• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

DOKUMENTET/ Tenderi i sistemeve të sigurisë në Portin e Durrësit i jepet kompanisë me çmimin më të shtrenjtë, nisin ankimimet

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Korrik, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
DOKUMENTET/ Tenderi i sistemeve të sigurisë në Portin e Durrësit i jepet kompanisë me çmimin më të shtrenjtë, nisin ankimimet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tenderi me vlerë rreth 425 mijë euro për mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë në Portin e Durrësit ka përfunduar në gjykatën e prokurimeve publike pasi u shpall fitues kompania që ofroi më shumë.

Sipas dokumenteve të konsultuara nga Skyweb.al, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i ngritur nga Autoriteti Portual i Durrësit ka shpallur fituese kompaninë “LAVIVA TECHONOLOGIES”, e cila ofroi 407 000 euro ose 96% të fondit limit.

Në tender morën pjesë edhe kompani si  “Advanced Business Solutions – ABS”, e cila u ofrua ta bënte punën për rreth 320 mijë euro si edhe “AES Communication” Shpk që u ofrua për rreth 380 000 euro, ndërsa pjesëmarrësi tjetër, NOAL nuk bëri asnjë ofertë pavarësisht shprehjes së interesit.

Siç konstaton Skyweb.al, më shumë se bazuar mbi koston e shërbimit dhe kursimin e parave të Portit, fituesi është shpallur nga KVO duke patur më shumë në konsideratë element si certifikata të caktuara nga ofertuesit duke çuar në shpalljen fitues të LAVIVA-s, e cila duket se ka patur të gjitha certifikatat e kërkuara edhe pse çmimi ishte rreth 90 mijë euro më i shtrenjtë se ai i ABS për shembull.

Skualifikimi  “AES Communication” dhe “Advanced Business Solutions (ABS)”

Operatorët “AES Communication” dhe “Advanced Business Solutions (ABS)” u skualifikuan nga procedura e prokurimit për mungesë të certifikimeve teknike të vlefshme dhe të përshtatshme, sipas kërkesave të dosjes së tenderit.

Sipas KVO-së, AES nuk përmbushi kriteret pasi paraqiti certifikata jo të lëshuara nga prodhuesit zyrtarë, të pavlefshme ose jo ekuivalente, si në rastin e trajnimeve për serverat HPE, sistemet Bosch dhe rrjetet (ÇNA).

Ndërkohë, ABS nuk arriti të paraqesë certifikime të unifikuara dhe të barasvlershme me sistemet e kërkuara Bosch për kontroll aksesi, alarm, ruajtje video dhe integrim sistemesh sigurie, duke dorëzuar certifikata të pjesshme nga prodhues të ndryshëm, që nuk përmbushnin në mënyrë të plotë kërkesat teknike të specifikuara.

Nisur nga kjo, “Advanced Business Solutions (ABS)” e Gerond Meçes, një ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të sigurisë, është ankuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik duke kundërshtuar vendimin e KVO-së së Autoritetit Portual të Durrësit, përfaqësuar nga Kreshnik Bajraktari.

Peridha e ankimimit sapo ka nisur dhe mbetet për t’u parë nëse edhe AES Communication do të ankimojë vendimin për të shpallur fitues kompaninë që ofrpoi që shumë. /skyweb.al 

Etiketat: absadvanced bussines solutionsaes communicationlaviva technologiesnoalporti durressistemet sigurise
Artikulli para

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

Artikulli pas

TIA menaxhoi mesatarisht 228 fluturime në ditë, mbi 1.1 milionë pasagjerë në qershor

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende
Ekonomi

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!
Aktualitet

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Ekonomi

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë
Ekonomi

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
TIA menaxhoi mesatarisht 228 fluturime në ditë, mbi 1.1 milionë pasagjerë në qershor

TIA menaxhoi mesatarisht 228 fluturime në ditë, mbi 1.1 milionë pasagjerë në qershor

Të Përzgjedhura

Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite
Aktualitet

Ndryshime të tjera në qeveri, kush ikën dhe kush vjen

Nga SkyWeb
23 Tetor, 2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë ndryshimesh në kabinetin qeveritar, me emërime të reja në nivelet drejtuese të disa...

Lexo të plotë
Studimi alarmues: Pse duhet të hiqni dorë menjëherë nga konsumimi i pijeve shumë të nxehta

Studimi alarmues: Pse duhet të hiqni dorë menjëherë nga konsumimi i pijeve shumë të nxehta

9 Shtator, 2026
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

17 Shtator, 2026
Ethet e arit pushtojnë botën, çmim REKORD si kurrë më parë

Ethet e arit pushtojnë botën, çmim REKORD si kurrë më parë

6 Tetor, 2025
Korridori VIII futet në hartën ushtarake të NATO-s, Rama: Shqipëria, nyje strategjike

Korridori VIII futet në hartën ushtarake të NATO-s, Rama: Shqipëria, nyje strategjike

14 Shkurt, 2026

Të Fundit

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

25 Tetor, 2026
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr