• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Emigrantët dërguan 816 milionë euro në dhjetë muaj, por familjet blenë më pak të mira dhe shërbime

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Share on FacebookShare on WhatsApp

Remitancat e emigrantëve arritën në 816.45 milionë euro gjatë periudhës Janar Shtator 2025, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, duke shënuar nivelin më të lartë historik të regjistruar për këtë interval kohor.

Dërgesat nga jashtë vijojnë të jenë një ndër burimet kryesore të të ardhurave për mijëra familje shqiptare dhe një nga shtyllat e konsumit në vend.

Por rritja nominale e remitancave vjen në një kontekst me ndikim negativ për përfituesit: zhvlerësimi i fortë i euros kundrejt lekut.

Me kursin që ka zbritur në nivele minimale historike, shumë familje kanë marrë më shumë euro, por më pak fuqi blerëse në lekë.

Llogaritjet tregojnë se, me kursin mesatar të nëntëmujorit në rreth 98.24 lekë për euro, vlera reale e remitancave për këtë periudhë arrin në rreth 80.2 miliardë lekë.

Por nëse do të aplikohej kursi mesatar i vitit 2022, kur euro këmbehej me 118.9 lekë, dërgesat e këtij viti do të vlenin rreth 97 miliardë lekë, pra afro 16.8 miliardë lekë më shumë.

Kjo diferencë e madhe tregon se familjet shqiptare, edhe pse kanë marrë më shumë euro nga të afërmit emigrantë, kanë mundur të blejnë më pak mallra e shërbime në tregun e brendshëm.

Situata ka prekur sidomos familjet që mbështeten te remitancat për shpenzimet e përditshme ose për investime të vogla.

Megjithëse hyrja e lartë e valutës është një sinjal pozitiv për ekonominë, zhvlerësimi i euros po i zbeh përfitimet direkte për konsumatorët shqiptarë. Në këtë kuadër, remitancat e vitit 2025 konfirmojnë një paradoks të ri ekonomik: më shumë para nga jashtë, por më pak vlerë reale në xhepat e familjeve. /skyweb.al

Artikulli para

The Economist: Shqipëria, joshëse në rrugën e saj drejt BE-së

Artikulli pas

Cilat janë shkaqet e rënies së flokëve?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shteti paralel i Ergys Agasit
Aktualitet

Shteti paralel i Ergys Agasit

23 Shtator, 2026
Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të 2026

23 Shtator, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?
Ekonomi

Pensioni privat deri pesë vjet përpara pensionit ligjor, kontributet e punëdhënësit fitohen brenda tre vjetësh

23 Shtator, 2026
Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme
Ekonomi

Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

23 Shtator, 2026
LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve
Ekonomi

LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve

23 Shtator, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

LIGJI/ Sherret për apartamentet, objekti legalizohet pa pronar të përcaktuar, gjykata vendos më vonë kujt i takon

23 Shtator, 2026
Artikulli pas
Cilat janë shkaqet e rënies së flokëve?

Cilat janë shkaqet e rënies së flokëve?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi
Ekonomi

Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi

Nga Editor
21 Maj, 2026
0

Qeveria ka ndërmarrë një nismë të re ligjore që synon të përmirësojë kuadrin rregullator për pagesat e vonuara në transaksionet...

Lexo të plotë
Shqipëria në prag krize energjetike, KESH zbraz xhepat: Mbi 26 milionë euro blerje për një javë

Shqipëria në prag krize energjetike, KESH zbraz xhepat: Mbi 26 milionë euro blerje për një javë

1 Korrik, 2025
Shqiptarët konsumuan 835 kg pluhur toksik në ëmbëlsira

Shqiptarët konsumuan 835 kg pluhur toksik në ëmbëlsira

20 Qershor, 2025
Hera e parë në histori që arrestohet kreu i Shërbimit Sekret, krahas Prodës kontrolle dhe te banesat e krerëve të tjerë të Policisë

Hera e parë në histori që arrestohet kreu i Shërbimit Sekret, krahas Prodës kontrolle dhe te banesat e krerëve të tjerë të Policisë

22 Shtator, 2026
Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

12 Maj, 2026

Të Fundit

Shteti paralel i Ergys Agasit

Shteti paralel i Ergys Agasit

23 Shtator, 2026
Avioni pa pilot kryen fluturimin e parë nga Kalifornia në Karolinën e Veriut

Avioni pa pilot kryen fluturimin e parë nga Kalifornia në Karolinën e Veriut

23 Shtator, 2026
Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të 2026

23 Shtator, 2026
Droga e lirë që përdorin adoleshentët, mjekët thonë se ketamina shkatërron fshikëzën e urinës

Droga e lirë që përdorin adoleshentët, mjekët thonë se ketamina shkatërron fshikëzën e urinës

23 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr