• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Turizëm

“Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë

Editor Editor
16 Nëntor, 2025
në Turizëm
A A
“Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Me rritjen e numrit të turistëve gjatë kësaj vere në Rivierën Shqiptare dhe hapjen e aeroportit të ri në Vlorë, vendi po përjeton një Rilindje Turistike të shumëpritur, shkruan Vinicius Costa për “Travel Off Path”. Megjithatë, edhe pse Shqipëria ka fituar një vëmendje të madhe ndërkombëtare, shumë prej vendeve të saj të fshehta mbeten ende të panjohura për shumicën e vizitorëve.

Edhe UNESCO, e cila prej vitesh është përpjekur të evidentojë vendet më të rëndësishme të trashëgimisë në vend, po i kushton vëmendje të re territoreve shqiptare. Ndërkohë që vendi ka disa nga qytetet mesjetare më të ruajtura në Evropë dhe një sërë vendesh arkeologjike mbresëlënëse, deri kohët e fundit kishte vetëm katër Vende të Trashëgimisë Botërore. Që prej vitit 2025, lista është zgjeruar me një vend të pestë: fshatin Lin.

Zbuloni Linin, një nga fshatrat më të lashtë të Evropës

Nëse kërkoni një destinacion vërtet të paprekur nga turizmi masiv, Lini është një nga zgjedhjet më të mira për vitin 2026. I vendosur buzë Liqenit të Ohrit, ky fshat ka një histori mijëravjeçare, taverna tradicionale me ushqim të përballueshëm dhe një shëtitore të qetë me pamje nga uji i pastër kristal.

Lini, i futur tashmë në listën e UNESCO-s, është një pikënisje ideale për të zbuluar një nga liqenet më të vjetra të Evropës. Nëse emri Ohër ju tingëllon i njohur, kjo lidhet me qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut, tashmë një destinacion i njohur turistik, i promovuar gjerësisht në rrjetet sociale. Ndryshe nga ai, Lini ka mbetur thuajse i paprekur nga zhvillimi masiv turistik.

Sharmi i Botës së Vjetër

Lini është një ndër vendbanimet më të vjetra të Evropës, me gjurmë arkeologjike që e datojnë në shekullin VI para Krishtit. Nuk është rastësi që UNESCO ka vendosur ta përfshijë këtë fshat në listën e saj. Sot, Lini numëron rreth 1,680 banorë dhe 296 familje.

I klasifikuar si një “Ansambël Arkitektonik Urban”, fshati ruan rrugicat me kalldrëm, shtëpitë me mure të trasha, çatitë tradicionale dhe ballkonet prej druri të gdhendur. Shumë prej shtëpive kanë oborre të mbyllura ku rriten hardhi e fiq, dhe është pikërisht nga këto oborre që shpesh vjen vera e shijshme e tavernave lokale.

Një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë

Përfshirja e Linit në listën e UNESCO-s vjen në një moment kur Shqipëria po përjeton rritjen më të madhe turistike në historinë e saj. Nga gjallëria e Tiranës deri tek qytetet historike si Berati e Gjirokastra, vendi është më tërheqës se kurrë. Tani edhe Lini po merr vëmendjen që meriton.

Ky status i ri do të ndihmojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës, një sfidë me të cilën Shqipëria është përballur prej vitesh.

Çfarë duhet të shihni në Lin?

Përveç pamjeve të mrekullueshme dhe rrugëve që ruajnë autenticitetin ballkanik, atraksioni kryesor i Linit është Bazilika e Krishterimit të Hershëm, e ndërtuar në shekullin VI pas Krishtit. Mozaikët e saj të dyshemesë janë ndër më të mirë-ruajturit në rajon dhe tregojnë rëndësinë e fshatit si një qendër e hershme fetare.

Vetëm rreth 1% e vendbanimit të lashtë është gërmuar deri tani, ndaj pritet që në vitet e ardhshme të zbulohen edhe shumë shtresa të tjera të historisë së tij.

Gjatë vizitës në Lin mund të shëtisni në rrugicat e qeta, të notoni në liqen ose të shijoni një vakt tradicional në tavernat vendase. Restorantet buzë liqenit ofrojnë peshk të freskët, zakonisht të pjekur në skarë me limon dhe ullinj, si dhe verë shtëpie. Një vakt kryesor me pije kushton rreth 14–19 dollarë.

Eksploroni Liqenin e Ohrit

Lini shërben si bazë e shkëlqyer për të eksploruar Liqenin e Ohrit, një nga më të vjetrit dhe më të thellët në Evropë. Liqeni ndahet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ofron pamje mbresëlënëse në të dy anët e kufirit.

Në Shqipëri, qyteti kryesor është Pogradeci, vetëm 25 minuta larg me makinë. Atje mund të shijoni një shëtitje buzë liqenit, të eksploroni kafenetë dhe restorantet e specializuara në troftën e koranit, ose të ngjiteni tek Kalaja e Pogradecit për një pamje spektakolare.

Në anën tjetër të liqenit ndodhet Ohri, i njohur si “Jerusalemi i Ballkanit” për shkak të më shumë se 300 kishave, rrënojave romake e bizantine dhe atmosferës së veçantë të Botës së Vjetër. Prej Linit, Ohri arrihet lehtësisht me makinë përgjatë liqenit dhe, pa vonesa në kufi, udhëtimi zgjat më pak se 50 minuta. /Skyweb.al

Etiketa: Lini
Artikulli para

Në lekë apo në euro, me cilën kredi paguani më pak interesa? Dalin të dhënat e BSH-së

Artikulli pas

A duhet studiuar ADN-ja e diktatorëve? Çfarë u zbulua për Hitlerin

Editor

Editor

Nga Kategoria

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty
Turizëm

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

27 Nëntor, 2026
“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik
Turizëm

“Travel Off Path”: Saranda, pikënisja për të zbuluar dy vende evropiane

27 Nëntor, 2026
Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje
Ekonomi

Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje

27 Nëntor, 2026
Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj
Turizëm

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

25 Nëntor, 2026
“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare
Turizëm

“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare

25 Nëntor, 2026
Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë
Turizëm

Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë

25 Nëntor, 2026
Artikulli pas
A duhet studiuar ADN-ja e diktatorëve? Çfarë u zbulua për Hitlerin

A duhet studiuar ADN-ja e diktatorëve? Çfarë u zbulua për Hitlerin

Të Përzgjedhura

Aeroporti i Zyrihut heq kufirin 100 ml, pasagjerët mund të kalojnë me lëngje deri në 2 litra
Aviacion

Aeroporti i Zyrihut heq kufirin 100 ml, pasagjerët mund të kalojnë me lëngje deri në 2 litra

SkyWeb
26 Qershor, 2026
0

Pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Zyrihut nuk do të jenë më të detyruar t’i përmbahen kufirit prej 100 mililitrash...

Lexo të plotë
A mund ta përballojnë tregjet e karburanteve edhe 6 muaj të tjera luftë?

A mund ta përballojnë tregjet e karburanteve edhe 6 muaj të tjera luftë?

15 Gusht, 2026
Studentët që jetuan sikur të ishin në Hënë në malet e Zvicrës

Studentët që jetuan sikur të ishin në Hënë në malet e Zvicrës

28 Tetor, 2025
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
STATISTIKAT/ Shkaqet, pse vdesin burrat dhe gratë në Shqipëri

STATISTIKAT/ Shkaqet, pse vdesin burrat dhe gratë në Shqipëri

27 Gusht, 2025

Të Fundit

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

27 Nëntor, 2026
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In