• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 20 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Qendra e Shkripëzimit të Midhjeve në Butrint po përjashtohet nga Projekti i Ekonomisë Blu, një kërcënim për sigurinë ushqimore dhe sovranitetin ekonomik

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Maj, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Qendra e Shkripëzimit të Midhjeve në Butrint po përjashtohet nga Projekti i Ekonomisë Blu, një kërcënim për sigurinë ushqimore dhe sovranitetin ekonomik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një ndër asetet më strategjike të Shqipërisë në fushën e akuakulturës, Qendra e Shkripëzimit të midhjeve në Manastir, Sarandë, rrezikon të përjashtohet padrejtësisht nga një ndër projektet më të mëdha investuese në këtë sektor – Projekti i Ekonomisë Blu, financuar nga një kredi 25 milionë euro e qeverisë italiane. Vendimi i raportuar për përjashtimin e kësaj qendre publike nga skema investuese ka ndezur alarm në qarqet profesionale, shoqërinë civile dhe vetë komunitetin e prodhuesve lokalë te midhjeve.

E ndërtuar me financimin e Bashkimit Evropian në vitin 2006 dhe aktualisht nën administrimin publik të Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, kjo qendër është nyja kyçe për garantimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore të midhjeve të kultivuara në liqenin ekologjik të Butrintit – një pasuri natyrore kombëtare me status të mbrojtur.

Aktualisht, kjo qendër operon me vetëm tre tanka me një kapacitet maksimal prej 3 tonësh, ndjeshëm më pak se nevojat aktuale të prodhimit. Sektori i midhjeve në Butrint po njeh rritje të shpejtë, por përpunimi mbetet pengesa kryesore për zgjerim në tregun vendas dhe eksport.

Projekt i braktisur për interesa klienteliste?

Burime të besueshme tregojnë se brenda Ministrisë së Bujqësisë po hartohen plane për të përjashtuar Qendrën e Shkripëzimit nga financimi i Projektit të Ekonomisë Blu, për ta përgatitur më pas për dhënie me koncesion apo qira një subjekti privat, me lidhje të privilegjuara. Nëse këto pretendime vërtetohen, bëhet fjalë për një abuzim flagrant me fondet publike dhe një krim institucional ndaj një sektori jetik kombëtar.

Ky veprim do të ishte në kundërshtim me vetë objektivat e projektit të Ekonomisë Blu, i cili është dizenjuar për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm, përmes forcimit të infrastrukturave publike, dhe jo për privatizime të kamufluara.

Pasojat: nga dëmtimi i eksportit deri te përjashtimi i prodhuesve të vegjël

Kalimi i Qendrës së Shkripëzimit të midhjeve në Butrint nga administrimi publik në duar private do të kishte pasoja të thella dhe të shumëfishta për sektorin e akuakulturës në Shqipëri. Përtej një vendimi teknik, kjo do të përfaqësonte një goditje të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë ushqimore, konkurrueshmërisë së prodhimit vendas dhe barazisë në aksesin ndaj shërbimeve bazë.

Nëse kjo qendër do të vihej nën kontrollin e një subjekti privat, interesi për fitim do të mbizotëronte mbi interesin publik. Kjo do të sillte një reduktim të dukshëm të kontrolleve laboratorike mbi midhjet e gjalla dhe mbi cilësinë e ujërave të liqenit të Butrintit. Komprometimi i këtyre standardeve do të kishte pasoja të drejtpërdrejta në sigurinë e konsumatorëve dhe do të minonte besueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në Bashkimin Evropian, ku kërkesat për certifikim dhe gjurmueshmëri janë jashtëzakonisht të rrepta.

Prodhuesit e vegjël, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të sektorit, do të ishin ndër viktimat e para të këtij ndryshimi. Ata nuk do të mund të përballonin tarifat apo kushtet që një operator privat do të vendoste, çka do t’i përjashtonte nga shërbimi dhe do t’i detyronte të operonin jashtë skemave të formalizuara. Kjo jo vetëm do të rrezikonte të ardhurat e tyre, por do të nxiste edhe informalitetin dhe uljen e cilësisë së produktit në treg.

Për më tepër, ky kalim në duar private do të përbënte një shkelje të hapur të ligjit shqiptar nr. 64/2012 “Për Peshkimin”, i cili përcakton qartë se asetet publike që ofrojnë shërbime të kontrollit, certifikimit dhe analizave nuk mund të privatizohen. Në thelb, do të minohej roli mbikëqyrës i shtetit, do të dobësohej bashkëpunimi me Inspektoratin e Peshkimit dhe do të hapej rruga për abuzime, ndotje dhe aktivitete të paligjshme në një zonë me rëndësi të jashtëzakonshme ekologjike dhe ekonomike.

Zgjidhja: Investim publik, jo privatizim

Përballë kësaj situate, zgjidhja nuk qëndron në delegimin e përgjegjësive te sektori privat, por në forcimin e kapaciteteve publike. Zgjerimi i Qendrës së Shkripëzimit në Manastir nuk është një luks, por një domosdoshmëri kombëtare. Rritja e numrit të tankeve për shkripëzim është jetike për të përballuar fluksin në rritje të midhjeve të kultivuara në liqen dhe për të garantuar sigurinë ushqimore të produktit që arrin te konsumatori vendas dhe i huaj.

Po aq e rëndësishme është edhe ngritja e një linje moderne për përpunimin e mishit të midhjes, e cila do të lejojë analizën, paketimin dhe etiketimin sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Kjo linjë jo vetëm që do të rrisë vlerën e shtuar të produkteve, por do të hapë edhe vende të reja pune, duke ndihmuar zhvillimin ekonomik lokal dhe duke ruajtur mjedisin.

Laboratorët për analiza mikrobiologjike dhe hidrokimike duhet të përforcohen për të përmbushur standardet më të larta të kontrollit, ndërkohë që mbajtja e Qendrës nën pronësi publike është e vetmja mënyrë për të garantuar transparencë, akses të barabartë për të gjithë prodhuesit dhe funksionim në interes të përgjithshëm. /voxnews.al

Etiketat: butrintqendra shkripezimit
Artikulli para

Tatimet: Deklarata “DIVA” për 2025-ën me 48 mijë lekë zbritje për çdo fëmijë nën 18 vjeç

Artikulli pas

9.2 milionë euro të harxhuara dhe 100 000 vota ende rrugëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin
Aktualitet

Banorët e kompleksit te “Farmacia 10”, peticion pas zjarrit: Dëmshpërblim, qira dhe standarde sigurie

18 Prill, 2026
Do të fluturoni këto ditë? Si përkthehet kriza e Hormuzit për industrinë e Aviacionit Civil
Aviacion

Do të fluturoni këto ditë? Si përkthehet kriza e Hormuzit për industrinë e Aviacionit Civil

18 Prill, 2026
Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi
Aktualitet

Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

18 Prill, 2026
Nis mega operacioni i tokave në Himarë: Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar dhe kush jo
Ekonomi

Nis mega operacioni i tokave në Himarë: Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar dhe kush jo

18 Prill, 2026
Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës, nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër
Ekonomi

Nafta ulet nën 200 lekë/litri: Bordi i Transparencës miraton çmimet e reja

18 Prill, 2026
Lufta me Iranin i kushtoi botës 50 miliard dollarë naftë
Ekonomi

Lufta me Iranin i kushtoi botës 50 miliard dollarë naftë

18 Prill, 2026
Artikulli pas
9.2 milionë euro të harxhuara dhe 100 000 vota ende rrugëve

9.2 milionë euro të harxhuara dhe 100 000 vota ende rrugëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga kamarierë, te juristë e inxhinierë, mjbi 6 mijë vende të lira pune në vend
Aktualitet

Nga kamarierë, te juristë e inxhinierë, mjbi 6 mijë vende të lira pune në vend

Nga Editor
14 Tetor, 2025
0

Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë...

Lexo të plotë
Wizz Air zgjeron rrjetin nga Tirana për verën 2026 me destinacione të reja dhe kapacitet të shtuar

Wizz Air zgjeron rrjetin nga Tirana për verën 2026 me destinacione të reja dhe kapacitet të shtuar

23 Shkurt, 2026
Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri mbetet mbi mesataren e BE-së

Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri mbetet mbi mesataren e BE-së

12 Nëntor, 2025
Fermerët greke bllokojnë sërish aksin Janinë-Kakavijë, policia shqiptare: Kush lejohet të qarkullojë

Fermerët greke bllokojnë sërish aksin Janinë-Kakavijë, policia shqiptare: Kush lejohet të qarkullojë

26 Dhjetor, 2025
Londra synon të hedhë në treg “arin digjital”

Londra synon të hedhë në treg “arin digjital”

3 Shtator, 2025

Të Fundit

“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore

“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore

19 Prill, 2026
Kufiri te filxhani i tretë, çfarë ndodh nëse konsumoni 4 kafe në ditë

Kufiri te filxhani i tretë, çfarë ndodh nëse konsumoni 4 kafe në ditë

19 Prill, 2026
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

18 Prill, 2026
FOTO LAJM/ Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

FOTO LAJM/ Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

18 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr