikën të ofrojë një kuptim më të thellë të një figure historike që ka shënuar botën me mizoritë e saj, pa krijuar narrativa të rrezikshme që reduktojnë kompleksitetin e sjelljes njerëzore vetëm te gjenetika.

Marre nga BBC

/Skyweb.al

Etiketat: Adolf hitler
Artikulli para

“Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë

Artikulli pas

Njihuni me qytetin çek nga ku u shpik dollari

Editor

Editor

Nga Kategoria

Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje
Aktualitet

Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Aktualitet

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik
Aktualitet

Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik

28 Gusht, 2026
Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

27 Gusht, 2026
Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith
Aktualitet

Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith

27 Gusht, 2026
Stacioni nëntokësor i Stuttgartit pa ajër të kondicionuar: Gjenialitet apo gafë e kushtueshme?
Aktualitet

Stacioni nëntokësor i Stuttgartit pa ajër të kondicionuar: Gjenialitet apo gafë e kushtueshme?

27 Gusht, 2026
Artikulli pas
Njihuni me qytetin çek nga ku u shpik dollari

Njihuni me qytetin çek nga ku u shpik dollari

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rënia e çmimit trondit industrinë e nxjerrjes së naftës në SHBA
Aktualitet

Rënia e çmimit trondit industrinë e nxjerrjes së naftës në SHBA

Nga SkyWeb
11 Qershor, 2025
0

Për herë të parë që nga periudha e pandemisë së Covid-19, prodhimi i naftës në Shtetet e Bashkuara pritet të...

Lexo të plotë
Megatek Owner Dionis Teqja Demands Immediate Takedown of All Articles About Him and €680,000 from Journalists; Albanian Journalists Association Calls It Coercive Pressure

Megatek Owner Dionis Teqja Demands Immediate Takedown of All Articles About Him and €680,000 from Journalists; Albanian Journalists Association Calls It Coercive Pressure

6 Maj, 2026
Rezervimet nga Franca rriten me 288%, “BFM Business”: Faktorët që e kanë kthyer Shqipërinë në destinacion të preferuar

Rezervimet nga Franca rriten me 288%, “BFM Business”: Faktorët që e kanë kthyer Shqipërinë në destinacion të preferuar

12 Gusht, 2026
Kanceri po vret shqiptarët, mbi 7 mijë raste në vit, më të prekur meshkujt

Kanceri po vret shqiptarët, mbi 7 mijë raste në vit, më të prekur meshkujt

5 Shkurt, 2026
Skemat me këste për detyrimet ndaj OSHEE, 1000 subjekte përfituan ulje kamatash

Skemat me këste për detyrimet ndaj OSHEE, 1000 subjekte përfituan ulje kamatash

8 Shtator, 2025

Të Fundit

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

28 Gusht, 2026
70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

28 Gusht, 2026
A po i bën ngrohja globale El Nino-t më të fuqishëm?

A po i bën ngrohja globale El Nino-t më të fuqishëm?

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr