• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Diplomacia ekonomike: pa atashe ekonomik

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shtator, 2025
në OP-ED
A A
Diplomacia ekonomike: pa atashe ekonomik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Është bërë si refren festivali: çdo vit në takimin e ambasadorëve tanë në Tiranë del në skenë “kënga e madhe” – diplomacia ekonomike.

Një togfjalësh magjik, i përsëritur me patos, që duket sikur zgjidh gjithçka, por askush nuk thotë se kush do ta këndojë refrenin deri në fund.

Pyetja e parë është banale por e pakapërcyeshme: sa atashe ekonomikë kemi ?

Dikur, diku kishim një, sot ndoshta pak më pak!

Me një fjalë diplomacia ekonomike është si të shpallësh kampionatin kombëtar të basketbollit pa pasur as top e as fushë.

Ndërkohë, ne vazhdojmë të mbajmë ambasada të shpërndara në pesë kontinente, me staf minimal që duhet të bëjë gjithçka: nga shërbimi konsullor për komunitetin, tek pritja e përcjellja në aeroporte e deri tek identifikimi i talenteve të diasporës.

Të kërkosh prej këtij personeli edhe të sjellë investime të huaja është njëlloj si të detyrosh një kamarier të bëhet edhe shef kuzhine edhe DJ i dasmës.

Përtej retorikës, një investitor i huaj (serioz) nuk e merr mundimin për të trokitur në derën e ambasadës shqiptare.

Ai pyet agjencitë ndërkombëtare, shikon raportet e Bankës Botërore, FMN-së apo thjesht guglon “problemet e pronësisë në Shqipëri”.

Rezultatet që i dalin janë më bindëse se çdo broshurë diplomatike e printuar me ngjyra.

Për më tepër, edhe nëse vendosim të “joshim” investime, duhet të dimë ku do t’i kërkojmë: në gjithë botën, në vendet e BE-së, apo thjesht tek fqinjët?

Pa një strategji të qartë, thirrjet për investime mbeten si ato mesazhet e grupeve të mëdha në WhatsApp: që mund t’i lexojnë të gjithë, por askush nuk përgjigjet.

Por le të ëndërrojmë pak se ëndrrat nuk kanë kosto.

Supozojmë se i kemi atashetë ekonomikë, kemi buxhetin dhe ccdo gjë që duhet.
Por:
Problemi i pronësisë
Pasiguria juridike (ndryshimet e shpeshta te ligjeve dhe taksave)
Ndarjet në lote (për të shmangur kompanitë e huaja)
Detyrimi për të patur një partner shqiptar
Korrupsioni
Etj etj,
Nuk i zgjidh as diplomacia ekonomike më e përkryer.

Dhe për kujtesë: precedenti i Beketit është tritol për diplomacinë ekonomike

Katër vite më parë e mbyllja shkrimin me këtë temë me refrenin “Parole, parole, parole”. Sot, fatkeqësisht, teksti është i njëjtë.

(Edhe premtimet për të ndarë punën me Kosovën kanë mbetur në letër) Veçse orkestrën e kemi më të varfër dhe korin më të lodhur. Në vend që të bëjmë diplomaci ekonomike, vazhdojmë të bëjmë diplomaci retorike. Dhe kjo, siç dihet, nuk sjell as investime, as zhvillim – vetëm fjalime me dietë ditore. Këtu kemi rritje të dukshme, të paimagjinueshme.

Artikulli para

Apple humb miliarda në treg pas prezantimit të iPhone 17

Artikulli pas

Në 2024 u zvogëluan parqet kombëtare dhe natyrore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!
OP-ED

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!

24 Tetor, 2026
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm
OP-ED

Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm

23 Tetor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
OP-ED

Pse nuk dorëhiqet Edi Rama

20 Tetor, 2026
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?
Aktualitet

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?

20 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?
Ekonomi

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Rama flet për një komplot ndaj tij dhe Shqipërisë, por kërkon durim dhe nuk jep dorëheqjen
OP-ED

Monopoli që fshihet pas kioskave në rrugët e Tiranës

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Në 2024 u zvogëluan parqet kombëtare dhe natyrore

Në 2024 u zvogëluan parqet kombëtare dhe natyrore

Të Përzgjedhura

Vajzat shqiptare po ikin drejt qyteteve, djemtë e periferisë mbetet pa “nuse”
Aktualitet

Vajzat shqiptare po ikin drejt qyteteve, djemtë e periferisë mbetet pa “nuse”

Nga Editor
13 Maj, 2026
0

Lëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri po dominohen gjithnjë e më shumë nga gratë, sidomos nga vajzat dhe gratë...

Lexo të plotë
Bien treguesit e besimit te ekonomia gjatë gushtit, “mbahen” ndërtimi dhe tregtia

RCC thotë se historia dhe politika mbeten pengesat kryesore të bashkëpunimit të Shqipërisë me vendet e rajonit

31 Janar, 2026
Karakaçi thotë se Aeroporti i Vlorës do të futet në punë: Kompanitë kanë 30 ditë afat të merren vesh

Karakaçi thotë se Aeroporti i Vlorës do të futet në punë: Kompanitë kanë 30 ditë afat të merren vesh

3 Qershor, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve

Nafta shkon 100 USD/ fuçi pas dështimit të negociatave SHBA-Iran

14 Prill, 2026
Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë që çuditën edhe prokurorët e SPAK

Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë që çuditën edhe prokurorët e SPAK

10 Korrik, 2026

Të Fundit

Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete

Ndodh e jashtëzakonshmja: Supermarketet ulen çmimet e ushqimeve, por në janar pritet kthesa

25 Tetor, 2026
Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

25 Tetor, 2026
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr